Real Madrid dhe Jose Mourinho thyejnë rekord pas rekordi.

Për herë të dytë këtë sezonë futbollistët e Real Madrid kanë shenuar 10 fitore radhazi në Primera Division. Dy herë në një sezonë një rekord të tillë nuk ka arritur të shenojë asnjë klub deri tani në kampionatin spanjoll.

Seria e parë e ekipit të Mourinhos ka filluar me 24 shtator me fitoren ndaj Rayo Vallecano. Eshtë ndëprerë me 10 dhjetor me humbjen nga Barcelona në Santiago Bernabeu.

Menjëherë pas kësaj humbje, në ndeshjen kundër Sevillas Real Madrid ka fillur edhe fitoret e radhitura deri tek Espanyol ditën e diel.

Në 21 ndeshje Real Madrid ka shenuar 20 fitore dhe ka fituar 60 pikë nga 63 të mundshme.

Në epokën e Mourinhos, Real Madrid ka shenuar fitoren e 51-të me radhë, duke arritur Fabio Capellon, i cili fitore të tilla i ka shenuar në më shumë ndeshje, në 83.

Real Madrid në 25 xhiro ka arritur të shenojë 85 gola, dhe nëse vazhdon me ritëm të tillë mund të arrijë në 134 gola të shenuar për një sezonë.

Rekordi prej 107 golave është i sezonit 1989/1990. Kanë mbetur edhe 13 xhiro ku lojtarëve të Realit i duhen dhe 23 gola për të shenuar rekord.

fantastik reali kete sezon… nuk kam fjal te flas per kete skuader, jam bere nje tifoz i zjarrte i realit te madritit eshte skuadra me emire ne bote per momentin…

Per aq miliarda qe hidhen tek Real Madrid, aq eshte minimumi qe ata mund te bejne!