Rëndësia e shkollimit për shqiptarët (video)

//youtu.be/XGzlu2_Cs8Y

Tregu aktual i punës nuk është favorizues për individët që nuk kanë universitet. Shumë profesione kërkojnë specializime të vazhdueshme për të qënë i sukseshëm.

Në këto kushte, shkolla e lartë për shqiptart është shumë e rëndësishme.

Sociologia Entela Binjaku shpjegon: “Kjo ka të bëjë me një traditë arsimdashëse e cila është instaluar në kohë. Përpjekjet e shoqërisë sonë kanë qenë të mëdha për shkollim të lartë.”

Ende nuk është pjesë e kulturës sonë, por edhe politikave që favorizojnë punësimin e të rinjve, në mënyrë që ata të sigurojnë të ardhurat e tyre. Kjo është një barrë e cila u takon gjithmonë prindërve për ta mbajtur.

“Cdo prind shqiptar e ndjen si detyrim ndaj fëmijës shkollimin. Prindërit bëjnë sakrifica të mëdha. Ne shqiptarët e kemi të kultivuar këtë në mentalitetin tonë”, shton Binjaku.

Nuk janë të pakët rastet e prindërve të cilët sakrifikojnë gjithçka për hir të shkollimit të vazhdueshëm të fëmijëve të tyre.

“Ne si shoqëri jemi të bindur se një prind duhet të veprojë vetëm në këtë mënyrë që fëmija të ecë para në jetë.

Edukimi është një faktor vendimtar jo vetëm për karrierën individuale, por edhe për mirëqënien sociale.

19-vjeçarja që nuk heq dorë nga shkolla

//youtu.be/Kpg_r9MPEiM

Alma Muça na hap derën e shtëpisë! Në fakt është vetëm një dhomë, një strehëz ku fusin kokën 4 njerëz. Ajo, motra e saj 10-vjeçare, vëllai 16 dhe babai. Nëna ka më shumë se një vit që është ndarë nga jeta.

Alma është vajzë shumë imcake. Por, pavarësisht kësaj, 19-vjeçarja mban një peshë të madhe mbi supe. Ajo ka marrë përsipër përgjegjësinë për tu kujdesur për më të vegjëlit: Enisën dhe Albin.

Është e vetmja që sjell të ardhura në shtëpi dhe e vetmja që kujdeset për gjithçka i duhet një familjeje. Barra e punëve të saj ngarkohet edhe më shumë për shkak të kushteve të vështira me të cilat jeton.

Një vajzë me vullnet të jashtëzakonshëm, që është zotuar të çojë përpara ëndrrën e nënës së saj: të vazhdojë shkollën e lartë, që në fakt për Almën kjo është kthyer në sfidën e saj më të madhe.

Në pamundësi për të qënë çdo ditë në auditor, pavarësisht rezultateve, ajo vazhdon studimet e larta “part- time” në degën Gjuhë-Letërsi.

Burimi: Top-Channel