Poulsen: Kam shumë për të treguar

Transferi i ri i Liverpoolit, Christian Poulsen, beson se ai ka shumë për të treguar pasi kompletoi transferimin prej 4.5 milionë funtesh nga Juventusi.
“Me këtë tranferim unë kam shumë për të dëshmuar. Nëse vini te një klub si Liverpooli, ju duhet të punoni. Unë shpresoj se do të tregoj se mund të jem lojtar i mirë për Liverpoolin”.

“Kam kaluar dy vite të mira me Hodgson dhe shpresoj ta vazhdojmë këtë marrëdhënie dhe shpresoj se ai do të jetë i kënaqur me atë që do të tregoj. Hodgson nuk ka nevojë të flasë shumë sepse Liverpooli është i njohur në gjithë botën dhe për njerëzit në Danimarkë, Liverpooli është klubi më i madh në Angli”, deklaroi Poulsen për Sky Sports.