Problemet me Galaxy Note 7 ia humbin 7 miliardë dollarë Samsungut

Samsung i ka vonuar dërgesat e Galaxy Note 7 tek operatorët mobil, pas dyshimeve se bateria e fabletit po eksplodon në disa raste. Dhe ky fakt ka bërë që vlera tregtare e Samsung të ulet për 7 miliardë dollarë.

Investitorët i ngadalësuan aksionet e tyre për dy javë pasi lideri i telefonave ka thënë për Reuters të mërkurën se dërgesat ishin vonuar për shkak të testimeve të kontrollit të cilësisë, dhe se dërgesat tek tre oepratorët mobil të Koresë së Jugut ishte ndalur.

Gabimet me pajisje të reja të avancuar që po i lanson Samsung mund të paraqesin një goditje të madhe për gjigantin e Koresë së Jugut, sidomos për modelin e ri të fabletit Galaxy Note 7 i cili është menduar si një rival për modelet e reja të iPhone që priten të zbulohet javën e ardhshme.