Problemet e dy të dashuruarve

Problemet e marrëdhënieve
Mosmarrëveshjet nga seksi, xhelozia, dhe pushteti i partnerit, mund të krijojnë konflikte serioze në marrëdhëniet intime. Pavarësisht nga shkaku, një nivel i caktuar stresi dhe konflikti është i pashmangshëm kur njerëzit kanë lidhje të forta emocionale me njëri-tjetrin, sidomos kur jetojnë bashkë. Nga natyra e tyre, marrëdhëniet intime krijojnë konflikte midis dëshirës së çdo partneri për pavarësi kundrejt dëshirës për afërsi, midis nevojës për të qenë i hapur dhe i sinqertë, dhe nevojës për privaci, midis dëshirës për veprime të parashikuara dhe asaj për të provuar romantizmin spontan.
Zbulimi i ndryshimeve
Kur dy njerëz zbulojnë se janë të ndryshëm në një sërë qëndrimesh, vlerash dhe preferencash, fillojnë të shfaqin ndjenja negative. Dukuri të tilla ndodhin shpesh në lidhjet e bazuara në dashuri pasionante. Kur dashuria është e verbër, emocionet kanë një pushtet të tillë që zotërojnë gjithçka dhe nuk lejojnë vëmendjen që të dallojë detaje të papranueshme. Dallimet mund të jenë fatale për marrëdhëniet intime, por ato mund të jenë më pak të dëmshme kur zbulohen në fazat e para të marrëdhënieve sesa më vone, ose pas martese. Ndonjëherë dallimet kuptohen qartë, por njëri nga partnerët ecën me shpresën se tjetri do të ndryshojë. Kjo është një karrocë mbrojtëse nga ndryshimet, por e përkohshme, sepse periudha e mëvonshme (martesa) nuk është magjike. Ka dallime që shfaqen në periudhën pas martese dhe ato kurrsesi nuk mund të shmangen. Në këto raste ngjashmëritë e fillimit kthehen në dallime. Kur bashkëshortja vendos që t’i përkushtohet me pasion karrierës, por më vonë të jetë një amvisë shembullore, kjo krijon diferenca në qëndrimet e saj. Interesi i ndryshuar dhe shumë i madh i bashkëshortes për jetën brenda shtëpisë mund të jetë burim konflikti për burrin e befasuar nga ndryshimet.

ahu ne teme tjeter flet per mrekullit e qiftev, ketu per problemet ufff moj zemre pse nuk la lejojn te mendojm vetem per ate temen tjeter!!

hahaha dashuria duhet par nga te dyja aspektet e dashur :wink: :slight_smile: