Qeni me syze që ka 80.000 ndjekës në Instagram (foto)

Një qen i vogël ka pushtuar zemrat e përdoruesve të internetit me pozat e tij. Toby, që ka rreth 80 000 ndjekës në Instagram, pozon me veshje dhe kapele të ndryshme, por gjëja që nuk ndryshon në fotot e tij janë një palë syze të zeza.

Pronari i tij, Joyce Chen, nga Vankuveri i Kanadasë, thotë se gjithçka ka nisur si shaka: “Isha në kafe një ditë të bukur me diell. Toby ishte ulur pranë meje dhe i vura syzet e mia. Ndryshe nga qentë e tjerë që tundin menjëherë kokën për t’i hequr ato, Toby nuk lëvizi fare. I bëra një foto dhe e postova në internet. Pati shumë sukses”.

“E kuptova shumë shpejt që Toby ishte fotozhenik dhe nisa t’i bëja foto çdo ditë”, shton pronari i qenit.

Toby_Littledude ka më shumë se 82 mijë ndjekës në Instagram dhe është marrë për reklama nga marka si Dyson, Daniel Wellington dhe Sudio Sweden.

/ Top Channel