Qentë nuhasin kancerin e prostatës

Të shfrytëzosh aftësitë nuhatëse të qenit për të zbuluar prezencën e tumorit në prostatë.

Ky është eksperimenti i çuditshëm i bërë nga shkencëtarët francezë të cilët kanë stërvitur një pastor belg (qen të cilët përdoren edhe për nuhatjen e lëndëve narkotike ose gjetjen e eksplozivëve) i cili “gjen” tumorin në prostatë duke nuhatur urinën e personave të sëmurë.

Rezultatet kanë treguar se nuhatja e qenit është në 91% të rasteve e saktë.

“Kjo tregon që urina e e personave me kancer të prostatës ka një erë ndryshe”, thonë shkencëtarët.

owwwww pse nuk thoni tani do marr edhe qen ne shtepi :smiley:

Gje e mire! tani do kete dhe qen doktor! ose doktor qen!

renix me mir e para tingellen me bukur :wink:

Interesante.Nje aperatur + per mjeksine

Interesante eshte si e dallon.