Premiera e filmit për Jackson anekënd botës

Dokumentari i cili do t’i kushtohet turneut “This Is It” të këngëtarit të ndjerë Michael Jackson, do të shfaqet në premiera të njëkohshme në 15 qytete botërore.
Filmi i cili është koleksion i xhirimeve nga provat e Jackson për 50 koncertet e paralajmëruara të mbaheshin në O2 Arena të Londrës, do të shfaqet nëpër kinematë botërore me 27 dhe 28 tetor të këtij viti.

Publiku i qyteteve të tilla, si Los Angeles, Londër, New York, Berlin etj., do ta kenë mundësinë që ta përcjellin filmin njëkohësisht.