Regjistri, dhe problemet që shfaqën në të

Nuk jeni në gjendje të hapni ndonjë program të caktuar në kompjuterin tuaj? Ju ndodhë shpesh që kompjuteri juaj fillon të sillet çuditshëm? Ose kompjuteri juaj merr kohë të gjatë për të startuar ose për tu fikur? Nëse po, atëherë është koha t’i kushtoni pak vëmendje ketyre problemeve. 9 nga 10 herë gabimet ne regjistrin e sistemit janë shkaktarë të këtyre problemeve.

Regjistri (ang. Registry) është një formë e databazës në sistemet operative të llojit Microsoft Windows, ku ruhen të gjitha informacionet lidhur mbi konfiguracionet e softuerit dhe harduerit tuaj, të rrjetit, të sistemit etj. Kështu që çdo aktivitet i juaj në kompjuter si p.sh. hapja, instalimi apo fshirja e një programi, ndryshimi në konfiguracionet e ndryshme të sistemit, display-it apo edhe vetëm ndryshimi i nivelit të zërit do të shkaktojë shtimin e një çelësi ose hyrjeje (ang. Entry) në regjistrin tuaj.

Kështu që kur një çelës ose hyrje nuk përdoret më (zakonisht kur mbyllet ose fshihet programi përkatës), fshihet automatikisht nga regjistri. Mirëpo, ekzistojnë raste specifike kur këta çelësa nuk fshihen nga regjistri dhe zëjnë vend të panevojshëm në të. Kështu përgjatë kohës këso lloj “vrimash të regjistrit” mblidhen duke shkaktuar dëmtime apo korruptime të të dhënave tjera që gjenden në regjistër.

Nëse shpesh shfletoni internetin dhe shkarkoni programe, lojëra apo muzikë, atëhere kompjuteri juaj mund të jetë i ekspozuar ndaj sulmeve të ndryshme nga virusët, trojanët apo “spyware” dhe “adware” që gjenden mjaft shpesh nëpër internet, sidomos në webfaqe të cilat ofrojnë programe ose muzikë “falas” apo gjëra të tilla. Virusët dhe programet tjerë të dëmshëm bëjnë shtimin e çelësave ose hyrjeve në regjistër pa njohurinë tonë, të cilët mund të shkaktojnë probleme serioze. Këta çelësa mund të çrregullojnë lidhjet ndërmjet të dhënave në kompjuter duke pamundësuar hapjen e fajllave ekzekutiv dhe shkaktojnë bllokime sa herë që filloni të punoni në sistem. Në raste edhe më të rënda, gabimet në regjistër të shkaktuara nga virusët mund të shkaktojnë dëmtime në harduer dhe pamundësojnë kompjuterin të startojë.

Për fat të mirë, ekziston një mori programesh falas që ndihmojnë në lidhje me këto probleme, të quajtur “Pastrues të Regjistrit” (ang. Registry Cleaner). Por duhet të jemi të kujdesshëm dhe të sigurohemi që pastruesi që dojmë ta përdorim të jetë kompetent për sistemin operativ që perdorim, pasi që verzionet e ndryshme të Windows-it kanë metoda të ndryshme se si i menaxhojnë informatat në regjistra, kështu që nëse përdoret pastruesi inadekuat, mund të përfundojmë me më shumë gabime se sa që kishim para pastrimit.

Një pastrues i mirë na lejon që me disa klikime ta skanojmë dhe ta rregullojmë çdo gabim në regjistër. Poashtu ai na lejon ta ruajmë një kopje rezervë të regjistrit para skanimit, në mënyrë që edhe nëse ndodh ndonjë e papritur, të jemi në gjendje ta kthejmë atë në gjendje të mëparshme. Një pastrues efikas gjithashtu duhet të jetë në gjendje t’i largojë çelësat e shtuar nga virusët, të cilët zakonisht janë të padukshëm dhe nuk mund të fshihen. Pastruesit kanë edhe mundësinë per defragmentimin e regjsitrit, duke organizuar informacionet e regjistrit në mënyrë të renditur, gjë që lejon hapjen më të shpejtë të të dhënave.

Një regjistër i shëndoshë është kritik për performancë optimale të kompjuterit tuaj. Krahas mirëmbajtjes së regjistrit, preferohet që edhe të skanohet rregullisht sistemi me një antivirus efektiv, të përditësohet Windows-i, dhe poashtu mund të fshihen programet që nuk përdoren.

Disa programe (falas) të tilla mund t’i gjeni këtu:

Eusing Free Registry Cleaner:

https://www.eusing.com/free_registry_cleaner/registry_cleaner.htm

Glary Utilities:

https://www.glaryutilities.com/

Piriform CCleaner:

https://www.piriform.com/ccleaner

-të cilat krahas korigjimit të regjistrit, kanë edhe shumë mundësi për mirëmbajtjen e sistemit në mënyrë që të arrijmë performancë sa më të lartë përgjatë kohës që përdorim kompjuterin.

Nëse nga kurreshtja dëshironi ta dini se si duket regjistri juaj, ju mund ta hapni atë duke shkuar në Start > Run dhe në kuti shkruajmë “regedit” (pa thonjëza).

oooooo skam nerva t merrem me tgjitha kto un … po t them m mir ty kur tkem probleme me pc :))))