Postimet në Facebook më të fuqishme se “cicërimat” në Twitter?

Biznesi fillestar ChompOn së fundmi ka bërë edhe një gjë interesante për të rritur popullaritetin e saj.

Kjo kompani ka kalkuluar vlerën e një postimi në Facebook dhe fuqinë e saj blerëse me 14 dollarë, ose tri herë më shumë se sa një cicërimë në Twitter. Ndërsa, një “Like” në Facebook vlerësohet me 8 dollarë.

Në ndërkohë, kjo faqe thotë se shifrat e paraqitura i nënvlerësojnë vlerat reale, mirëpo që të njëjtat prap ruajnë rëndësinë e tyre për kompanitë që ofrojnë një mundësi blerëse.

Ky biznes premton se do të vazhdojë të bëjë analiza të ngjashme, të cilat me siguri se do të jenë interesante për tu lexuar, ndërsa gjithashtu thotë se do të vazhdojë të publikojë statistika për vlerën reale të këtyre promovimeve, si dhe peshën që mbajnë ato në një rrjet të caktuar social.