Rafre, telefoni i pastër japonez



Mbrojtëset e papërshkueshëm nga uji është lajm i vjetër në Japoni, pasi çdo telefon që prodhohet në këtë vend, prej vitesh parashikon dhe incidentet.

Por deri tani këto mbrojtëse nuk mbronin telefonat nga bakteret e shumta dhe papastërtitë. Për këtë është krijuar telefoni i parë sapun i cili është në testim, Rafre.

Ky telefon është dizenjuar të përdoret në të gjitha llojet e mjediseve, pa patur frikë se mund të bëhet pis, pasi mund të lahet lehtë me sapun. Kompania Kyocera thotë se ai është ideal për tu përdorur në kuzhinë, jashtë, apo dhe në banjë. Si dhurate ka një rosë gome ku mund ta mbështesësh.

Rafre ka një panel me prekje që punon edhe kur është i lagur, por kjo nuk tregon nëse ekrani është rezistues. Një tjetër e re që mund ta ketë ndihmuar natyrën e qëndrueshme të Rafre është Kyocera’s Smart Sonic Receiver, teknologjia që siguron audion pa folës. Dhe siç mund të shihet këta telefona janë dhe për prindër me fëmijë që telefoni mund t’ju bjerë orë e çast.

Ky telefon do të ketë Android 5.1 dhe ka një ekran prej 5 inç 720 piksel, dhe një kamera 13 megapiksel si dhe një bateri prej 3000 mAh brenda një kornize të hollë prej 10.1 mm. Telefoni do të dalë në shitje javën e ardhshme me një çmim prej 465 dollarë.

/ Top Channel

Shum interesant keta