Revolucion në United

Sipas disa burimeve brenda klubit nga Old Trafford, një grup biznesmenësh aziatikë ka vendosur të blejë Manchester Unitedin dhe finalizimi i një marrëveshjeje mes këtij grupi dhe familjes Glazer është vetëm formalitet dhe çështje kohe.

Ardhja e biznesmenëve do të sillte në të njëjtën kohë një revolucion total në klub, duke u rritur njëkohësisht ndikimi i tifozëve në drejtimin e klubit.

Pos kësaj, Wayne Rooney do të bëhej futbollisti më i paguar në botë edhe pse burimet nuk kanë precizuar një shumë, por se pagesa e Rooneyt si më i miri i botës nuk do të ishte ndonjë problem i madh për multi-miliarderët aziatikë, të cilët janë tifozë të mirënjohur të United.

Kjo, nuk është e tëra. Pronarët e rinj ia kanë garantuar menaxherit Sir Alex Ferguson një shumë prej hiç më pak se 200 milionë funte, si mjete për transferimin e futbollistëve më të mirë në rruzull.

Ende nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga Manchester Unitedi, por mbetet të shihet në javët në vazhdim se çfarë do të ndodhë në Old Trafford.