Rezarta Shkurta e Rozana Radi përleshen me grushta

Incidenti ka nisur me fjalë dhe ka përfunduar me dhunë fizike mes dy këngëtareve vonë pas mesnatës së të dielës. Të dyja këngëtaret denoncuan njëra-tjetrën në Komisariatin nr.1 të Tiranës, duke pretenduar dhunë fizike dhe fyerje të ndërsjella. Sherri i radhës mes këngëtareve të njohura ndodhi rreth orës 02:00 të mëngjesit të djeshëm, pranë një kompleksi të njohur, tek Liqeni Artificial në kryeqytet. Burime nga policia thanë se Rozana Radi pretendon se është goditur me grushte në fytyrë nga këngëtarja Rezarta Shkurta. Sipas policisë, Rozana Radi ka edhe shenja të dukshme në pjesën e fytyrës, një mavijosje në pjesën e sipërme të syrit të djathtë. Për këtë arsye, Rozi i është nënshtruar edhe një ekzaminimi mjeko-ligjor dhe sot pritet edhe një raport paraprak që do të dorëzohet në polici. Të njëjtën gjë ka pretenduar edhe këngëtarja tjetër, Rezarta Shkurta, e cila ka pohuar se është sulmuar nga Rozana dhe më pas është vetëmbrojtur. Gjithashtu, edhe Rezarta Shkurta i është nënshtruar një ekspertimi mjeko-ligjor, edhe pse sipas ekspertëve ajo nuk ka shenja të dukshme. Për të dy këngëtaret, policia ka nisur procedim penal në gjendje të lirë, me akuzën “dëmtime të tjera me dashje” dhe ditët në vazhdim pritet që dosja të dërgohet në Prokurorinë e Tiranës. Burimet sqaruan se rreth kësaj ngjarjeje ka dhënë deklarime në Komisariatin nr.1 edhe bashkëshorti i Rezarta Shkurtës, i cili ka qenë i pranishëm gjatë “përleshjes” së këngëtareve :duartrokas:

Po pse u zune?

Bo bo bo sa turp…Keto te shkretet (vip-at) dalin ne te gjithe shtypin per zenken me te vogel me fjale, e jo me kur behet fjale per zenka me serioze, sic eshte ky rast…

Te marin ndonje gjob

Me duket se nuk eshte hera e pare qe kacafyten keto!

Ne fillim per hobi kurse tani seriozisht :smiley:

ne shqiptaret mjaftohemi me faktin qe pati sherr :smiley: , se pse u zun ska rendesi :P:P

Po keto dyjat cdo her po izen sherri bashk !kjo rezarta me duket e qmendru fare.

LEXO KTU PER ME SHUM INF :slight_smile:

Ajo ka një problem, që nuk e fsheh dot natyrën e saj të dhunshme, madje edhe para policëve, pasi në prezencë të tyre tentonte të më godiste përsëri. Mjafton të kujtojmë disa momente domethënëse nga e kaluara e saj në marrëdhënie me koleget. Ajo është zënë pothuajse me të gjitha këngëtaret. Me Ingrid Gjonin është zënë shumë keq, me Gretën, me Çiljetën, me Ronelën. Ajo është një provokuese e lindur, e shqetëson suksesi i të tjerëve, bëhet keq…

Në një intervistë për “Panorama”, këngëtarja Rezarta Shkurta pretendon se është vetëmbrojtur në përplasjen fizike me Rozana Radin. Sherri i nisur vitin që shkoi në kohën kur Rezarta dhe Rozana ndodheshin në “Vip Shtëpia”, dukej sikur ishte fashitur në “Kënga Magjike”. “E urova për këngën, nuk i kërkova falje”, thotë Rezarta Shkurta, duke mohuar deklaratat e fundit të Rozana Radit. Sipas Rezartës, pikërisht këto deklarata ishin bërë shkak i sherrit me fjalë, fillimisht në Facebook, e më pas me përplasje fizike mes dy këngëtareve. Rezarta Shkurta tha se pasi Rozana kishte kërkuar ta takonte pas mesnate më 6 dhjetor 2010, ajo kishte shkuar me të shoqin, Ermal Hoxha, duke qenë se ishte orë e vonë dhe natë. Rezarta mohon që i shoqi të ketë qenë pjesë e dhunës, madje pohon se policia ka qenë në vendngjarje, kur Ermal Hoxha ka hyrë për të ndarë këngëtaret që po qëlloheshin me grushte mes tyre.
Rezarta, në media është shkruar për sherrin mes teje dhe Rozanës, është publikuar dhe deklarata që kjo e fundit ka dhënë në polici. Mund të na përshkruash momentet që çuan deri në këtë ngjarje paksa ekstreme për dy vajza dhe akoma më të pazakontë për dy artiste?
Ngjarja është e pazakontë në momentin që përfshihet emri im, ndërkohë që për Rozanën kjo nuk është hera e parë dhe kam përshtypjen se bëmat e kësaj natyre të Rozit nuk çudisin më askënd. Mbas zënkave, natyrisht të provokuara prej saj, tek “Vip Shtëpia”, unë vendosa që të bëja një gjest fisnik si për t’i dhënë një mesazh se nuk është mirë as për mua dhe as për të që ne të mos demonstronim qytetari, pasi publiku duhet të fokusohet tek arti që ne bëjmë dhe jo tek skandalet. Kështu, gjatë netëve të festivalit “Kënga Magjike”, unë shkova dhe e urova për këngën, por nuk i kërkova falje, siç tha ajo tek programi “Zonë e lirë”, pasi për të kërkuar falje duhet të ndihesh fajtore.

Më pas, ajo e mori këtë gjest tëndin si dobësi, apo si një veprim të zgjuar?
Pa diskutim që e mori si dobësi, pasi komentet që ajo bëri në programin e Çanit treguan pikërisht këtë. Pra, unë aty kuptova që nuk ia vlen të tregosh tolerancë me një njeri, i cili as që e ka në fjalor këtë fjalë fisnike.
Si vazhdoi më pas?
Më pas unë i shkrova në adresën e saj në Facebook, duke i thënë që më erdhi shumë keq që ajo gënjeu. Këtu dialogu mes nesh filloi të rëndohet dhe Rozana nuk kurseu asnjë fjalë nga fjalori i saj vulgar. Më ka shkruar gjëra shumë të rënda dhe fyese, që do të provokonin këdo, edhe sikur të ishte prej guri.
Çfarë të ka shkruar konkretisht, nëse mund të na thuash?
Ajo shkruante e bindur se do më mposhtte me fjalë dhe mbi të gjitha kishte si qëllim të më frikësonte. Më pas më tha “Hajde të të takoj dhe do e shohësh ti po nuk të shkarravita!”. Mirëpo, ajo nuk e mendoi se unë do të shkoja me të vërtetë. Kur u takuam, në një situatë shumë të rënduar psikologjike, ishte e pamundur që të flisnim si njerëz dhe biseda degjeneroi në dhunë fizike. Vendin e fjalëve e zunë goditjet nga të dyja, por fati më ndihmoi në këtë rast, pasi për shkak të gjatësisë time, unë e kisha më të lehtë që të mbrohesha.
Ajo në deponimin e saj ka thënë që ti je ndihmuar nga bashkëshorti yt, Ermali. Si është e vërteta?
Në fakt, ajo gënjen kur e thotë këtë. Ermali vendosi të më shoqëronte meqenëse ishte natë dhe kur pa që zënka mori ato përmasa, erdhi që të na ndante, vetëm kaq. Të tjerat janë gënjeshtra të saj.
E kujt ishte ideja për të denoncuar në polici?
Në ato momente kaloi rastësisht një makinë policie, madje tamam në momentin kur Ermali po na ndante.
Po në komisariat si u soll Rozana?
Ajo ka një problem, që nuk e fsheh dot natyrën e saj të dhunshme, madje edhe para policëve, pasi në prezencë të tyre tentonte të më godiste përsëri. Mjafton të kujtojmë disa momente domethënëse nga e kaluara e saj në marrëdhënie me koleget. Ajo është zënë pothuajse me të gjitha këngëtaret. Me Ingrid Gjonin është zënë shumë keq, me Gretën, me Çiljetën, me Ronelën. Ajo është një provokuese e lindur, e shqetëson suksesi i të tjerëve, bëhet keq…
Tani që kanë kaluar dy ditë nga ngjarja, çfarë mendon për të gjithë këtë që ndodhi, a mund të ishte evituar dhuna?
Të lutem më lejo që të ta drejtoj edhe unë ty një pyetje; nëse dikush të shan dhe të provokon në çdo moment, përpiqet të të ulë dhe të të ofendojë orë e çast dhe nuk ka absolutisht asnjë arsye njerëzore në botë që ta bëjë të pushojë, çfarë do të kishe bërë? Pavarësisht se jemi artistë, mos harroni se jemi prej mishi dhe gjaku, madje pikërisht për këtë arsye jemi edhe më të ndjeshëm. Mua në gjithë këtë histori më vjen keq për prindërit e mi, për bashkëshortin, pasi ata shqetësohen kur shohin se njeriu i tyre i dashur përfshihet në histori të tilla. Sa për Rozin, nuk e di, po mbase ajo mendon se suksesi mund të arrihet edhe në këtë mënyrë, sepse ndryshe nuk mund të shpjegohet agresiviteti dhe dhuna që ajo ka gjithmonë gati për këdo. Ajo edhe këto momente i shfrytëzon për të qenë në qendër të vëmendjes. Mjafton t’ju them një detaj. Ajo pardje shkoi në komisariat me paparac me vete, imagjinoni se çfarë kalkulatoreje është. Në fund doja të thosha vetëm një gjë, më vjen keq për të gjithë dashamirësit e mi, të cilët janë të detyruar të dëgjojnë histori të tilla ku përfshihet emri im, por për fat të keq, disa gjëra janë të paevitueshme.

Artikull nga: vipat.info