Probleme me zërin në Ubuntu

Përshëndetje!kam problem me zërin në Ubuntu,nuk ndëgjohet asgjë edhe pse kam dyshuar mos e ka zërin të ndalur,kam provuar edhe edhe update të ndryshme por nuk kanë ndryshuar asgjë.Kurse kur i vendos kufjet ndëgjohet normalisht,përndryshe e kam të instaluar versionin më të ri të Ubuntus por e kam të instaluar edhe Windows 7(dual boot).Në windows 7 nuk kam kurrfarë problemesh me zë.Shpresoj të më ndihmoni,falemnderit

proveje nji here me upgrade ne terminal me comanden .sudo su paswordin tend user pastaj apt-get upgrade

Falemnderit Ali,do ta provoj shpresoj se do ta zgjidh problemin.

ne qoftese nuk zgjith gje ateher shko tek ,start,system ,add/remove programs, instalo gnome alsa mixer , aty ke te gjithe aplikimet taman si xp , me sakt po te dergoj nji foto

megjithese une perdor backtrack4 & xp sp3 doja te shtoja se backtrack eshte kernel
Linux bt 2.6.35.8 #1 SMP Sun Nov 14 06:32:36 EST 2010 i686 GNU/Linux
i bazuar ne ubuntu dhe patjeter qe komandat i kane thuajse njisoj

Mirdita!Mënyra e parë në terminal me upgrade nuk bëri punë,por zgjidhja e dytë me gnome alsa mixer e zgjidhi problemin që e kam pasur në Ubuntu qe sa kohë.Të falemnderoj edhe njëherë për zgjidhjen e problemit Ali dhe të dëshiroj çdo të mirë.:slight_smile:

[QUOTE=Atlantis;121034]Mirdita!Mënyra e parë në terminal me upgrade nuk bëri punë,por zgjidhja e dytë me gnome alsa mixer e zgjidhi problemin që e kam pasur në Ubuntu qe sa kohë.Të falemnderoj edhe njëherë për zgjidhjen e problemit Ali dhe të dëshiroj çdo të mirë.:slight_smile: ME BEHET QEJFI QE KE ZGJITH PROBLEMIN ATLANTIS,DO MUNDOHEMI TE NDIHMOJME NJERI TJETRIN ME SA DIME

Mirdita!Nuk e di se a po e bëj këtë pyetje në vendin e duhur,por pasi tema është e njëjtë besoj se nuk kam gabuar.Dje kam bërë 'upgrade’prej në ‘Ubuntu’ prej versionit 11.04 në 11.10,dhe përsëri si më parë zë nuk ka.e instalova sërish ‘ALSA për GNOME’ siq më pat sugjeruar më herët Aliu por tash nuk po funksionon,pasi nuk hapet fare.Falemnderit paraprakisht.:mendoj:

A ka ndonjë përgjigje prej njohësve të Ubuntu-s apo jo?

Nese ve kufjet dhe degjohet normalisht, ateher problemi nuk qendron tek sistemi juaj Ubuntu!!! Duhet te kontrolloni artopolatentet!!!

Renix nuk qëndron problemi te altoparlanti,sepse unë e kam të instaluar edhe Windows 7 dhe në Windows 7 zëri dëgjohet shumë mirë,por edhe po të ishte nuk janë zgjidhje kufjet.Kur e kam pasur të instaluar Ubuntu 11.04 e pata zgjidhur problemin me instalimin e Gnome alsa Mixer por tash me Ubuntu 11.10 nuk po funksionon.

A ka ndonjë ndihmë prej njohësve të Ubuntu apo jo,apo mos i ka lëshuar toka?