Poezi nga Dritero Agolli

Poezi nga Dritero Agolli

[b]Malli i Shqiperise

Me ka marre malli per Shqiperine tone.
Sonte,kur po kthehesha me trolejbuz,
Tymi i cigarit "Partizani"qe pinte dikush

Dridhej kalteronte,bente spirale,
Sikur te fshehta me thosh ne gjuhen e shqipetareve
Muabashkatdhetarit.

Te shkoj dua mbremjes ne rruget e Tiranes,
Ku kam bere dikur ndonje marrezi,
Dhe ne rruget ku skam bere asnje marrezi.
Me njohin ato porta te vjetra te drunjta,
Inatin akoma do ma mbajne,

Koken do ma tundin,
Por une s’do ta marr per keq,
Se malli me ka marre.
Dhe t’eci rrugicave plot gjethe te thara,

Gjethe te thara,gjethe vjeshte,
Per te cilat krahasimet gjenden aq lehte.

Me ka marre malli per Shqiperine tone;
Per ate qiell te madh,te gjere e te thelle,
Per vrapin e kalter te dallgeve adriatike,
Per rete qe ne muzg si keshtjella digjen,

Per alpet flokebardha e mjekergjelbra,
Per netet e neilonta,qe nga flladet fergellojne,
Per mjegullat qe si indiane te kuq muzgjeve
shtegtojne

Per lokomotivat dhe kuajt,
Qe te djersitur avullojne e hungerojne,
Per qiparisat,kopete dhe varret
Malli me ka marre.
Malli me ka marre,
Per shqipetaret.

Me ka marre malli dhe se
shpejti vi atje,
Duke fluturuar mbi mjegullat,si mbi deshira.
Sa i larget,aq edhe i dashur je,atdhe.
Aerodromi do te dridhet nga uturima,

Mjegulla do te rrije pezull mbi humnera.
Ata qe shpiken shpejtesine reaktive
Larg atdheut sigurisht do kene qene ndonjehere.

D.Agolli[/b]

[b]Te mendohesh

Ka shume mallkime
per njerez te liq,
Sic ka dhe urime per shoke dhe miq.

Po une mallkimet aspak s´i kam dashur,
Vec shfryj
rralle-rralle kur jam buzeplasur,

Kur kupa ze mbushet e s´kam nga t´ia mbaj,
Merzitur-merzitur me vete ze shaj.

I them mendjemadhit nje llaf te florinjte
Te gjetur ne popull:ah,mendja t´u rritte!

Sa gjera ke
thene,o popull i shtrenjte,
Qe duhet patjeter te rri te vras mendte!

D.Agolli.[/b]

[b]S´ka asgje per te qeshur

S´i kam dashur kurre gjerat e bujshme
Dhe shpesh jam menduar duhan duke pire;
Ka gjera lakuriqe qe sjane te turpshme,
Sic ka dhe gjera te cndershme te veshura mire.

Ja,e verteta rri lakuriqe ngahere,
Ja,dhe genjeshtra me petka rri veshur!
Me thoni:cila ka turpin dhe cila ka ndere?
Kjo qe ju thashe s´ka gje
per te qeshur!

D.Agolli[/b]

[b]MJEGULLI I DASHURISE

kur ikja larg drejt teje vija
kur vija afer ikja larg
per dreq me trembte largesia
dhe afersija behej cark

as e kuptoja si te desha
nje mjegull pus nje cmenduri
si nje poet qe shkruan vjersha
dhe ndez nje shkrepse dhe i ben hi

dhe ndoshta kjo ish dashuria
e cakerdisur kuturu…
per dreq me trembte largesia
dhe afersa gjithashtu

(dhe vjen njeriu i cuditshem)
1996 Dritero Agolli[/b]

Ne vendin tim!

vendin tim dhe ne vendin tend

e çpojne lakren, i hedhin mend.

Ne vendin tim dhe ne vendin tend

Njerit i kruhet, tjetrit i dhemb.

Ne vendin tim dhe ne vendin tend

Henen si petull e pjekin ne shkemb.

Ne vendin tim dhe ne vendin tend

Nje koke e cmendur, …… nje vend e cmend!



Peshqit
Mua peshqit më lenë pa mend, më çudisin
Me buzët e tyre përçmuese, përqeshëse;
Pastaj, kur më kthejnë kurrizin
Më flakin fytyrës indoferencën rrënqethëse!
E ndjej se s’duan të ma shohin as bojën…
Ah, këta peshqit!
Për mua tërr, s’ua bën syri i xhamtë;
Si për të vjellë e hapin vesh më vesh gojën
Dhe haptas më thonë: ‘Koka të plastë!’
Mendjemëdhenj sa peshqit s’do ketë kjo botë;
Aty të përqeshin, aty të pështyjnë aty dhe të vjellin,
Dhe janë të gjithë aq shumë gjakftohtë,
Sa kokën vërdallë si trupi i peshkut ta sjellin.

e bukur kjo MJEGULLI I DASHURISE

sa e bukur kjo poezi,shuuuuuuuuuuuume me pelqen!

Vdekja e Nenes

U zvogelua nena dhe u tret e gjitha,
U be si pulebardhe e lehte
Dhe nje mengjes pa zbardhur ende drita
Renkoi e fluturoi mbi rete

Andej u fsheh si ylli Aferdita
Dhe ne pastaj s’e pame, paste ndjese!
Vec ndodh qe vale e endrrave te trishta
E sjell ne breg te shtratit tim si shpeze

[/b]

Enderr e prere
1.
Mos vdis, se pas shirave aren e mbushi bari,
Ka rene ne ullishte mize e ullirit.
Hardhia duhet sperkatur shpejt me gurkali
Dhe ende s’ka dale nga plisi kercelli i misrit
Ne enderronim te benim nje anije,
Kurkush s’e mendonte me c’dru do ta ngrinim,
Kishim ndermend ta ndertonim me dege hardhie
Dhe vela ti vinim.
Bodrumet e saj t’i mbushnim me poce me vere
Dhe te lundronim ne ishujt e Havajes;
Ta pinim veren me vajzat e ishujve ne Belvedere,
Zezaku te bente fresk me fleten e palmes.
2.
Mos vdis se kalit i ra ne vrapim nje patkua
Dhe nisi ta ngreje nga dhimbja kemben e pare;
Kerkojme patkonj e s’na jep njeri hua,
S’e gjejme as nallbanin e marre.
Ne enderronim te shkonim ne hipodrome,
ne vende te lumtura ku munden me kuaj,
Tani dhe kali calon e s’na ha as barin e njome;
me sy si gota na sheh si te huaj…
3.
Mos vdis, se dielli ne oborr e ka shtruar sofren e madhe
Dhe presim te vijne vajzat te gjitha,
Te gjitha ato qe ti u thoshje “sorkadheve”,
Kur grisnin fustanet ne driza.
4.
Mos vdis ne dhomen e heshtur i shtrire
Eshte turp kaq shpejt te rrish e te vdesesh!
Ne enderronim nje vdekje me te mire:
Duke vdekur, fytyrat tona ti shihnim ne piken e veses.

I Perndjekuri I Dashurise

Une jam i burgosuri yt
Rroj me prangat qe ti me ke vene
Po cudi as qelia s’me mbyt
Dhe s’me mbyt as dritarja e zeze
Kur ti prangat m’i hodhe ne mish
Une i putha duart e tua
Eshte rast i pashembullt ta dish
Qe xhelatin ta puth a ta dua
I perndjekuri yt erotik
I perndjekur te mbetet gjithmone
Erotim i mire a i lig
Hidhmi duart ne fyt, torturome
Ky burgim sa do zgjase s’e di
I perjetshem do kisha deshire
Vec ti eja me shih ne qeli
Te perndjekurit tend i vjen mire.

PO TI NUK JE

Nuk je kurrkund. Kjo dite e nxehte e gjate
Mbuloi me pluhur rrugen gjer ne fund.
Veshtroj ne zheg ne pluhurin e thate,
Po ti nuk je kurrkund.

Dhe me gishtrinj mbuloj fytyren time,
pastaj kemishen e renduar shkund,
Nga pluhuri perdhè rrezohen therrime,
po ti nuk je kurrkund.

Jam gati te kerkoj cdo kokeer pluhuri
Dhe ne kerkim si arkeolog te humb,
Vec te te gjej, e humbura qekuri,
Po ti nuk je kurrkund.

UNE

Zili ma kane ata lavdine,
Ndaj peshperisin dhe me shajne;
As ndaj talentit tim ziline
S’e fshehin dot dhe s’e permbajne.

Me nemin miqte dhe armiqte,
Po tiger jam, s’leshoj pushtetin;
Lavdine e kam te dykuptimte,
Te njekuptimte e kam talentin.

DASHURI E VESHTIRE

Ti ne kanape tani dremit
Ndofta gjumi ende s’te ka zene,
Abazhuri mbi qerpike ndrit
Libri nga gishtrinjte te ka rene.

Para teje ndal mendimi im:
Jemi dashuruar edhe share
Jemi ndare shpesh ne udhetim,
Por drejt njeri tjetrit kemi ngare.

Dhoma hesht e rruga larg gjemon
Ti sheh endrra kalteroshe shume
Une, ndonse pi dhe mogadon,
Mezi fle, se jam njeri pa gjume.

Te kam pasur enderr cast e ore,
Enderr te trishtuar dhe te mire
Po te jem vertete nje Pitagore
Ti je teorema me e veshtire…

VECSE NJE ENDERR

Ja keshtu, ti erdhe, ndenje, ike
Dhe sikur ketu nuk ishe kurre
S’erdhe si e dashur, por si mike
Thjesht si vizitore tek nje burre.

Per takimin, tjeter enderr kisha,
Tjeter doli,sic u ndodh ne bote
Enderrova ne kulm te trendafilta
Si nje vere a trendafil ne gote.

Dhe megjithate them faleminderit
Ti me dhe nje fluturim mbi nje enderr
Neper porten hapur prej ylberit
Dhe s’ka gje se endrra ishte zhgjenderr…

DHE SIKUR (y) (y)

Dhe sikur ne bote ti mos ishe,
Do jetoja si cdo gje qe jeton,
Vec pa ty kjo bote do levizte
Sic leviz pa ngrohje nje vagon.

S’ma zevendeson ti boten mua,
S’te zevendeson as bota ty,
Por sa boten sigurisht te dua,
Kur jetojme e vdesim tok te dy…

Dritero Agolli - Kur Te Jesh Merzitur Shume

Ketu s’ do te jem, do jem larguar;
Ne toke i tretur si te tjeret,
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret.

Dhe neper udhet ku kam ecur,
S’do ndihet kolla ime e thate,
Mbi varrin tim do te rrije i heshtur
Nje qiparis si murg i ngrate.

Ti do trishtohesh atehere,
Se s’do me kesh ne dhome gjalle,
Dhe, kur ne xham te fryje ere,
Do qash me eren dalengadale.

Po kur te jesh merzitur shume.
Ne raft te librave kerkome,
Atje do te jem i fshehur une,
Ne ndonje varg a ndonje shkronje

Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe une do zbres, do vij pas teje;
Ti si dikur me mall do qeshesh,
Si nje blerim pas nje rrekeje.

nje nder poezit me te bukura te dritro agollit

eshte e vertete
kur isha nja 14 vj…mu fiksua keq…dhe nje me dy e kendoja neper shpi
:stuck_out_tongue:

Kush si kendon thu keto vargje se!!jan shum melankolike

TRISHTIMI

Po iki me trishtim i zhgenjyer nga miqte
E mbylla dhe deren qe rrinte e hapur
Per lajkataret, per rrenacaket e smirezinjte
Qe shtireshin engjej te dashur.

Ku vete s’e di , vec s’dua te kthehem
Serishme ne rrenat e jetes
Diku ne nje skaj te larget do prehem
me qafen e futur ne jaken gri te xhaketes.

TË BËHEM PËLLUMB

A doni te behem pellumb mbi pellumba,
Me kini pellumb qe tani;
Hedh rrobat nga trupi e vishem me pupla
dhe kthehem pellumb nga njeri.

Filloj te gugas si pellumbat gugasin
Andej e ketej kuturu:
Gu-gu mbi ballkonin, gu-gu mbi pullazin,
gu-gu ne dritaret, nen strehet gu-gu.

A doni te behem pellumb mbi pellumba,
Me kini pellumb me gjithe mend,
T’ju cmende gu-guja nga gusha me pupla,
Pastaj ne merzi te me vrisni ne vend.