Poezi nga autore te ndryshem

Ne ere pemet rrine prane e afrojne krahet,
Ne ere pemet kerkojne mes tyre ngrohtesi,
Po ne te dy?
Ne jemi kaq te larget!
Ç’ere mund të na afroje, nuk e di…

Dritero Agolli

Ç`eshte dashuria?
Ne rruge takova nje te ri varfanjak qe ishte i dashuruar.
Kapelja e tij ishte e vjeter, xhaketa e grisur,
uji i futej në kepuce
dhe yjet i pershkonin shpirtin.

Viktor Hygo

Ç`eshte dashuria?
Ne rruge takova nje te ri varfanjak qe ishte i dashuruar.
Kapelja e tij ishte e vjeter, xhaketa e grisur,
uji i futej në kepuce
dhe yjet i pershkonin shpirtin.

Viktor Hygo

[b]ca pika shiu ran mbi qelq
e un per ty sec ndjeva mall
jetojm te dy ne nje qytet
sa rrall qe shihemi…sa rrall

sa me pelqejn kto vargje te Kadares [/b]

Po kur te jesh merzitur shum,
Ne raft te librave kerkom,
Aty do jem e fshehur une!
Ne ndonje fjale a donje shkronje…

Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe une do zbres, do vij pas teje;
Ti si dikur me mall do qeshesh,
Si nje blerim pas nje rrekeje.

Kjo ma ben mishin… pika pika…

:o …po kjo nuk esht kshu

mjafton qe librin pak ta heqesh
e un do zbres do vi pas teje
ti si dikur me mall do qeshesh
si nje blerim pas nje rrekeje

kshu :smiley:

Po, e modifikova! sa shpejt e lexove! LOL :slight_smile:

po 4 vargje ishin …po se besove me pyet :stuck_out_tongue:

:stuck_out_tongue: po, recitoje neser ne radio!!!

Pa ty
I. Kadare

Ti ike udhes se pafundme
Ku zverdhin druret gjetherenes
Mbi gjokse pellgjesh tani tundet
I arti medalion i henes.

Lejleket iken.
Fill pas teje
Si stof i keq u zbeh blerimi
Dhe ngjajne toka, pylli, reja,
Me negativin e nje filmi.

Tani ne fusha shkoj menduar
Ku nis te fryje ere e ftohte,
Ku ca mullare te gjysmuar
Duken qe larg si Don Kishote.

C’te bej, po them me vehten time,
Ne kete ore te vone te muzgut,
Ku qerrja baltave ben shkrime.
Te lashta sa te Gjon Buzukut?

Do te shkoj te ulem permbi pellgjet,
Te pi ne gjunje duke rene,
Ne gryke e di qe do te me ngelet
I ftohte medalioni i henes.

shkruan bukur ky dreq !!!
jo ti reni :)…kadareja :smiley: :stuck_out_tongue:

Meqe ti nuk e mbaje ment! :stuck_out_tongue:

Vazhdimi i MALL

…Edhe m’u duk pak e çuditshme
Si erdh kjo vjeshte, ky mengjes.
Qiejt e ngrysur pa lejleke
Dhe shirat pa ylber ne mes.

Dhe thenia e vjeter e Heraklitit
Seç m’u kujtua sot per dreq:
“Te zgjuarit jane bashke ne bote,
Kurse te fjeturit jane veç”.

Ne ç’enderr kemi rene kaq keq,
Qe dot s’po zgjohemi valle?..
Ca pika shiu rane mbi qelq
Dhe une per ty seç ndjeva mall

vertet se mbaja mend , por mund ta gjeja sic e gjete ti ;)…shkruajta vetem ate se ajo me pelqente me shum !

Ti sot as qesh as qan,
Ri larg e qetë.
Në shpirtin t’ënd ti mban
Një faj për jetë.

Një dashuri me gas,
Siç fryri era,
E zure shpejt në ças,
E le përhera.

U ngrove-ashtu sa mund,
As shumë-as pakë,
S’të ndriu përdrejt në fund
E bardha flakë:

Më ndriu e griu e shkriu
Ah mua zjarri!
U mvarrësh un’i ziu
Mi buzë varri!

E nuk më dhemb aspak
Një vdekje-e gjallë,
Ndaj qava lot me gjak,
Si në përrallë;

Ndaj hoqa rëndë-ashtu,
Gjer në greminë,
Llaftarën që më zu
Për dashurinë;

Për dashurinë-o Zot,
Që shemb një burrë,
Që s’e pat ndjerë dot
Gruaja kurrë;

Që lind e ndritur krejt,
Bukuriplotë!
Me dritën drejt-për-drejt
Nga drita jote!

Që qesh e qan e zjen,
E s’jep të qetë,
E zjen e bren e shfren,
E s’vdes përjetë.

Lasgush Poradeci


Eja

[b]Eja… kokën dua ta mbështes
Mbi gjirin tënd të tallazitur…
Jam lodhur shumë, ndoshta edhe vdes-
Se kam një jetë duke të pritur!

Eja… dua të kridhem tek ti,
Thellë e më thellë, siç di vetë,
Në mos qoftë as kjo dashuri,
Më thuaj ç’dreqin mund të jetë?![/b]

      • Updated - - -

[b]Kur…

Kur heshtja duket aq e zhurmshme
dhe ti ndjen se

vetëm je
ki besim dhe kthehu tek unë
të premtoj aty më ke.

Kur maja të duket e lartë
dhe zbritja është i

vetmi kthim
zgjati duart dhe thirrmë
për ty jam gjer në amëshim.

Kur dyert janë mbyllur
dhe ti ndjen

trishtim
unë do të të kthej buzëqeshjen
do të bëj të ndjesh gëzim.

Kur të kesh humbur çdo fuqi
dhe të jesh

duke rënë
une do të të ngre dhe jap shpresë
Të ndihmoj të qëndrosh në këmbë.

Dhe kur më në fund të vijë

dita
qe i lumtur buzë detit të ecësh
kur unë të ndjehem vetëm
shpresoj që ti të më presësh.

Por deri sa ajo

ditë të vijë
dhe deri sa ti dritën të gjesh
dëgjoje zemrën, beso në mua
përjetë këtu do më
kesh!
[/b]

Andon Z. Cajupi - Kopshti I Dashurise

0 pëllumb’ i shkruar,
do t’të marr në duar
dhe duke kënduar
gjetkë do t’të shpie:

Në një vend t’uruar
dhe të lulëzuar,
në uj’të kulluar
edhe nën hie;

Afër tek një lumë
ku ka lule shumë,
të biem në gjumë,
hena të na ndrijë;

Yjtë të shikojnë,
zogjtë të këndojnë
edhe të na zgjojnë
dita kur të vijë.

Pa ngrën’ e pa pirë
s’mbetemi, moj Mirë,
se u’ndaj të gdhirë
dërgoj e na sjellin:

Qumështë të dhirë
dhe djathë të mirë
pa uj’ e pa hirrë,
dhe rrush kur të vjehn;

Ngjalë nga Janina,
mjaltë nga Kanlna,
verë nga Voshtina
ujë nga Sopoti;

Mollë nga Horia,
mish nga dhënt’ e mia,
desh nga Labërla, —
na e faltë zoti’

Ti dhe Uji (i madhi PODRIMJA)

Diellin ta shikosh nga hija e plepit
Dhe ta matësh
Kur hijen tënde s’mund ta kapërcesh më
Qenit ruaju se të kafshon ajo kafshë shtëpiake
Besnik i madh i Njeriut
Nga kafshimi i gjarprit mund të shpëtosh
Macen nxirre nga fjalori yt gjithsesi
Ajo s’është simbol i kohës sate as i artit tënd

(Unë gjthmonë ia kam frikën edhe Lules edhe
Femrës)

Kur të flasësh fol të dëgjohesh në bjeshkë
të dëgjohesh në shkretëtirë
Për të dytën herë mbetesh pa kokë ose kush
nuk të beson:
Sa më pak shikoje veten në pasqyrë
Dhe kurrë mos mendo: I pari
Ai që ka ekzistuar para teje jam UNË
Ai që do të kujdeset për ditët e mia të mbrama
Për ëndrrat e mia e qetësinë je Ti
Me pleh kurrë mos u pajto: Nxirre në gjysmë
të natës
në pikë të vapës
Asgjë mos rrit asgjë mos krijo me dhunë
Rast i humbur nuk je edhe pse pylli
dendësohet
Mund ta kalosh natën në Kullën time të vetmuar
në botë
Dhe si të duash Ti Lumi
Kryesorja: jetën ta jetosh pa e vrarë
Dhe pa të mbetur në këmbë ndonjë therrë
e saj e zezë
Bashkudhëtari im
Ta provojmë vetveten derisa kemi frymë

      • Updated - - -
        ================================================================================
        Shiu perplasi ne xhama trishtimin
        Shiu perplasi ne xhama merzine
        Shiu i lagu te gjitha mendimet
        Per ditet qe iken dhe ato qe do vijne.

Mendim te lagura…si te jetosh,
Ne kete qullje te pergjithshme idesh
Ku nuk gjen asgje te askush qe ta cmosh
Kur nga brenda qan dhe gjithkujt i qesh.

C’mund te besh tjeter vec te qeshesh me zor
Ne kete turp te dhimbshem dhe pa fund
Te gjithe fjale te bukura thone
Po askush nuk nguron te beje c’te munde.

Fjale te bukura…Sa hipokrite,
Njerezit dhe vetes i flasin bukur
Njesoj ne dashuri, ne politike,
Te gjitha i mbeshtjellin me luster.

Drita como

[b]Saimir Murati - Dua te qaj…

[/b]Dua te qaj.
Ta derdh lotin e nxehte.
Dua ta mbys me lote kete mall.
Qe me treti ketu larg, ne kurbet.

Dua te qaj.
Me lot malli e pendimi.
Ditet me te bukura te jetes sime.
Dite te cilat, mi rrembeu mergimi.

Dua te qaj.
Gjersa lotet te me shterojne.
Per dhimbjet dhe vuajtjet e pafundme.
Qe cdo skute te shpirtit, m’a pushtojne.

Dua te qaj.
A me kuptoni, o miq, dua te qaj.
Por vreri i hidhur me pengon.
Keshtu qe lotet, perbrenda shpirtit i mbaj.[b]

© S. Murati… Qershor - 2011[/b]

Ne mundesh te ruash arsyen
Kur bota e humbet fillin
E fajin ta hedhin, e vetes t’i besosh
Sa here per ty dyshojne, e s’te perfillin
Por dhe dyshimet drejte t’i gjykosh.

Ne mundesh te rrish ne pritje, nga pritja pa u lodhur
E kur te urrejne, urrejtje te mos ushqesh
Madje ndaj shpifjeve te rrish pa folur
Me thjeshtesi, me to pa rene ndesh…

Ne mundesh te mendosh, por jo gjere ne shkaterrim
Te enderrosh, por jo si rob enderrimesh
E te trajtosh njelloj e pa dallim
Ngadhenjim e shpartallim, burim mashtrimesh.

Ne durofsh dot qe theniet e tua te drejta
Ne kurthe per trutharet, kopuket do t’i kthejne,
Te thyejne gjerat me te shtrenjta, e prape t’i ndertosh
Me vegla pune qe nuk vlejne!

Ne mundesh, fitoret qe korrur, t’i flijosh
Si ne kumar, ne nje te vetme loje
Të rrezikosh, te humbesh, e prape te fillosh
Dhe humbjet kurre te mos i zesh me goje!..

Ne i detyrofsh dot muskul, nerv, dhe puls e
Te te sherbejne edhe kur gjithcka te duket e kote
E te qendrosh, kur s’ka asgje vec vullnetit,
Qe veç nje fjale, ‘qendro’ gjithnje te thote.

Ne mundesh te flasesh me maskarenjte
Por nderin tend ta ruash
E te ecesh perkrah mbretit pa krenarine qe te verbon
Nese armiku ose miku s’te bejne dot te vuash
Dhe gjithcka ne e cmon, pervec sa e meriton.

Ne mundesh te mbushesh ti minutat,
Aq te renda, me vepra qe peshojne,
Dije, dhe mos ki aspak dyshime
E jotja do jete bota me cka brenda
dhe do te jesh e fituar ti o mikja ime(miku im)…

TY GRUA

Në ermimin e frymës tënde të gjeta zhveshur,
me ngjyrën e vet jetës ty grua
me formën më të bukur të trupit
Ëmbëlsia e buzëqeshjes dhe puthjet e tua,
mbetën në sytë e mi
Dhe tash në fytyrën e sosur nga vitet,
me dritën sulfurore mbush ditën dhe jam sërisht me ty
Si një luan i plakur në qafën tënde varur
Si jehona e këngës sate,
në udhën ku shtrihet hija ime e fjetur
Si kandili i një llampe mbi rrasën e një shkëmbi,
ndrisë në bebzat e të përgjumurta sy


Në shkretin e shpirtit,
dërmuar nga udhët e vramendjes shkova pranë vendit
ku lash gjysmëhijen e mbrëmjes
S’të pashë ty kokëdhembje,
pas reve ikur kishe me imazhin e vetmisë sime fshehur
Për ku vallë sonte,
ç’rrugë do shkeli këmba jote në terrin e natës?
Në ç’harresë të kohës ngriu buzëqeshja e lumit tënd?
E trishtë rrjedha e përmotshme në venat e mbyllura
në murin që ngrita mes teje!
Por dije tash, nuk jam më ai që bri teje ecja dhe sa gëzoheshe
në të kaltrën e larë me dritëhënë
Jo unë s’do të jem më ai që do ndjek gjysmëhijen e mbrëmjes
në perendim të diellit
Por përtej ëndrrës rroj,
nga mund të shoh të shkuarën të më tërheqi zvarrë
Dëgjoj hapat e lodhjes të më davaritën në dritëhije
dhe regëtimet e zemrës nën heshtjen e natës së bardhë

Ukshin Morina