Reperi De Niro

Robert De Niro planifikon të fillojë një karrierë të re si këngëtar i muzikës hip-hop, pasi është miqësuar me reperin 50 Cent.
Aktori 66-vjeçar dëshiron të bashkëpunojë me yllin e hip-hopit, 50 Cent, duke qenë se ata janë bërë miq të mirë gjatë xhirimit të filmit “Righteous Kill” vitin e kaluar, ndërsa De Niro mendon se një këngë e realizuar nga ata dy do të ishte një hit i vërtetë.

“Kemi pasur disa biseda të mira. Sa i përket bashkëpunimeve të ardhshme ose repit, nuk i dihet”, ka thënë De Niro.