Puthja nën vetëtimë

Rrëfimi në vetën e parë.Ishte fundi i vjeshtës, kur shirat ishin bërë tashmë të zakonshëm, si ditën, ashtu edhe natën.

Por, natën dukej se rrezet e hënës i bënin rojë dashurisë. Nuk dukej se ishte rastësi, por kryekëput vullnet i Detit për të vizituar bjeshkët dhe ashtu të lagura e të zhveshura nga gjethet. Qielli dukej se po hapej dhe retë si me hapa të shpejtë parakalonin mbi kokat tona, që paralajmëronin se deri në agun e mbrëmjes prapë do të ketë të reshura.

Nuk ishte e lehtë të rrahësh rrugët me gurë e puset me ujë aty-këtu që ishin krijuar nga reshjet e vazhdueshme të asaj fund vjeshte. Në rrugë e sipër, vërejtja se Detarja dukej se ishte mbushur frymë dhe ishte lodhur nga tatëpjeta e madhe drejt bjeshkës.
Njëzëri vendosëm që të ulemi dhe si për koincidencë aty pranë nesh ishte një burim ku me shumë vrull derdhej gurra e ujit të freskët.
Derisa shuam etjen dhe lagëm sytë, na dukej se u relaksuam pak. Në nisje të hapit të parë, pikat e para të ftohta të shiut të asaj parambrëmjeje filluan.

Dy thëllëza, kafe në të bardhë, ishin i gjithë triumfi i atij rrugëtimi atraktiv që bëmë atë ditë.
Me t’u kthyer nga bjeshka, pikat e shiut u bënë më të shpeshta dhe si në faj e lagnin pardesynë gri të Detares. Kur hapëm derën e shtëpisë, nga zjarri në vatër kishte mbetur vetëm prushi, i cili shërbeu si hell për të pjekur mish.

Derisa cakërruam gotat me verë dhe i dhuruam njëri-tjetrit puthje, një shkëndijë vetëtime përshkoi qiellin. Zhurma e bubullimës paralajmëronte se këtë natë do të ishte ngrohtë, ngase nëna natyrë kishte marrë gjithçka në dorë…

Enkelejda_24 ti po qe qenke per keto tema :smiley: nga i gjen gjith keto gjera :smiley:

Sh interesante