Portugali-Shqiperi

[b]

Kombetarja e Portugalise ka shkelur token shqiptare pak pas mesdite nen masa te rrepra sigurie. [/b]

Mediat nuk kane mundur te komunikojne me lojtaret apo stafin luzitan, pikerisht per shkak te masave te rrepta te sigurise. Pasi jane akomoduar ne hotel “Sheraton” vetem pak metra larg stadiumit “Qemal Stafa”, gjate oreve te pasdites, yjet e Portugalise do zbresin ne tapetin e gjelber te ketij stadiumi per te zhvilluar nje seance stervitore.
Me pas do zhvillohet nje konference per shtyp ku do flasin trajneri Queiroz dhe dy futbolliste te Portugalise. Ndeshja mes Shqiperise dhe Portugalise, e vlefshme per grupin 1 te eleminatoreve te Boterorit 2010 do zhvillohet neser ne oren 20:45 ne stadiumin “Qemal Stafa” dhe do transmetohet drejteperdrejte nga paketa SuperSport.

[b]

Policia ka marre nje sere masash per te siguruar rendin dhe qetesine para, gjate dhe perfundimit te ndeshjes se shumepritur Shqiperi-Portigali qe do te zhvillohet neser ne oren 20:45 ne stadiumin “Qemal Stafa”, ne Tirane.[/b]
Ndaj autoritetet njoftojne se do te ndalohet parkimi i automjeteve perreth stadiumit nga ora 8:00 e mengjesit deri ne fund te aktivitetit, si dhe do te ndalohet qarkullimi ne rruget qe te cojne prane stadiumit, prej ores 14:00 deri ne mbremje vone.
Nderkohe per tifozet dhe spektatoret e ndeshjes policia do te ushtroje kontroll te imtesishem para futjes se tyre ne stadium.

[b]

Josip Kuzhe vazhdon te pergatise me kujdesin maksimal sfiden e se shtunes kunder Portugalise.[/b]

Trajneri i Kombetares shqiptare do te debutoje perballe skuadres me te kuotuar ne Grupin 1 eliminator dhe kerkon qe gjithçka te jete e pergatitur deri ne detaje.
Pas analizes se te martes, edhe dje tekniku kroat ka zhvilluar nje tjeter bisede te gjate me lojtaret per te transmetuar idete e tij rreth menyres sesi duhet te luajne kuqezinjte.

Kur mungojne vetem 24 ore nga ndeshja ne “Qemal Stafa”, kroati 56-vjeçar duket se e ka percaktuar edhe skemen qe do te perdore: 4-4-1-1, me dy mesfushoret e qendres te vendosur perpara mbrojtjes.
Detyra e tyre eshte te sherbejne si “barrikada” e pare per manovrat sulmuese te kundershtareve qe do te drejtohen nga ylli i Çelsit, Deko. Cana “sakrifikohet” ne qender te mbrojtjes, pas mungeses per shkak kartonesh te Dallkut, Skela do te luaje ne rolin e sulmuesit te dyte, nderkohe qe ne dyshim eshte vetem emri i “pykes”. Ne balotazh per nje fanelle jane tre lojtare: Bogdani, Salihi e Kapllani.

Mbrojtja

Ne mungese te Arjan Beqajt, porta do t’i besohet serish Isli Hidit. Portugalia do te jete nje shans i mire per “gardianin” e Krivbasit, pas paraqitjes jo te mire ne Danimarke, per te konfirmuar aftesite e tij.
Perpara 28-vjeçarit, ne mbrojtje do te rreshtohen kater lojtare, ku problemi me i madh eshte mungesa e Armend Dallkut ne krahun e djathte. Kjo ka bere qe trajneri Kuzhe te mendoje terheqjen e Lorik Canes ne qender te mbrojtjes, perkrah Debatik Currit. Ne krahun e majte do te luaje Endrit Vrapi, ndersa nga e djathta ka hapesire per Kristi Vangjelin. Lila dhe Teli jane alternativat ne stol per repartin difensiv.

Mesfusha

Edhe pse do te perdoren kater lojtare ne mesfushe, rreshtimi do te jete me teper ne sherbim te mbrojtjes. Perveç Klodian Duros dhe Ansi Agollit nga krahet, ne qender drejtuesi i stolit kuqezi pritet te perdore dy lojtare me tipare te theksuara mbrojtese.
Behet fjale per Elvin Beqirin, qe deri me tani eshte aktivizuar ne qender te mbrojtjes dhe Ervin Bulkun, me profesion “shkaterrues”. Kjo eshte taktika qe Kuzhe ka perdorur ne seancat stervitore, ku synon te thyeje qe prej fillimit manovrat sulmuese te portugezeve.
Forca e Bulkut dhe pozicionimi taktik i Beqirit jane vija e pare e mbrojtjes shqiptare dhe detyra e tyre kryesore eshte dueli me Dekon apo Joao Moutinjo. Nje rreshtim i tille do te thote pune e dyfishte per Duron dhe Agollin nga krahet. Ne mungese te mbeshtetjes nga mesfushoret e qendres, perveç ndihmes ne mbrojtje, ata duhet te marrin pjese edhe ne fazen sulmuese.

Sulmi

Revolucioni i vertete i trajnerit te ri eshte pozicioni i Ervin Skeles. Vlonjati do te vazhdoje te mbaje detyren e regjisorit ne fazen ofensive, por tashme do te jete me prane portes. 32-vjeçari do te aktivizohet ne te njejtin rol si tek Energi Kotbuz gjate sezonit qe sapo u mbyll, pra si sulmues i fshehur.
Perpara Skeles do te luhet vetem me nje sulmues te mirefillte dhe pikerisht ketu fillojne dyshimet. Gjata analizave, Kuzhe ka lavderuar Bogdanin, Kapllanin dhe Salihin per impenjimin ne stervitje, por ne fund vetem njeri prej tyre do te luaje si titullar.
Shanset me te medha i ka Bogdani, edhe sepse per te praktikuar lojen me kundersulme, nevojitet nje sulmues me peshe, qe do te ndihmoje ekipin te ngrihet perpara. Per t’u theksuar eshte fakti se gjate analizes per sulmin, trajneri nuk e ka permendur per asnje moment emrin e Besart Berishes, duke bere qe kosovari i Bernlit te mos shihet si kandidat per kete repart.

[b]

Trajneri i Portugalise, Karlos Kueiroz, eshte shfaqur me se i karikuar ne konferencen e djeshme per shtyp para gazetareve portugeze ne prag te ndeshjes me Shqiperine.[/b]
Ai ka garantuar se po e menaxhon me qetesine me te madhe kete sfide, pasi ka ne dispozicion nje grup “entuziast dhe me besim te pakufishem te vetja”.
Per te ilustruar moralin e skuadres, Kueiroz ka leshuar nje paralajmerim per kundershtaret. “Po te isha trajner i Shqiperise ose shqiptar, nuk do te kisha dashur ta vishja bluzen kuqezi ne kete ndeshje”.
Pas kater ditesh ne stervitje ne Obidos, Karlos Kueiroz synon te transmetoje se niveli i besimit nuk ka qene kurre kaq i larte. Por mendoni nje here nese ne fund te ndeshjes te jene shqiptaret ata qe i thone trajnerit portugez: “Jemi ne ata qe nuk duam te jemi ne vendin tend, Kueiroz”.
Ai e konsideron “te pakonceptueshme” idene e mospjesemarrjes se Portugalise dhe “futbollit te saj te bukur” ne Boterorin e ardhshem. Gjithashtu ai pohoi se kane zhvilluar nje faze pergatitore te mire dhe “skuadra i kontrollon te gjitha aspektet e lojes. “Jemi lart moralisht, teknikisht”, vazhdoi ai, duke theksuar se mezi pret te udhetoje drejt Shqiperise, ku do te korre frytet e kesaj pune.
Me pas ai ka leshuar edhe nje thirrje per tifozet portugeze: “Kur te filloje himni, do te shikojme lojtaret tane ne sy, ne menyre qe t’u transmetojme atyre besimin dhe deshiren per te mos zhgenjyer tifozet portugeze”. Dhe nenvizon se Kombetarja meriton me shume respekt sesa ne muajin tetor 2008, kur barazoi 0-0 me Shqiperine ne Braga.
Kueiroz tha se eshte koha per te permiresuar renditjen dhe per te siguruar kualifikimin per ne Boteror. “Duhet te tregohemi inteligjente. Ne nuk kemi kohe per te humbur”, u shpreh ai, duke i kerkuar skuadres te kontrolloje “çdo minute”, sepse çdo veprim mund te beje diferencen per sa i perket rezultatit”. Per te fituar tri pike, “duhet te bejme gjithçka”, sidomos ne sulm, konfirmoi tekniku.
“Kristiano eshte ne forme te mire dhe do te luaje”. Ne dy ditet e fundit, ylli i Mançester Junajtid u kufizua ne stervitje te diferencuar dhe ushtrime ne palester, por te premten ai do te jete i gatshem per Kuerizon”. Tashme trajneri eshte ne pritje qe lojtaret t’i pergjigjen ne lartesine e synimeve te tyre.
“Jemi ne ata qe duhet te rikthejme gjerat ne rrugen e duhur, kemi nevoje per intensitet, kualitet, ritem”, theksoi trajneri, duke shtuar se pret nje “ndeshje te madhe” nga Portugalia. “Ne nuk mund te garantojme rezultatin e sakte, por jemi te sigurt se ne 90 minuta loje kualitative dhe futbolli impenjues, per nje here te vetme, nuk do te leme askend te dyshoje per angazhimin maksimal te lojtareve te Portugalise”, premtoi ai.

Ishalla bejne ndonje gol, se kam bere ate te sms, qe po beri gol kombetarja fitoj 100 L kohe bisede….:smiley:

ekemi te humbur ndeshien fitone portugalia se ne do sulmoime dhe do hame gola jame me shqiperine po kame frike :ciao:

shpresoj te fitoj SHQIPERIA…por e di qe do humbim…:ciao:

Dhe un shpresoj qe te fitoje Shqiperia por si dihet edhe mund te fitojne. :smiley:

Si eshte tabela e keti grupi…

Kush kanal e jep?

Ishalla eshte dhe LIVE ketu te Lirenti.com!!!

Psss ne futboll asgje nuk i dihet Ndoshta dhe Fiton Shqipria por nese lun krejt ndryshe nga loja me Hungarin

Kush edhe sa meten me gola

[b]

10 ditet e para me futbollistet e kombetares shqiptare, mesa duket kane qene te mjaftueshme per trajneri Josif Kuzhe per te ndertuar ne koken e tij skemen qe do te luaje perballe Portugalise. [/b] Ne konferencen e fundit per shtyp para sfides se te shtunes, tekniku kroat ka pohuar se skuadra qe ai drejton eshte e motivuar per nje rezultat pozitiv edhe pse do te jete shume e veshtire. “Jam shume i lumtur qe kemi bere nje pergatitje te mire. Gjate ketyre diteve kam pare lojtare te motivuar dhe mendoj se jemi nje grup kompakt. Ne do te luajme me nje besim ne veten tone ne kete ndeshje. Nuk mund te them me 100% qe do ta fitojme kete ndeshje, por them qe do te bejme nje loje te mire. Kam nje ndjenje te mire brenda vetes, kemi nje ekip kompakt dhe gjithashtu lojtare cilesore”, shprehet Kuzhe.
Mesfushori Ervin Bulku, deklaron se kuqezinjte nuk do te tremben nga emrat e medhenj te Portugalise. “Asnje nga ne nuk ka pse t’i trembet Ronaldos e Dekos. Nese japim maksimumin dhe kryejme detyrat mund te arrijme nje rezultat si ne Brage”, thekson mesfushori. Deklarates se trajnerit Keiroz se, Portugalia nuk do te pesoje fatin e Shqiperise, i eshte kunderpergjigjur mesfushori Lorik Cana. Keiroz duhet ta dije se shqiptaret jane krenare dhe do jene perhere krenare qe jane shqiptare”, thekson Cana.
Pas mberritjes ne Tirane, trajneri i Portugalise Keiroz ka treguar se i ka akoma te forta kujtimet e Brages, kur nje ekip te panjohurish i rrembyen atij nje barazim, duke pohuar edhe njehere veshtiresine e kesaj ndeshjeje. “Eshte nje ndeshje e veshtire por ne kemi shume besim”, deklaron nga Tirana tekniku luzitan.

//youtu.be/0Mjg-zKDc0w

Burimi:Top-Channel

Shpresojm dhe ishalla fiton Shqiperia por edhe Portugalia nuk eshte e dobet, po kjo

loje eshte nuk i dihet

[b]

Ne mungese te titullarit Arjan Beqaj, ne ndeshjen e sotme, trajneri Kuzhe pritet qe t’ia besoje porten shtatlartit Isli Hidi qe mesa duket ka fituar duelin me dy te rinjte Koliqi dhe Ukjani. [/b]
Ne mbrojtje pritet te jene 4 heronjte e barazimit ne Brage, Vangjeli, Cana, Curri dhe Vrapi, nderkohe Elvin Beqiri do luaje para mbrojtjes. Mesfusha do te perbehet nga Duro, Bulku, ndersa Skela do te vendoset mes Agollit dhe Gilman Likes. Ne sulm do te jete i vetem Erjon Bogdani i cili do te ndihmohet nga Skela.
Nga ana tjeter ne seancen e fundit stervitore, trajneri Queiroz ka provuar formacionin qe pritet te luaje qe nga minuta e pare. Duke qene se fitorja eshte rruga e vetme qe i mban gjalle shpresat e portugezeve per finalet e boterorit, pritet qe formacioni i Queiroz te jete sulmues.

Shqipri-Portugali
Live Ne Lirenti.Com Ora 20:45

Uroj suksese dhe Fitore Kombetares sone , nuk jan keta portugezet me te mire se ne.

Ey spo e qet lojen more @@@@

Shqipri-Portugali 1-2


Takimi i sapoperfunduar në stadiumin “Qemal Stafa”, ndërmjet Shqipërisë dhe Portugalisë, ka përfunduar me fitoren e përfaqësueses mysafire me rezultat prej 2-1.
Ndeshja kualifikuese e grupit të Parë për Kampionatin Botëror 2010, ishte një përballje e cila Shqipërisë i nevojitej vetëm për statistika dhe për prestigj, ndërkohë që kjo ndeshje ishte vitale për Portugalinë, pasi që vetëm fitorja mbante gjallë shpresat për të udhëtuar në Afrikën e Jugut.

Pjesa e parë

Portugalia ishte skuadra e cila dominoi në pjesën më të madhe të fraksionit të parë të lojës, mirëpo vendasit ishin të rrezikshëm dhe patën momentet e tyre, kështu që pas 45 minutave të para rezultati ishte i barabartë, 1-1.

Golin e parë në ndeshje e shënoi përfaqësuesja mysafire pas një përgjumje të mbrojtjes kuqezi që nuk arriti të largonte një krosim të mbrojtësit Bosingëas, të cilin e shfrytëzoi Hugo Almeida për të shënuar në portën e Hidit (27’).

Mirëpo, ky gol nuk ndikoi aspak në moralin Kombëtares, e cila reagoi shumë shpejt duke barazuar rezultatin. Golin e barazimit e shënoi sulmuesi Erjon Bogdani, i cili kërceu më së larti pas një krosimi të Ervin Skelës dhe e mposhti portierin mysafir, Eduardo (28’).

Deri në fund të pjesës së parë nuk u shënuan më gola dhe skuadrat shkuan në pushim me rezultat të barabartë.

Pjesa e dytë

Në fraksionin e dytë të lojës pamë një Shqipëri ndryshe, e cila në disa raste e vuri në vështirësi skuadrën mysafire.

Megjithatë portugezët vazhdonin të ishin të rrezikshëm kohë pas kohe, por duke mos qenë të saktë para portës shqiptare.

Duhet përmendur se lojtari më i mirë në botë për sezonin e kaluar Cristiano Ronaldo- i etiketuar nga tifozët kuqezi si “Miss Bota 2010”- nuk arriti të tregohet përballë mbrojtjes kuqezi.

Nga ana tjetër, në minutën e 59-të sulmuesi i Chievos, Erjon Bogdani, bëri një depërtim të shkëlqyer në zonën e rrezikshme të skuadrës mysafire, mirëpo ndërhyrjen e Ricardo Carvalhos, gjyqtari i ndeshjes nuk e sanksionoi me penallti.

Megjithatë, si gjithmonë tradita vazhdon dhe përfaqësuesja e Shqipërisë ndëshkohet në fund. Një dalje të gabuar të portierit Hidi e dënoi ate, Bruno Alves shënoi golin e fitores për Portugalinë (93’).

Duke lënë anash rezultatin e ndeshjes, duhet vlerësuar se Kombëtarja kuqezi bëri një paraqitje të mirë në këtë ndeshje nën udhëheqjen e trajnerit të ri Josip Kuze.

//youtu.be/3dlAsoh2yzM

O sa mir me qen Shqiptar o hej o hejjj …Respekt per te gjith lojtaret kan lu per mrekulli por arbitri i ka fajet :@

Ah shqiptari po Shqiptare mbetet,portier Hidi u be hera e dyte qe i humb ndeshjen Shqipers dhe me Danimarken 3 gabime fatale te tij na kushtuan shume,kurse sot portieri Hidi e kishte mendjen si e si te vononte lojen dhe jo te luante futboll,jam dakort se vonimi lojes kur je ne avantazh behet pjese e lojes por edhe keshtu…! prap vlen per te theksuar se ekipi jone Kombetare beri nje loje te mire pavarsisht rezultatit final.Albitrimi per mendimin tim ishte mese i drejt dhe korrekt.