Profesioni i njëjtë dëmton jetën private të çiftit!!

Shumë çifte dëshirojnë që të kenë një punë të përbashkët dhe që të jenë pranë njëri-tjetrit në çdo moment, por ka shumë raste që nga kjo afërsi e tepërt, lidhja e tyre të përfundojë.Studimet e fundit të Universitetit të Bedfordshires na pohojnë se, nëse një çift punon në një zyrë të përbashkët, ata kanë shumë mundësi ta dobësojnë lidhjen e tyre dhe mund të arrijnë deri tek divorci.Sipas profesor Gail Kinman, një gjë e tillë shkatërron ekuilibrin mes jetës private dhe profesionale që ka çifti.Profesor Kinman shprehet gjithashtu se, nëse dy partnerët ndajnë të njëjtin vend pune apo të njëjtin projekt, ata flasin për të kudo që të jenë dhe nuk gjejnë kohë për jetën e tyre intime.Kjo gjë e pengon çiftin për të vënë në distancën e duhur punën, që ata të kenë mundësi të ç’lodhen dhe të shijojnë jetën intime.

Mund te duket mire,por ku ka me bukur se sa te punosh me partnerin tend,e ke gjate gjithe kohes prane!

mua sme pelqen kshu
me pelqen qe te pres me pa durim qe te kthehem ne shtepi per ta par
pastaj…ke dhe per cfar te flasesh me shum…kurse po te jen te dy ne nje pun…them se behet monotonii e gjall
kshu qe ,jam dakort me kte studim!!

une do doja pa dyshim ta kisha prane,dhe jo te punoja 8 ore,te shkoja ne shtepi super e lodhur,ai te kerkoj vemendjen time dhe une te mos jem ne gjendjen e duhur per t’ja dhene,sepse normale lodhja bene te veten
ndersa kur je pran,ai e kupton lodhjen dhe nje perqafim apo nje puthje e tij mund te me shlodhte pa mas…

uuuh…pse duhet te jesh ne nje pun me partnerin qe ai ta kuptoj lodhjen tende?
ate puthje mund ta marresh dhe nga ai qe po te pret me pa durim per te kaluar gjith pasditen bashk…dhe per te zvendesuar oret e humbura … :smiley:

joo labe jo,mendimi im ky,do doja shume te punonim bashke,te ndamin c’do sekonde bashke…

Studim interesant, nese ishte studim i bazuar ne studim te vertet. Kam mendu qe ciftet me profesione te njejte kane nje te ardhme me te mire pasi mund te kuptohen edhe ne nje qeshtje tjeter te madhe siq eshte profesioni apo karriera, duke i ndihmu njeri tjetrit ne nje te ardhme me te mire.

nuk mendoj se do ishte mire te kishin te njejtin profesion ,aq me teper te punonin bashke ,do te ishte nje e ardhme me pikepyetje per te dy …

une nuk e hedh poshte mendimin tim psh…ku ka me bukur se te punosh me njeriun e zemres…te jesh me te ne c’do sekond…

dakort, por zemra kur flitet per pune shkakton deme, qe ka pas raste reale qe une i kam pa… pastaj kalohet ne ceshtje aftesish profesionale dhe zemra sduket gjekundi ne horizont…

ke shume te drejte,nuk flas ne rastet kur punohet ne nje zyre psh…edhe une nuk i dua…ama ne nje "firm’…do te me pelqente pse jo!..

erinda! me mire te shkonit ne shpi dhe vendin e pritjeve me mall ta zinin ceshtjet e punes,e kolegeve e punedhenesve ,apo ti iken me vrap ne shpi se te del para, te pyet te uron ,te ngushellon …une sjam dakort bashke ne nje pune !!!

Jam dakort me studimin, sepse ata njerez qe njohe un qe punojn ne te njejtin profesion nuk shkojn mire fare perfshi ketu edhe ata qe jane ne mosh te madhe, sidomos ata qe jan mesues bobo nuk shkojn fare, keta njohe me shum prandaj them per keta.