Rekord i Van Der Sar 1302minuta pa pesuar gol

Manester Junajtid është skuadër spekaklesh, kurse portieri Van Der Sar njeri rekordesh. Në minutën e 18 të pjesës së parë ndaj Fulhamit, Va Der Sar ka kaluar rekordin e ish-portierit të Atletiko Madridit, Abel, i cili në sezonin 1991-1992, qëndroi 1275 minuta pa pësuar gol. Portieri holandez ka arritur në kuotën e 1302 minutave. Në Europë i mbetet vetëm një rekord: ai i Verlinden, ish-portierit belg të Bryzhit, i cili nuk ka pësuar gola për 1390 minuta. Është akoma më larg rekordi absolut, që mbahet nga ish-portieri i Vasko de Gamës, Mazaropi, me 1816 minuta. Rekordi absolut është shënuar në sezonin 1977-1978 në Brazil dhe ka hije dyshimi për kundërshtarët e Vaskës, që nuk kanë qenë të nivelit të lartë.