Rihanna femra e vitit sipas Glamour

Superylli i muzikës R&B, Rihanna, e ka mbyllur me klas të lartë vitin ‘e zhurmshëm’ 2009- duke u shpallur Femra e vitit nga revista “Glamour”.
Këngëtarja u rikthye në skenë pas problemeve personale që pati me ish-të dashurin e saj Chris Brown, për të fituar sërish zemrat e fansave me këngët e reja të saj.

Rikthimi i Rihannas nuk ka mundur të mos vlerësohet nga revista Glamour, e cila e ka vlerësuar me titullin Femra e vitit 2009, çmim i cili do t’i dhurohet të hënën e ardhshme gjatë një ceremonie në New York.