Receta embelsira te ndryshme !

Krep me portokall
Kreperitë bëjnë çudira … Zbulojini ato në versionin e tyre të rafinuar, të lehtë dhe erëmirë.

Për 4 persona

Përgatitja: 40 minuta
Pritja: 2 orë
Pjekja: 50 minuta

  • 125 gr miell
  • 2 portokalle
  • 30 ml qumësht
  • 2 vezë
  • 1 lugë kafeje konjak
  • 40 gr gjalpë
  • kripë, sheqer

Për gjalpin e portokallit

  • 1 portokall, 1/2 limon, 40 g gjalpë, 40 gr sheqer i akullt, 5 ml konjak

Për ta shoqëruar

  • 1/2 litër sherbet me limon, 1 fije mente

Këshilla:

  • Brumi mund të jetë edhe më i mirë nëse ju e përgatisni që më parë.
  • Në se ju mbetet brumë, krijoni krep të tjerë. Stivosini ato duke i ndarë nga katrorë letrash të sulfurizuara. Ju mund t’i ruani në frigorifer: nuk do t’u mbetet veç t’i vini në furrë disa minuta për t’i ngrohur. Do t’ju shërbejnë në mëngjes ose në zemër, me gjalpë të kripur ose shurup panje, me marmalatë portokallesh ose reçel luleshtrydhesh.

Etapa e parë
Në një tas hidhni miellin e papërpunuar me fare pak kripë dhe sheqer. Thyeni vezët në mes dhe përziejini duke mbledhur miellin drejt qendrës me ndihmën e një punimi të fortë. Shtoni aty progresivisht qumësht, pastaj konjak. Filtroni brumin. Mbulojeni brumin pasi e keni zgjatur dhe e lini të pushojë për 2 orë në frigorifer.
Shkrini 20 gr gjalpë në një tigan me krepë dhe hidheni atë mbi brumë.
Përgatisini krepët: hidhni pak brumë në tigan. Përkuleni në mënyrë që brumi të shtrohet mbi fundin e tiganit. Nxeheni dhe lëreni të piqet për 1 minutë mbi një zjarr mesatar. Shqitini anët, kthejeni krepin me një spatul dhe piqeni anën tjetër për 1 minutë.

Etapa e dytë
Përgatisni në të njëjtën mënyrë një dyzinë me krepë, pa harruar të gjalposni rregullisht tiganin. Stivosini pak nga pak mbi një pjatë. Lani një portokall dhe thajeni. Me ndihmën e një thike hiqni copa lëkure të gjata. Ndajeni portokallin, filtroni lëngun dhe ruajeni. Qëroni dy portokalle të freskët, ndajeni në thela.
Përgatsni gjalpin e e portokallit: ngrohni 40 gr gjalpë dhe sheqer në tigan. Shtoni copat e lëkurës, lëngun e portokallit të filtruar, një lugë kafe lëng limoni dhe një lugë kafe konjak. I zieni thelat e portokallit për 1 minutë. I hiqni ato ashtu si dhe lëkurët dhe i ruani.

Etapa e tretë
Ngroheni furrën mbi termostatin 6 (180gradë celsius).
I skuqni krepët një nga një, nga të dy anët, në gjalpin me portokall të nxehtë.
I ndani në katër dhe i rezervoni ato në një pjatë që e duron nxehtësinë. Në fund të veprimit vëreni pjatën e nxehtë në furrën e fikur.
Hidhni mbetjen e konjakut në tigan. E ngrohni, e piqni, lëreni të fiket.
I ndani krepët mbi pjata individuale, pastaj vini shpejt thelat e portokallit të vakta dhe lëkurët. I lagni me gjalp portokalli. Vini në çdo pjatë dy masa sherbet limoni, zbukurojini me fije mente dhe shërbejini menjëherë.

Buding molle

Për 6-8 vetë:

  • 6 lugë margarinë
  • 12 feta buke tost, tuli bukës të jetë i bluar
  • 1/2 kg mollë
  • 23 filxhan ujë
  • 12 filxhan sheqer
  • 1 filxhan marmelatë

1 - Fërgoni në një tigan të thellë me margarinë fetat e bukës në një zjarr mesatar deri sa ato të zverdhen. I vendosni ato mënjanë.

2 - I qëroni mollët dhe i prisni në katrorë të vegjël. I zieni më ujë dhe sheqer dhe afro 25 minuta në një tenxhere deri sa ato të zbuten krejt.

3 - Shtoni në formë sufleje me shtresa 1 filxhan me tul buke të fërguar, 2 filxhanë me salcë molle dhe 12 filxhani marmelatë frutash. Përsërisni të njëjtën gjë deri sa të mbarojnë lëndët e përgatitura duke përfunduar me shtresën e sipërme me tulin e bukës dhe mandej e piqni budingun për afro 25 minuta në furrë të ngrohur në 180 gradë. Nëse dëshironi, e lyeni në formë garniture budingun me një shtresë të hollë marmelate, krem qumësht dhe e servoni disi të vakët.

Ëmbëlsirë ‘tiramisu’ me fruta

Përgatitja:

  • 1 kek i gatshëm me kakao i ndarë në dy pjesë, ose mund ta përgatisni vetë me 3 gota qumësht, 3,5 lugë miell, 3-4 lugë sheqer.
  • luleshtrydhe
  • kivi
  • 2 gota nga (200 gr) me nescafe me qumësht të ftohtë

Së pari përgatisni kek-un, duke e përzier me qumështin, miellin dhe sheqerin në mënyrë të tillë që të mos krijohen toptha të miellit. Më pas lëreni të ftohet. Vendoseni gjysmën e poshtme të kekut në një pjatë të madhe dhe spërkateni atë mirë me një gotë me nescafe me qumësht të ftohtë.

Më pas shtroni sipër saj gjysmën e fillit të ftohtë dhe më tutje shtoni kivi të prerë hollë në formë rrethi. Pas kësaj vini katin e dytë të kekut dhe spërkateni dhe atë me një gotë tjetër me nescafe dhe qumësht të ftohtë dhe shtroni fillin e mbetur. Më pas zbukurojeni atë me luleshtrydhe dhe kivi.

Ndryshe, kivi në mes jep një aromë shumë interesante dhe të mirë, të krijon përshtypjen se është përdorur liker në të. Nëse do ta bëni pa fruta ju këshillojmë që fillit t’i shtoni vanilje për shtim arome dhe variacion si dhe në shtresën e dytë të mos vini fill, por ta mbyllni me kafe, kakao të spërkatur pasi të keni hedhur gotën me nescafe dhe qumësht të ftohtë. Po ashtu, mund të përdorni arra, lajthi, rrush të terur.

Peta të ëmbla

Materialet për 30-35 copë:
Për mbushjen

• 2 vezë
• 2 të kuqe vezësh
• ¼ lugë ëmbëlsire
• sodë buke
• kripë, një majë luge lëkurë nga gjysmë portokalli
• 1 ¾ lugë gjelle miell
• Vaj ulliri

Për shurupin
• 2 lugë gjelle mjaltë
• ½ filxhan sheqer
• 1 filxhan ujë (ose 2 filxhanë mjaltë dhe 1 ujë)

Për zbukurimin

• kanellë
• arra të grira
Përgatitja:

Rrihni në mikser vezën dhe të kuqët e vezëve së bashku me sodën dhe kripen, për rreth 20 minuta. Shtoni lëngun e portokallit dhe vazhdoni rrahjen, duke shtuar pak nga pak miellin, derisa të bëhet brumë. E ndani në dy topa; e mbështillni me një celofan dhe e vendosni në frigorifer për 2-3 orë.

Në tryezën ku do të punoni hidhni pak miell. Gjithashtu lyeni edhe duart me miell. Hapni brumin në petë shumë të holla (nëse brumi ngjit shtoni miell, me qëllim që të bëhen ëmbëlsirat më të shkrifta). I prisni petët në rripa me trashësi 6 cm dhe gjatësi 15 cm. secilën. I shtrini të gjithë rripat prej brumi njëri mbi tjetrin në tryezë dhe i mbuloni me pecetë që të mos thahen.

Në një tigan të thellë ose tenxhere hidhni vaj me bollëk dhe e digjni atë. Merrni me pirun një rrip brumi. E mbështillni rreth pirunit dhe menjëherë më pas e zhysni në vaj. Këtu e lini derisa të skuqet dhe të fryhet. E përsëritni këtë ritual me të gjitha rripat. I vendosni në një letër thithëse kuzhine që të kullojnë.
Në vazhdim përgatitni shurupin duke zier ujin me sheqerin, derisa të shkrihet dhe më pas shtoni mjaltin. I përzieni materialet derisa të mpiksen. I spërkatni ëmbëlsirat me shurupin dhe i zbukuroni me kanellë dhe arra të grira.

Kek me karota

  • 380 gr miell
  • 100 gr gjalpë/margarinë
  • 100 gr bajame
  • arra të grira
  • 300 gr karota të grira
  • 3 kokrra vezë
  • 3 lugë gjelle sheqer sodë buke

Në një tas të thellë përzihet mielli, soda, sheqeri, vezët dhe gjalpi i cili duhet të jetë i butë (në temperaturë dhome). Rrihen derisa të bëhet masa homogjene dhe pastaj duke vazhduar përzierjen i hidhni bajamet e grira dhe karotat e grira. Pastaj hidhet në tavë (të lyer me pak gjalpë dhe pak miell që të mos ketë ngjitje) dhe futet në furrë në 175-180 gradë për 40 minuta.

Pije me kafe

Përbërësit për 4 persona:

  • 3 dcl ujë
  • 2 lugë kafe
  • pak kakao
  • 50 dcl sheqer
  • sheqer vanilje
  • krem qumështi
  • 4 copa të vogla çokollate

Përgatitja:

Hidhni kafen në një tenxhere me 1/2 gotë ujë, pastaj shtoni kakaon, sheqerin, vaniljen dhe amalgamojini në zjarr të avashëm derisa të shkrijë sheqeri. Lëreni të ziejë për dy minuta pastaj hiqeni të ftohët. Hidheni në një enë metalike të cekët e të gjerë dhe vendoseni në ngrirje për 20- 30 min. Pastaj trazojeni me pirun përbërjen qe po fillon të ngrijë. Përsëriteni për 8-10 herë duke e lënë përbërjen në ngrirje për rreth 14 orë, derisa të ketë ngrirë mirë. Copëtojeni përbërjen e ngrirë me një thikë pastaj hidheni në gota të gjata që duhet të ftohen më parë në frigorifer.
Kompletoheni me krem qumështin qe i keni dhënë formë dhe 1 copë çokollatë.

Ëmbëlsirë me çokollatë

Përbërësit:

  • 1 tas me çokollata të copëtuara ( rreth 9 copëza çokollate)
  • 1 lugë gjelle gjalpë, e shkrirë
  • 2 copa krem djathi i butë
  • 1 cope krem djathi me 1/3 më pak i butë
  • 1 gotë sheqer
  • 3 lugë gjelle miell
  • 1 lugë gjelle përbërje vanilje
  • 3 të bardha vezësh
  • 1 vezë
  • 30g çokollatë

Përgatitja:

1 - Ngroheni paraprakisht furrën në 325 gradë.
2 - Vendosni copëzat e çokollatës në një tigan duke i ngrohur dhe duke i shkrirë me gjalpë. Përziejeni atë derisa të shkrihet. I fusni në 325 gradë për 8 minuta.
Hidhni në një tas të madh kremin e djathit, përziejeni mirë, shtoni miellin, të bardhat e vezëve, vezën, përziejeni masën derisa të bëhet një përzierje e njëtrajt¬shme. Hidhni përzierjen e sapo bërë në tiganin me çokollatë.
Vendosni çokollatën në një mikrovalë të vogël, në ‘High’1, 1/2 minuta, dhe e përziejmë për 45 sekonda (çokollata nuk duhet të shkrihet plotësisht). Përziejeni derisa të zbutet. Hidhni çokollatë të shkrirë në përzierjen e miellit për të formuar 9 pjesëza. Hidheni çokollatën sipër përzierjes së miellit dhe i piqni për 35 minuta në 325 gradë.
Ftoheni duke e vendosur në një letër alumini dhe e lini për 2 orë, pastaj servireni.

Luleshtrydhe (dredhëza) me krem qumështi

Materialet për 4 persona
• 500 gr. luleshtrydhe
• ½ litër kos
• 3 lugë gjelle sheqer
• 2 lugë gjelle liker
• 1 lugë ëmbëlsirë vanilje

Përgatitja:
1 - Rrihni në mikser kosin derisa të bëhet një masë e shkumëzuar
2 - Shtoni sheqerin pak nga pak dhe në vazhdim vaniljen.
3 - I prisni luleshtrydhet në katërsh dhe i përzieni me kosin e rrahur dhe likerin.
4 - E hidhni masën nëpër gota dhe e zbukuroni me luleshtrydhet e mbetura.

Torte me dardha dhe me arra

Perberesit per 4 persona: - 250 gram brume i sheqerosur, - 1 luge gjelle recel dardhe, - 1 luge gjelle mjalte, - 200 gram arra te qeruara, - 150 gram krem i fresket, - 2 veze, - 2 luge gjelle miell. Pergatitja: Ndizni furren ne temperaturen 180C. Hapeni brumin mbi nje siperfaqe te sperkatur me miell dhe perzjejeni se bashku me te. Ndajeni brumin ne kater pjese te barabarta dhe hapeni ne forme te rrumbullaket (me diameter rreth 8-10cm). Çpojini anet e seciles pjese me ndihmen e nje piruni. Brimat e krijuara mbushini me disa kokrra fasule (per ti dhene forme). Futini ne furre dhe lereni per 10 minuta. Pasi t’i keni nxjerre, lerini te ftohen dhe hiqni kokrrat e fasules. Nderkohe pergatisni garnituren. Beni gati 80 gr arra te qeruara. Ne nje tas perzjeni masen e recelit te dardhave, mjaltin, kremin dhe vezet, derisa te formohet nje mase homogjene. Shtojini dhe arrat e qeruara. Masen e pergatitur hidheni mbi format e brumit. Futini ne furre dhe lerini te piqen per rreth 20 minuta. Embelsiren e nxjerre nga furra mund ta zbukuroni me pjesen e mbetur te arrive te grira, me krem, me pak recel dardhe ose me vanilje. Kjo embelsire sherbehet e vaket ose e ftohte

Torte

PERBERESIT
• 1 veze e plote
• 2 të verdha veze
• sheqer, 6 luge
• gjalpe, 1 5 0 g
• miell 0, 3 0 0 g
• levorja e gnre e një limoni
• 1 pako maja për embelsira
• pak qumesht për të tretur majane
• 1 kavanoz e 1/2 marmelate qershie (vishnje, mendre, kumbulle)

Rrihini vezet me sheqer derisa të zbardhen mirë, pastaj shtoni gjalpin e tretur lidheni plotesisht. Shtojini miellin e situr,levoren e limonit të grire (vetem pjesen e gjalle) dhe, ne fund, majane e tretur ne pak qumesht. Lereni brumin të pushoje për 30 minuta, mbuluar me një beze, me pas, me 2/3 e brumit visheni torten e bërë me gjalpe dhe me miell duke ia lene anet të larta. Shpojeni fundin me dhembet e një piruni, pastaj hidhini marmelaten. Me brumin e mbetur plotesojeni torten sipas shijes suaj (mund ta zbukuroni me një rresht prej brumi ose të prisni forma brumi) dhe piqeni ne furren e nxehte për afro 30 minuta, pa e hapur fare furren.

Torte me elb dhe kumbulla

PERBERESIT
• BRUME për PETE: 1 doze MBUSHJA: • elb, 1 0 0 g
• sheqer i bardhe, 50 g
• 1 dore kripe
• qumesht, 250 ml
• një cope vanilje
• sheqer kallami, 150 g
• 4 të verdha veze
• kumbulla, 500 g
• lengu i 1/2 limoni

Pergatitni brumin për pete ne menyren e zakonshme dhe vereni të pushoje ne frigorifer.Nderkohe zieni elbin ne uje me kripe duke e lene për afro 40 minuta. Kullojeni dhe vazhdojeni gatimin me qumesht, me vanilje (të cilen do ta hiqni ne fund të gatimit), derisa elbi ta kete thithur plotesisht. Hiqeni elbin nga zjarri dhe shtojini sheqerin e bardhe dhe të verdhat e vezeve një e nga një, duke perzier kete mase, derisa të behet kompakte.Verini kumbullat, pa berthama e të prera ne thela, ne zjarr, lerini të mpiksen pak dhe shtojini sheqer kallami e lengun e limonit, duke i zier derisa të zbruhen mirë, pa u shperbere.Hapeni brumin ne formen e bërë me gjalpe dhe miell, hidhini persiper elbin duke e sheshuar me luge dhe mbulojeni të gjithin me kumbulla. Piqeni ne furren e nxehte për afro 45 minuta.

Torte me banane

Perberesit:

Petet e brumit:

6 veze
6 luge sheqer
200 gram sheqer pluhur
6 luge miell
250 gram margarine
1 kanelle
1 filxhan vaj
2 luge kakao

Kremi per lyerje

1/2 liter qumesht
2 puding vanile
6 luge sheqer, i zieni dhe i lini te ftohen
1 cokollate per zierje

Pergatitja:

Perberjet per peten e brumit i perzieni dhe i pjekni ne tepsi te rrumbullaket dhe i lini qe te ftohen. Me pas ato lyhen me dy decilitra uje te vluar dhe gjashte luge sheqe, ne menyre qe te jene te buta dhe te lengeta. Kur kremi te ftohet, e tundni mire me mikser dhe i shtoni margarinen e shtypur mire, vezet e rrahura dhe 200 grame sheqer pluhur, si dhe dy banane te shtypura. Me kete mase te fituar i lyeni petet, ku ne mes me cokollate, ndersa siper me kremin e fituar nga bananet, vezet dhe margarina, si dhe me shtresen e pudinkut te vanilles. Me pas i hidhni edhe arra te shtypura dhe kokos, poashtu mund t’i shtoni edhe fruta te ndryshme sipas deshires.

Biskota ma manaferra

Perberesit per kater persona: • 200 gr. miell, • 100 gr. gjalp, • 100 gr. sheqer, • 150 gr. manaferra te fresketa, • recel manaferrash. Pergatitja: Ne fillim zbusni gjalpin per gjysem ore dhe priteni ne kuba te vegjel (mos e shkrini). Ne nje ene sitni miellin, shtoni gjalpin, sheqerin dhe punojeni perberjen derisa te formohet nje brum elastik. Mbulojeni me nje pecete dhe lereni ne frigorifer per gjysme ore. Lyeni me gjalpe nje tave rrumbullake, shtroni brumin duke i dhene forme, ne menyre qe te formoje nje rreth me te gjere se tava. Kujdes: Trashesia e brumit nuk duhet te jete me e vogel se gjysem centimetri, perndryshe brumi thahet! Shtroni mbi brum pak recel manaferrash dhe mbi te vendosni me kujdes manaferrat e fresketa; vendoseni ne furre per rreth 40 minuta ne temperature 170°. Mund te perdorni edhe fruta te tjera sipas deshires

Krep me portokall

Kreperitë bëjnë çudira … Zbulojini ato në versionin e tyre të rafinuar, të lehtë dhe erëmirë.Për 4 persona

Përgatitja: 40 minuta
Pritja: 2 orë
Pjekja: 50 minuta

  • 125 gr miell
  • 2 portokalle
  • 30 ml qumësht
  • 2 vezë
  • 1 lugë kafeje konjak
  • 40 gr gjalpë
  • kripë, sheqer

Për gjalpin e portokallit

  • 1 portokall, 1/2 limon, 40 g gjalpë, 40 gr sheqer i akullt, 5 ml konjak

Për ta shoqëruar

  • 1/2 litër sherbet me limon, 1 fije mente

Këshilla:

  • Brumi mund të jetë edhe më i mirë nëse ju e përgatisni që më parë.
  • Në se ju mbetet brumë, krijoni krep të tjerë. Stivosini ato duke i ndarë nga katrorë letrash të sulfurizuara. Ju mund t’i ruani në frigorifer: nuk do t’u mbetet veç t’i vini në furrë disa minuta për t’i ngrohur. Do t’ju shërbejnë në mëngjes ose në zemër, me gjalpë të kripur ose shurup panje, me marmalatë portokallesh ose reçel luleshtrydhesh.

Etapa e parë
Në një tas hidhni miellin e papërpunuar me fare pak kripë dhe sheqer. Thyeni vezët në mes dhe përziejini duke mbledhur miellin drejt qendrës me ndihmën e një punimi të fortë. Shtoni aty progresivisht qumësht, pastaj konjak. Filtroni brumin. Mbulojeni brumin pasi e keni zgjatur dhe e lini të pushojë për 2 orë në frigorifer.
Shkrini 20 gr gjalpë në një tigan me krepë dhe hidheni atë mbi brumë.
Përgatisini krepët: hidhni pak brumë në tigan. Përkuleni në mënyrë që brumi të shtrohet mbi fundin e tiganit. Nxeheni dhe lëreni të piqet për 1 minutë mbi një zjarr mesatar. Shqitini anët, kthejeni krepin me një spatul dhe piqeni anën tjetër për 1 minutë.

Etapa e dytë
Përgatisni në të njëjtën mënyrë një dyzinë me krepë, pa harruar të gjalposni rregullisht tiganin. Stivosini pak nga pak mbi një pjatë. Lani një portokall dhe thajeni. Me ndihmën e një thike hiqni copa lëkure të gjata. Ndajeni portokallin, filtroni lëngun dhe ruajeni. Qëroni dy portokalle të freskët, ndajeni në thela.
Përgatsni gjalpin e e portokallit: ngrohni 40 gr gjalpë dhe sheqer në tigan. Shtoni copat e lëkurës, lëngun e portokallit të filtruar, një lugë kafe lëng limoni dhe një lugë kafe konjak. I zieni thelat e portokallit për 1 minutë. I hiqni ato ashtu si dhe lëkurët dhe i ruani.

Etapa e tretë
Ngroheni furrën mbi termostatin 6 (180gradë celsius).
I skuqni krepët një nga një, nga të dy anët, në gjalpin me portokall të nxehtë.
I ndani në katër dhe i rezervoni ato në një pjatë që e duron nxehtësinë. Në fund të veprimit vëreni pjatën e nxehtë në furrën e fikur.
Hidhni mbetjen e konjakut në tigan. E ngrohni, e piqni, lëreni të fiket.
I ndani krepët mbi pjata individuale, pastaj vini shpejt thelat e portokallit të vakta dhe lëkurët. I lagni me gjalp portokalli. Vini në çdo pjatë dy masa sherbet limoni, zbukurojini me fije mente dhe shërbejini menjëherë.

ore Majdi po na hape pune ore, hajt te ngrihemi ti bejme keto embelsirat e tua…boboboo apo qenkan pak…
une jam dhe me diete…po gjithsesi faleminderit per recetat. do ti bej nje nga nje e do te shkruaj rezulatatin…

Do ket dhe te tjera :slight_smile:

kur te besh ndonje nga keto recetat e mesiperme me posto nje cop mua :smiley:

madji sapo bera nje torte me banane…rrofsh per receten…po deshe nje cope po ta nis…hahahaaa

Nise me post :smiley: , me pelqen torta me banane

do nje krep me nutella e arre kokosi??? apo e do me recel???

Me recel hahaha :stuck_out_tongue:

Përbërësit:Tortë me luleshtrydhe

  • 200gr brumë i qullët të ngrirë
  • ¼ dl qumësht
  • 700 gr sheqer vanilje
  • 25 gr miell
  • 2 të verdha veze
  • ¼ pana të freskët
  • 50 gr bajame
  • 700 gr luleshtrydhe
  • 70 gr sheqer
  • ¼ dl ujë
  • 750 gr miell
  • 4 vezë
  • 700 gr gjalpë

Përgatitja:

Shkrini brumin e qullët, pastaj shtrijeni në një tortierë, hapini disa vrima me pirun. Përgatisni brumin për “mbulesën” e tortës. Hidhni ujin, gjalpin, pak kripë, 20 gr sheqer në një tenxhere. Ziejeni, shtoni miellin e vazhdoni ta përzieni brumin me një lugë druri, derisa brumi të shkëputet nga ena. Hiqeni nga zjarri dhe shtoni 4 vezët një nga një, përziejeni dhe mbajeni larg zjarrit.

Përgatisni kremin e pastiçerisë: hidhni qumështin e vluar dhe vaniljen mbi të verdhat e vezës, mbi sheqerin dhe miellin, përzieni dhe lëreni të vlojë për disa sekonda. Bashkoni
gjysmën e kremit të pastiçerisë me brumin 'mbulesës’ hidheni në një tavë bashkë me brumin e qullët dhe hidhini sipër bajamet e prera.

Piqeni në furrë të nxehur 210° për 30 min. Hiqeni nga furra dhe lëreni të ftohet.
Lani mirë luleshtrydhet, rrihni panën derisa të bëhet si shkumë. Me ndihmën e një thike shkëpusni brumin’ e qullët nga “mbulesa”. Hidhini sipër brumit të qullët pjesën e mbetur të kremit të pastiçeri së, hidhini sipër luleshtrydhet dhe panën.

Vendosni me kujdes “mbulesën” e spërkateni me sheqer pluhur.

:eek: qenkeni guzhinier te mire ju… pa hajde kush do na bej ndonje embelsire te mire se na ka ardhur oreksi :stuck_out_tongue:

si e do???

Me luleshtrydhe dhe ca more!

more ???

fruta pylli te eger :stuck_out_tongue:

menaferra- more
frutti di bosco- fruta pylli

Faleminderit :slight_smile:

e kam per detyre…per cdo te paqarte rreth pjatave mund te me shkruani…

A mun dikush me um tregu per recepten e Trileqes ne shqip sa ma kjart ?>??

diana me vjen keq por une se kam bere ndonjehere trilecen…pashe disa receta ne inernet,por asnjera s’mu duk e qarte…do te mundohem ta gjej, do ta provoj nje here e pastaj te ta shkruaj…