Punëtori i dehur i Apple zbulon prototipin e iPhone 4G

[b]

Dalja e pakujdesshme në mbrëmjen e 18 marsit ka dal të jetë e kobshme për punëtorin e kompanisë Apple – Gray Powell. Atë natë Powell në një kafiteri e ka humbur pajisjen e tij iPhone, mirëpo gati një muaj më vonë është dëshmuar se në vend të ndonjërës prej serive ekzistuese të iPhone, ai kishte humbur prototipin e celularit të ri iPhone, i cili do të duhej që në treg të paraqitet vetëm gjatë kësaj vere.[/b]

Kompania Apple është bukur e rreptë kur bëhet fjalë për “rrjedhjen” e informatave mbi risitë prandaj niveli i sigurisë në kompani lirisht mund të matet me ato të shërbimeve sekrete botërore. Megjithatë, nuk ka asnjë sistem sigurie i cili mund të parandalojë gabimin e thjeshtë njerëzor.

Gjatë ditës së djeshme, ekipi i faqes teknologjike të internetit Gizmodo ka publikuar recensionin e detajuar të iPhone misterioz i cili ka përfunduar në redaksinë e tyre. Pajisja nga pikëpamja vizuale definitivisht ngjan me modelin aktual të iPhone, mirëpo prej tij dallon me shumë risi teknike.

Ata kanë publikuar detajet e pajisjes me titullin “Ky është iPhone i ri i Apple”, mirëpo megjithatë në tekst kanë lënë hapësirë se mund të bëhet fjalë për ndonjë pajisje të rrejshme. Krejt kjo deri mbrëmë kur në adresën e redaktorit të Gizmodos ka ardhur kërkesa zyrtare nga Apple e cila e kërkonte mbrapsht pajisjen e humbur. Kjo ishte gjëja e fundit që nevojitej për ta bërë tregimin mbi pajisjen e re iPhone të plotë.

//youtu.be/WgpSh9amaLU

Sa u përket risive në gjeneratën e re të iPhone, pajisja do të sjellë një kamerë shtesë të përparme për të kryer video-telefoni, thjerrëz më të madhe të kamerës ekzistuese, blic, qasje për kartelë të memories microSIM, ekran më të mirë, ani pse nuk dihet rezolucioni i saktë i tij, mikrofon shtesë për eliminimin e zhurmës në prapavijë, taste të metalizuara për të udhëhequr me zërin dhe fikjen e pajisjes, pamje të ndryshuar të pasme të pajisjes, kornizë alumini, bateri 16 për qind më të madhe, peshë tri gramë më të madhe dhe shumë risi tjera.

Për fat të keq, Apple, në momentin që ka kuptuar për humbjen, në largësi e ka bërë të paaftë pajisjen, prandaj recensioni i Gizmodos është bazuar ekskluzivisht në pamjen vizuale dhe në shpërbërjen e pajisjes.

Se çfarë i ka ndodhur Gray Powellit (në foto) të shkretë, nuk kemi arritur të kuptojmë ende. :slight_smile:

Per mendimin tim i ka marr disa miliona ky. Sa do te paguanin gazetat e teknologjise per ate objet para kohe :slight_smile:

Uuuuu. Mëse e sigurt. Për të mos thënë që kinezët kanë futur duart në këtë histori. Ajo që më bën përshtypje është komandimi në distancë. Kam përshtypjen se do ketë ndonjë chip të fshehur në brendësi.

Sigurisht Apple dhe vet Gizmodo e kane perpunuar kete ngjarje! Asnjeri nuk e ka besuar çfare ka ndodhur dhe ska per te besuar… jane levizje te marketingut

Lajmi i fundit: Policia eshte duke bere kerkime mbi pakesen prej 5000 dollaresh per prototipin e Apple! Por me sa duket çeshtja mban era, sepse as apple dhe as revista gizmodo nuk e ka pelqyer policine ne mes. Sipas policise se Silicon Valley jane thyer rregulla kriminale (criminal laws were broken).

Ne Vietnam, plasen produket sekrete te Apple.

iPhone 4 dhe iPod 4 akoma nuk jane ne shitje, por keto video tregojne se dikush i posedon:

iPod

//youtu.be/CSLqIkBv81s

iPhone

//youtu.be/wIUkUv4VT44