Redoni: Më pëlqejnë femrat shpërthyese

Këngëtari i muzikës rok, Redon Makashi, thotë se atij i pëlqejnë femrat të cilat janë ‘shpërthyese’ dhe ‘të sherreve’.
Këto komente Redoni i ka bërë për shtojcën e gazetës Panorama, “Unë Gruaja”, ku ka treguar tipin e vajzave të cilat e joshin më shumë.

Redoni ka një natyrë të qetë, por te femrat pëlqen krejtësisht të kundërtën, ato ‘shpërthyese’.

“Më ka ndodhur gjithnjë të kem pranë vetes njerëz shpërthyes, njerëz pse jo… të ‘sherreve’. Nisur nga kjo, do të thosha se kam gjetur apo kërkuar gjithnjë të kundërtën time. Besoj tek teoria e të kundërtave që tërhiqen”, ka thënë Makashi.