Reali dhe Barcelona me fitore..

Reali mposht Mallorcan n? udh?tim
Me golat e Robben, Raul dhe Ramos, kampioni i Spanj?s, Real Madrid, ka ka sh?nuar fitore n? udhëtim Mallorcan me rezultat 3-0.

Robben sh?noi golin e par? t? ndeshjes q? n? minutën e tret?, ndërsa rezultatin e dyfishoi kapiteni Raul, pas nj? loje t? mir? t? Higuain, n? minutën e 17-t? t? loj?s.

Pjesa e dyt? solli edhe golin e tret? p?r mbretërit, t? cilin e sh?noi Sergio Ramos, n? minutën e 66-t?, duke vulosur kështu fitoren p?r Realin.

Assesi te mposhtet Barcelona.

Skuadra e Barcelonës ka përmbysur gjithçka në dhjetë minutat e fundit të takimit në Reyno de Navarra për të dalë fituese kundrejt Osasunës me rezultat 3-2.

Blaugranët krijuan epërsinë në fund të pjesës së parë (45’) me anë të sulmuesit kamerunas, Samuel Eto’o.

Vendasit u kthyen në pjesën e dytë të takimit duke arritur të shënojnë dy herë brenda dhjetë minutash. Miguel Flano (63’) barazoi rezultatin në 1-1, ndërsa Walter Pandiani krijoi epërsinë për Osasunën.

Atëherë kur mendohej se Barcelona më në fund do humbë, pas të gjithë atyre fitoreve radhazi, kështu nuk ndodhi.

Dhjetë minuta pa përfunduar koha e rregullt, Xavi Hernandez barazoi rezultatin në 2-2, ndërsa lojtari më i mirë në botë për momentin, Lionel Messi, me një godite nga jashtë gjashtëmbëdhjetëmetërshit, e mposhti portierin Roberto, për t’ia siguruar fitoren Barcelonës.