Receta gatimi!

Pastiço me djathë.

Për 4-5 persona duhen:

[b]Makarona 300 gram,
vezë 2 kokrra,
djathë 100 gram,
qumësht 1 e 1/2 filxhan çaji,
kripë,
piper,
gjalpë e djathë kackavall të grirë 1 lugë gjelle.

Makaronat spageti ziejnë në ujë të vluar me kripë për 10-15 minuta.

Kullohen, shpëlahen,kullohen përsëri mirë dhe hidhen ne tavë, shtohen djathë i bardhë i thërmuar, një pjesë e gjalpit, vezë, pak qumësht, piper i zi dhe të gjitha këto përzihen mirë, shtrohen në tepsi të lyer me yndyrë, përsipër hidhet salcë bardhë, spërkatet me gjalpë e djathë kackavall dhe piqet në furrë për 25-30 minuta.[/b]

Emaus! Mund te nderrohet titulli i temes dhe te behet “Receta Gatimi” qe te mund te postohen edhe receta te tjera praktike si kjo?
Jane shume te vlefshme se po mbeta ndonjehere vetem, nuk ngel tek vezet e skuqura! :lol:

Kjo daku eshte shume teme e mire.Mund te perfitosh

PO JU SHKRUAJ NJE RECETE SHUME TE THJESHTE MEQE E PASKENI ME PERTIM GATIMIN.

QUHEN “BRUSCHETTE AL POMODORO” DMTH. BUKE TE THEKUR ME DOMATE.

DUHEN
2-3 KOKRRA DOMATE TE PJEKURA,
MAJDANOZ,
BORZILOK,
HUDHER,
VAJ ULLIRI,
KRIPE.

PRESIM DOMATET NE KUBETE TE VEGJEL, I PERZIEJME ME MAJDANOZIN E GRIRE HOLLE,KRIPE,
BORZILOK DHE VAJ ULLIRI.PASTAJ MARRIM FETA BUKE( eshte me mire qe te perdorim buken e nje dite me pare)

I THEKIM OSE NE FURRE OSE NE ZGARE. PASI I HEQIM NGA FURRA U HEDHIM PERZIERJEN ME DOMATE.

ESHTE NJE RECETE SHUME E THJESHTE DHE VERORE QE MUA PERSONALISHT ME PELQEN SHUME.
SHKRUAJTA KETE RECETE QE MU DUK ME E THJESHTA NGA ATO QE DI.SHPRESOJ QE T’JU PELQEJ…

une i pergatita Urdheroni, Na befte mire :slight_smile:

flm nertit per receten

Renix shume te shijshme i ke bere

Tava e kosit:

1- hurdha te prera hollshem shume,
2- miell misri nje grusht(gjithmone varet se sa gatuan)
3-mish qingji(lamb) , ose edhe mish deleje…
4- kos
5-kripe…
6-qepe icik fare sa te them une sa te man dora tate ty ne pellembe…per ti dhene shije icike mishit…
7- vaj ulliri

Metoda e gatimit.

[b]1- merret qepa edhe hidhet ne nje ene te thelle ku ke hedh si fillim vajin e ullirit afersisht 4 luge gjelle
2- merret mishi edhe behet ne copa tani copen ti zgjidhe vete sa te madhe do ta besh, por mire eshte mos ti bejme shume te medha , se nuk duken shume, e kom fjalen kur i bene te vogla duket sikur ka shume mish… edhe i hedhim ne ene. Keshtu i skuqim pak edhe sa mishit ti vije icike ere e mire, u hedhim edhe icike kripe.
3- Hidhi siper uje edhe veje per te zjere pak edhe provoje ti kur mishi te hahet e jo te jete si llastik,
4- mishi i qingjit zjen shpejt keshtu qe provoje ere pas here.
5- Merr nje ene te madhe edhe hidh afersisht 1/2 kg kos( 1 kg mish) hidh vaj ullini 3 luge gjelle edhe hudh edhe hurdhat e grira hollshem , po qe se je qejflije hidhi edhe ca erza se nuk i ben keq :smiley: …perzieji bashke, Pastaj hidhi icike miell misri edhe perzieji bashke,aq shume perzieji sa ti besh telef fare ti bosh…( e kom llafin perzieji 2 min) :lol:

6- mishin e ziere e merr e heq nga uji edhe e hedh ne nje tave pjekje te cilen e ke lyer pak me voj ullini nga te gjitha anet, edhe veje mishin aty pasi e ke hequr nga lengu i vet…
8- merr sa te them une ty i garuzhde long mishi edhe hudhja siper perzierjes se kosit edhe , edhe ashtu si oshte hudhja siper mishit…

9- merre taven edhe fute ne furre afersisht 220 grade ,edhe piqe per afersisht 20-30 min, por mire eshte me e pare here pas here , se e poqe pastaj …-

Pastaj merre taven edhe ndaje neper pjata , edhe merr stilolapsin edhe disa flete te bardha edhe pergatit faturen per secilin nga mysafiret edhe , griji nga paret… e kam fjalen merru parate per taven e kosit… :lol:[/b]

Po pace koke di te besh

Ku e ke menjen ti mer daj, te Rrushka! Hajde se ta jap une nje pace! :lol: :lol:

Lake une jam numer NJE per te gatuar :smiley: , mua nuk me pelqen pacja e kokes, por me qe e dashke po ta shkruaj pak me vone.

Cuna respektojini pak temat se i keni kthyer te gjitha ne chit-chat.

Patellxhane TURSHI.

[b]Çajme patellxhanet per se gjati me majen e nje thike, po nuk e cojme deri ne fund.

I hedhim ne nje tenxhere me uje te vluar dhe kripe te cilen e kemi hequr nderkohe nga zjarri dhe i leme per disa minuta sa te fillojne te zbuten.

Pastaj i nxjerrim ne nje kullonjese dhe u veme persiper nje peshe qe tu dale lengu i tepert.
I leme keshtu gjithe naten. Te nesermen i shtrydhim edhe nje here mire patellxhanat dhe pergatisim mbushjen.

Grijme ne nje ene disa speca te kuq e jeshile, shume hudhra dhe majdanoz (te gjitha keto te grira holle), hedhim kripe, piper dhe spec djeges sipas deshires.

I perziejme mire dhe i sperkasim me uthull. Me masen e pergatitur mbushim patellxhanet e shtrydhur mire dhe po te duam keta patellxhane mund ti lidhim me nje sije majdanozi ose selino qe te mos hapen, por edhe pa i lidhur ne rregull jane.

Patellxhanet e mbushur i rreshtojme ne nje ene dhe i sperkasim me uthull e kripe dhe u veme persiper nje peshe.

I leme keshtu per rreth nje jave deri ne dhjete dite. Patellxhanet do te jene mbuluar nderkohe nga lengu qe kane nxjerre. I heqim nga lengu duke i lene te kullojne mire dhe i rreshtojme ne nje ene(me mire do te ishte qelqi ose qeramike)dhe i mbulojme me vaj ulliri.

Ndermjet patellxhaneve mund te shtojme edhe thelpinj hudhre te fresket te paprere qe do te marinohen me kalimin e kohes. Por nderkohe turshia eshte gati.[/b]

Emaus, me te vertete qe po behet nje teme interesante kjo! Je njesh!

Emaus Pacen ku e ke lene turshine

Nje sekond, ku jeni ju qe nuk ju shoh? Jeni te fshehur?

Jo mi shoqe! Ja ku jam une! :smiley:

Pace koke

[b]Për 4 vetë

Duhen:[/b]

[b]- 1 kokë

  • gjalpë ose vaj 1 filxhan kafeje
  • miell 1 luge kafeje
  • spec djegës 1/2 luge kafeje
  • kripë, piper
  • uthull 2-3 lugë
  • hudhra 4-5 thelpinj
  • 1 qepë
  • karrota 2-3 copë
  • selino, majdanoz[/b]

Gatimi:

[b]Pasi pastrohet, koka vendoset në tenxhere, mbulohet me ujë të ftohtë dhe vihet ne zjarr. Kur të ketë marrë vale i hiqet shkuma dhe lihet të ziejë në zjarr të ngadaltë, duke i hedhur qepë karrota, selino, kripë, piper, dafinë majdanoz.

Lihen derisa të jenë zier mirë d.m.th. kur mishi të ndahet lehtë nga kocka. Kullohet, qërohet mishi nga kockat dhe pritet në copa të vogla kubike. Në një tenxhere hidhet yndyrë, pak salcë dhe lëngu i marrë nga zierja e kokës. Kur lëngu të ketë marrë valë, shtohet mishi i zier, pak spec i kuq dhe lihen të ziejnë në zjarr te ngadalte edhe per disa minuta, shtohet kripë dhe piper i zi.Në fund paçes i hidhen hudhra të shtypura me uthull.[/b]

hahaha! Bravo emaus, por lakes i duhen dyfishi i ingredienteve qe ke shkruar ti aty! :lol: :lol: :lol:

Paçe plënci me vezë e limon

[b]Plenci lahet me uje te ftohte, pervelohet me uje te vluar per 30 sec, pastrohet nga shtresa e brendshme derisa te zbardhet, lahet mire dhe vendoset ne uje te ftohte per t’u zier.

Gjate zierjes hidhen perime aromatike, qepe te pjekura mbi sobe, karota, rrenje selino, kripe dhe piper.

Pasi keto te kene sier, plenci pritet ne copa te vogla dhe pergatitet pacja.

Per kete ne nje tenxhere hidhet yndyre dhe pasi ajo te jete nxehur shtohet miell, kaurdiset derisa te zverdhet pak dhe pastaj shtoehn plencat e zier. Kaurdisen perseri se bashku dhe hidhet leng i kulluar nga zierja e plencave.

Lihen te ziejne e zjarr te ngadalte per 10-15 min. Ne fund rregullohen me veze e limon. Ne nje ene porcelani rrihen vezet, hollohen pak e nga pak me lengun e paces, shtohet limon ose limontoz i tretur ne uje dhe hidhen te pacja. Gjate vendosjes neper pjata paces mund ti hidhet sipas deshires piper i zi.

Per 4-5 persona duhen:
.
…plenca 1.5 kg,
gjalpe 50g,
miell 1 luge gjelle,
veze 1 kokerr,
qepe 1 kokerr,
karota 2-3 cope,
limon 1/2 kokerr mesatare,
piper i zi,
kripe.[/b]

Paçe plënci me salcë

[b]Plenci pastrohet dhe vihet te zieje njelloj si me siper.
Ne nje tenxhere me yndyre kaurdiset miell, i shtohet pak salce dhe hidhet lengu i fituar nga zierja e plencave.

Kur lengu te marre vale shtohen plencat e zier te grire ne copa te vogla, pak spec i kuq dhe lihen te ziejne ne zjarr te ngadalte per disa minuta, duke i hedhur kripe e piper te zi. Gjate ndarjes ne pjata paces i hidhen hudhra te shtypura dhe uthull.

Per 4-5 persona duhen:

Leng plenci 1 liter,
plenca 1.5 kg,
gjalpe 50g,
miell 1 luge kafeje,
salce 1/2 luge kafeje,
spec,
kripe,
karota 2-3 cope,
uthull 2-3 luge,
hudhra 4-5 thelpinj,
qepe 1 kokerr,
selino,
majdanoz.[/b]

Une vdes per pace koke