Pse është e pamundur të pengohet pirateria?

Tani kur lufta kundër SOPA-s dhe PIPA-s praktikisht ka marrë fund, ekipi nga Hollivudi dhe industria muzikore me padurim pret se çfarë do të ndodhë me ligjin ACTA. Mirëpo, të ndalemi pak dhe të shohim nëse është e mundur fitorja e tyre. Ndoshta para një muaji apo dy kemi pyetur se çfarë do të jetë rezultati dhe cila do të jetë e ardhmja e internetit, por tani jemi të sigurt se fitoren do ta rrëmbejnë “piratët”.

Natyrisht se në të ardhmen mund të presim situata të këtilla dhe konflikte edhe më të mëdha në relacionin piratët/Hollivudi/ Bollivudi/ industria muzikore.

Është e qartë se legalizimi nuk është zgjidhja më e mirë, sepse me këtë do të shkatërrohej industria filmike dhe muzikore deri në fund. Nga ana tjetër, pirateria është ilegale në SHBA dhe në shumicën e vendeve të tjera të botës. Dhe çfarë ndodh tani? Po mundohet të gjendet një zgjidhje e cila do të kënaq të dyja palët, por tani për tani nuk ka një zgjidhje të tillë apo së paku nuk po e shohim.

Ky problem që ekziston sot, nuk është vetëm problem i piraterisë, por problem edhe i servisit, i cili nënkupton mundësinë e marrjes së çfarëdo filmi pa pagesë. Këtë shërbim më së miri e ofron ueb-faqja ‘Pirate Bay’.

Ndoshta një gjë e tillë nuk është morale por është vështirë që dikush t’ua ndaloj ta bëni një gjë të tillë. Ndërsa nëse tani pas 10 vitesh dhe miliona dollarë të shpenzuar në gjykatë arrihet të ‘vritet’ Pirate Bay, në internet gjenden me mijëra ueb-faqe të tilla. Por edhe nëse arrijnë të shuajnë të gjitha faqet ‘torrent’, njerëzit do të shpikin diçka të re. Dhe sërish. Dhe sërish…

Në çka momentalisht ngjan Interneti?

Ngjanë në një treg në të cilin gjenden absolutisht të gjithë filmat, CD/DVD muzikore, librat dhe të ngjashme, ndërsa nuk karoje dhe as të punësuar që mund t’ju ndalë që të merrni diçka. Por edhe atëherë kur e merrni një film, ai nuk zhduket por ende është atje dhe dikush tjetër mund ta marrë pas jush.

I vetmi kufizim që ekziston, është morali dhe bindja juaj. A munden këto t’ju pengojnë që nga interneti të merrni 7 vazhdimet e Harry Poterit, apo vazhdimet e |Lord of the Ring”, apo vazhdimet e “Twilight”? Ata që krijojnë përmbajtje argëtuese thonë se në këtë mënyrë ju i dëmtoni, çka është marrëzi. Ndoshta ju do t’i merrnit të gjithë filmat e ofruar nga një mënyrë e tillë në internet, por a do të ishit të gatshëm të shpenzonit qindra apo mijëra euro në blerjen filmave apo muzikës? Me siguri se nuk do ta bënit.

Ndoshta pa meritë shikojmë filma apo dëgjojmë muzikë, por në realitet ne nuk do t’i blinim ato, duke marrë parasysh çmimin e lartë të tyre. Momentalisht një pjesë e madhe e industrisë është bllokuar në të kaluarën dhe lufton me cyber-gjeneratën dhe sërish e humbë betejën. Ata ende besojnë se njerëzit duan të dalin jashtë dhe fizikisht të blejnë ndonjë film apo të shkojnë në videotekë dhe të japin para të majme për të shikuar ndonjë film.

A nuk është kjo qesharake? Sot filmat i blejnë ose koleksionuesit e filmave (lexo: personat që kanë tepër para), ose individët që duan ndonjë titull të caktuar, çka është diçka e rrallë. Tani ta përmbledhim këtë problem – filmat janë tepër të shtrenjtë dhe kemi nevojë për një servis në të cilin për pak para do të mund të blejmë apo huazojmë filma.

Si të arrihet kjo? Ndoshta aktorët nga Lista A nuk do të duhej të kishin honorarë mbi 20 milionë dollarë, ndoshta nuk duhet shpenzuar 100 milionë dollarë në marketing dhe ndoshta nuk do të duhej të investoheshin 500 milionë dollarë në efekte të ndryshme, kur një efekt i ngjashëm mund të arrihet për 2-3 herë më pak para. Këtë luftë me siguri se e kanë fituar piratët, të cilët edhe më tutje do të marrin filmat nga interneti falas dhe të kënaqen në hitet më të fundit të Lady Gaga-s dhe të tjerëve ndërsa këta për këtë nuk do ta marrin asnjë cent.

Sikurse që nuk është e mundur të shkatërrohet pirateria, me siguri se nuk është e mundshme të shkatërrohet as industria filmike dhe muzikore, por duhet gjetur një zgjidhje të përbashkët. Nëse vazhdohet kështu, vetëm sa do të ulet numri i filmave dhe projekteve muzikore dhe nuk do të arrihet asgjë.

Ne besojmë në pagesën e shërbimeve, por duhet të kemi një servis për këtë! Nga ana tjetër, nuk besojmë në censurën e internetit, sepse në këtë mënyrë do të arrihet efekti i kundërt dhe njerëzit vetëm nga inati do të ‘vjedhin’ filmat dhe muzikën nga interneti, vetëm për të treguar se munden dhe kjo betejë vetëm sa do të përshkallëzohet. Tani për tani qëndron rezultati – Piratët 1: të tjerët 0 … Burimi

Sepse çmimet digitale jane te pa-arritshme!

Nje artikull mjaft interesant!

Sepse nuk duan ta ndalojn,ketu qendron problemi,pasi perfitimet jane kolosale,eshte pak a shume si lufta kunder droges,eshte dicka qe nuk duan ta ndalojn,se per ta ndaluar eshte shume kollaj.

Pirateria ka lind me teknologjin dhe do te iki kur te teknologjia te “zhduket”

pirateria nuk ndalet per te vetmin fakt se thjesht esht e pamundur te ndalet. disa e bejn per perfitim dhe disa thjesht dhe vetem sepse MUNDEN dhe u pelqen, ashtu sic than Anonymous ne sulmin e fundit te serverat e CIA, WE DID IT FOR THE LULZ , ahahahaha thjesht x tu shkrir se qeshuri :smiley: