Pse na rrijnë duart e ftohta?

Duart e ftohta zakonisht tregon që qarkullimi i gjakut tenton që të rregullojë temperaturën e trupit, mirëpo, duart e ftohta shpesh tregojnë për problem serioz shëndetsor andaj edhe duhet të vizitohet mjeku.

Zakonisht ndodh që muajve të dimrit duart dhe këmbët të jenë të ftohta. Ky zvoglim i qarkullimit të gjakut është mënyra me të cilën trupi tenton të mbajë organizmin e mbrendshëm të ngrohtë. Eshtë normale edhe duart të mërdhihen, nëse gjatë kohë kaloni në borë.

Mjekët nga klinika “Mayo”, thonë se shumë sëmundje lidhen me duart e fothta si anemia, diabetesi, sëmundja periferike arteriale, skleroderma etj.

Simptomet që ju paralajmërojnë se ndoshta keni probleme me nervat dhe qarkullimin e gjakut janë: duart dhe këmbët e ftohta gjithherë, ndryshimi i ngjyrës së lëkurës, mpirja, lëkura e fortë dhe shtrenguar…Nëse vëreni se ndonjëri nga këto simptome zgjat shumë, atherë ju duhet ta vizitoni mjekun.

Po ja si thua ti,me gjithe kete te ftohte qe po bene,duhet te na rrijne te ngrohta?..Ja ke fut kot Olsi,hahahahahah:P

Hahaha sja kam fut une kot, ja kan fut ata mjeket sipas mendimit tend.

Jo sipas mendimit tim ja ke fut ti kot,hahahahahha,te them te drejten tani po e lexoj artikullin,qepare e pash dhe thash booooooo postim nga Olsi,hajt t’ia shaj dhe une artikullin se dhe ai i shan te miat,hahahahah e bera kot,tani po e lexoj ne fakt…:stuck_out_tongue:

mua zakonisht me rrine duart e ftohta, dhe sipas kesaj qenkam me diabet, anemi apo cfare do tjeter … por ja qe jam shendosh e mire :smiley:

neyse… flm per info olsi :slight_smile:

Qenke hakemarrese ti obobo.

Po jo ore jo c’ne une hakmarrse,thjesht te kthej reston,nuk e mbaj kusurin e botes une,hahahhahaha:P

Mbaje se ke bakshish, bakshishi mbahet hahahahaaaaaaaaaaaaaaa

Nuk e du nuk e du…

Une zakonish kur lozi me lojra me rrin duar e ftofta ndoshta koncentrimi i madh ne loj e ben te veten por zakonish kam nje temperatur normal e uroj mos ti kem ndonjeren nga keto ::cool: