Richie: Nuk vuaj nga çrregullimi i ushqyerjes

Nicole Richie ka reaguar ndaj thashethemeve, sipas të cilave humbja e saj në peshë është si pasojë e çrregullimit të ushqyerjes.
Vetëm disa muaj pasi lindi fëmijën e saj të dytë, Richie riktheu figurën e mëparshme trupore, ndërsa faqet e thashethemeve spekuluan se ajo po vuan nga problemet me ushqyerje.

Mirëpo, aktorja i ka thënë revistës Marie Claire se nuk është e drejtë të thuhet për dikë se ka çrregullime të ushqyerjes kur nuk është ashtu. Megjithatë, ajo thotë se është mësuar të injorojë mediat, “duke qenë se asnjëherë nuk mund të fitosh përballë tyre”.