Projektet shkencore, planetët ku do jetohet

Projektet shkencore, planetët ku do jetohet

Kolonizimi i hapësirës është koncepti i banimit njerëzor autonom në lokalitete jashtë tokës. Është një temë e trajtuar gjerësisht në fantazinë shkencore, si dhe një qëllim afatgjatë i programeve të ndryshme të hapësirës.

Ndërkohë që njerëzve u shkojnë në mendje se kolonitë hapësinore do të jenë në Hënë apo Mars, të tjerë argumentojnë se kolonitë e para do të jenë në orbitë.

Në vitin 2005, administratori i NASA-s, Michael Griffin e përcaktoi kolonizimin e hapësirës si qëllimin final të programeve aktuale të fluturimit në hapësirë duke u shprehur: “… qëllimi nuk është vetëm eksplorimi shkencor… është gjithashtu dhe zgjerimi i rrezes së habitat njerëzor nga toka në sistemin diellor, teksa ecim para në kohë. Në rrugën e gjatë një speciet e një planeti të vetëm nuk mund të mbijetojnë…

Nëse ne njerëzit duam të mbijetojmë mijëra apo miliona vite, ne duhet të popullojmë planetët e tjera.”.

Lokalitetet e mundshme për kolonizim

Marsi është një objekt i përhershëm diskutimi. Sipërfaqja e përgjithshme e tij është e ngjashme me sipërfaqen e thatë të tokës, mund të ketë rezerva uji dhe ka karbon.

Marsi ka kaluar procese të njëjta gjeologjike dhe hidrike si toka dhe përmban xeherorë mineralë të çmuar, megjithëse ky fakt është në debat e sipër.

Ka interesa të forta shkencore për kolonizimin e Marsit, për shkak të mundësisë se jeta mund të ketë ekzistuar në planet në një pikë të caktuar të historisë, dhe madje mund të ekzistojë në pjesë të caktuara të tij.

Klima e Marsit është më e ftohtë se ajo e tokës. Graviteti i tij është vetëm sa një e treta e atij të tokës; nuk dihet akoma nëse një gravitet i tillë është i mjaftueshëm për jetën e njerëzve në periudha të zgjatura kohore.

Merkuri

Sipas sugjerimeve të ndryshme shkencore, Merkuri mund të kolonizohet duke përdorur të njëjtën teknologji dhe mënyrë si tek Marsi. Koloni të tilla do të vendosen domosdoshmërisht në rajonet polare, për shkak të temperaturave ekstreme në lokalitetet e tjera të planetit.

Venusi

Sipërfaqja e Venusit është shumë e nxehtë dhe ka presion atmosferik, të paktën 90 herë më të lartë se nivelin e detit në tokë. Sidoqoftë, atmosfera masive ofron një lokalitet alternativ të mundshëm për kolonizim.

Në një lartësi rreth 50 kilometra, presioni reduktohet në atmosfera më të vogla dhe temperatura varion nga 40-100 gradë celsius. Kjo pjesë e atmosferës gjendet në retë e dendura, të cilat përmbajnë acid sulfurik. Edhe këto re mund të jenë një element pozitiv për kolonizimin pasi paraqesin një burim të mundshëm uji.

Gjigandët e gaztë

Mund të jetë e mundur të kolonizohen dhe tre prej gjigandëve më të largët të gaztë, siç janë Jupiteri, Saturni, Neptuni, me qytete lundruese në atmosferën e tyre. Duke ngrohur balona hidrogjeni, mund të krijohen masa të gjera me të njëjtin gravitet, si ai i tokës.

Jupiteri është më pak i përshtatshëm për banim, për shkak të gravitetit të tij të lartë, shpejtësisë dhe rrezatimit. Koloni të tilla mund të eksportonin Helium-3 për përdorim të reaktorëve të fusionit, nëse do krijoheshin ndonjëherë.

Hëna

Për shkak të afërsisë me tokën, hëna e planetit tonë është gjithashtu një mundësi për kolonizim. Ajo ka prioritetet se është pranë tokës duke mundësuar shkëmbin e mallrave dhe shërbimeve.

Një disfavor i hënës është mungesa e avujve, të nevojshëm për jetën, siç janë hidrogjeni dhe karboni. Depozitat e akullit që mund të ekzistojnë në disa kratere polare mund të shërbejnë si burime për këto elementë. Gravitet i ulët i sipërfaqes së tokës është gjithashtu një shqetësim.

Orbita e tokës

Po të krahasohet me lokalitete të tjera, orbita e tokës ka avantazhe të konsiderueshme dhe një problem të madh, por të zgjidhshëm. Orbitat pranë tokës mund të arrihen brenda disa orëve, ndërsa hëna është disa ditë larg dhe udhëtimet për në Mars zgjasin me muaj të tërë. Ka një forcë diellore të mjaftueshme dhe të vazhdueshme në orbitat e larta të tokës, ndërkohë që gjithë planetët e tjerë e humbasin dritën e diellit të paktën gjysmën e kohës.

Mungesa e peshës e bën ndërtimin e kolonive të mëdha më të lehtë se në një ambient me gravitet. Austronautët kanë demonstruar lëvizjen e satelite shumë tonësh vetëm me njërën dorë. Disavantazhi i vetëm i kolonive orbitale është mungesa e materialeve.

Këto mund të importohen nga toka me një kosto shumë të lartë, ose nga burime jashtëtokësore me kosto më të ulët, siç është hëna, asteroidët etj. Shkencëtarët vazhdojnë të punojnë për krijimin e alternativave për jetën njerëzore, edhe pse do të duhen shumë breza për t’i parë nga afër ato që mendja e njeriut s’i përthith dot në këtë fazë të jetës.

Jeta në hapësirë

¨ Gati çdo astronaut përjeton një tip sëmundje hapësire, të shkaktuar nga informacioni konfuzes që arrin në veshët e tyre të brendshëm. Përveç të përzierave, simptomat përfshijnë dhimbje koke dhe vështirësi në ecje me gjymtyrë. Pak a shumë si dita e parë e shkollës.

¨ Këto janë shqetësimet më të pakta. Në gjendjen pa peshë, lëngjet rrjedhin për lart, duke shkaktuar bllokime të hundës dhe fytyrë të fryrë; kockat humbasin kalcium, duke formuar kështu gurët në veshka. Sëmundje tjetër është edhe atrofia e muskujve, gjë që ngadalëson zorrët dhe tkurr zemrën.

¨ Nëse ekspozoheni në vakumin e hapësirës pa kostumin e përshtatshëm, mos e mbani frymën. Presioni i papritur mund t’jua këpucë mushkëritë.

¨ Përveç kësaj, uji në gjuhë, në hundë dhe në sy do të gufonte. Kjo ka ndodhur në vitin 1965, kur një kostum hapësire u gris gjatë eksperimentit dhe ai që e provonte u ekspozua ndaj vakumit për 15 sekonda.

¨ Ndryshe nga ajo që kemi parë në Hollivud, ju nuk do të shpërthenit. Mungesa e oksigjenit në gjak është ajo që do t’ju vriste, por për këtë do të duheshin dy minuta.

¨ Sistemet e ajrimit në anijet kozmike dhe Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës thithin gjithçka që pluskon në hapësirë.

¨ Banja e anijes kozmike kërkon që astronautët të pozicionohen me saktësi në qendër të ndenjëses. Para se të nisen në hapësirë, secili prej tyre bën prova të panumërta si ta pozicionojnë veten.

¨ Astronautët e kthyer raportojnë vështirësi ekstreme në lëvizjen e krahëve dhe këmbëve pasi prekin tokën; për këtë arsye e quajnë uljen në tokë “lindja e dytë”.

¨ Disa kozmonautë që kanë qëndruar për një kohë të gjatë në hapësirë raportojnë se gjëja më e vështirë me të cilën duhet të mësohen në Tokë është se kur i lëshojnë objektet, ato bien.
Kolonizimi i hapësirës

Metoda

Ndërtimi i kolonive në hapësirë do të kërkojë hapësirë, njerëz, ushqim, materiale ndërtimi, energji, transport, komunikim, gravitet të stimuluar dhe mbrojtje ndaj radioaktivitetit. Kolonitë do të vendoseshin në një zonë që i përmbush këto kërkesa.

Materialet

Kolonitë në Hënë dhe në Mars mund të përdorin materiale vendase, megjithëse Hëna ka mungesa hidrogjeni dhe nitrogjeni, por ka shumë oksigjen, silikon, hekur, alumin dhe titan. Dërgimi i materialeve nga Toka është i shtrenjtë, por disa materiale mund të sigurohen nga asteroidë apo kometa.

Energjia

Energjia solare në orbitë është e bollshme, e besueshme dhe përdoret për të fuqizuar satelitët sot. Në hapësirë nuk ka natë, as re dhe as atmosferë për ta bllokuar diellin. Drita e diellit mund të përdoret në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe pa asnjë kosto.

Transporti

Transporti në orbitë është faktori kufizues. Hedhjet në hapësirë në ditët e sotme kushtojnë 3 mijë deri në 25 mijë dollarë për kilogram nga Toka në orbitën e poshtme. Për t’u vendosur në hapësirë kërkohen mjete të lira transporti dhe që të mos e dëmtojnë atmosferën.

Komunikimi

Në krahasim me kërkesat e tjera, komunikimi është më i thjeshtë nga orbita në Hënë. Një proporcion i madh i komunikimit tokësor tashmë kalon nga satelitët. Megjithatë komunikimi në largësi mund të shkaktojë vonesa, për shkak të shpejtësisë së dritë dhe distancës.

Burimet e jetës

Njerëzit kanë nevojë për ajër, ujë, ushqim, gravitet dhe temperatura të arsyeshme për të jetuar në periudha të gjata. Në Tokë këto i siguron biosfera. Në hapësirë sistemi i mbyllur ekologjik duhet t’i riciklojë ose t’i importojë ushqimet