Rikthehet Liga e Kampionëve, magjia e futbollit europian

Që nga dhjetori i kaluar, futbolldashësve anembanë botës u ka munguar kompeticioni më i rëndësishëm në rang klubesh, Liga e Kampionëve. Nga shtatori deri në dhjetor skuadrat më të mira europiane, të ndara në tetë grupe me nga katër skuadra, janë ndeshur mes tyre për të përcaktuar 16 më të mirat, që do ta vazhdojnë garat tashmë me takimet direkte vajtje-ardhje, derisa në fund të mbesin vetëm dy skuadra, njëra prej të cilave do ta ngrejë trofeun e Ligës së Kampionëve pikërisht në Olimpiko të Romës. Deri në këtë stad të këtij kompeticioni kanë mbërritur katër skuadra angleze, katër spanjolle, tri italiane, dy portugeze, një franceze, një greke dhe një tjetër gjermane. Pra, kampionatet më të rëndësishme europiane dominojnë për sa u përket numrit të skuadrave pjesëmarrëse. Si gjithmonë në këto vitet e fundit, Anglia dhe Spanja përfaqësohen me nga katër skuadra në 1\16-at, duke konfirmuar që kanë kampionatet më cilesore në botë. Nuk mbetet prapa kampionati Italian, që në këtë fazë përfaqësohet me tri skuadra, ndër të cilat mungon Milani. Në këtë edicion bie në sy perfaqesimi i pakte i kampionatit gjerman, që prezantohet vetëm nga Bajerni i Mynihut. Portugalia si gjithmonë deri në këtë fazë përfaqësohet me dy skuadrat e saj më të mira, Porto dhe Sportingu i Lisbonës. Nuk kish si të mungonte Lioni i Francës, që e ka dominura prej shtatë vitesh kampionatin francez. Greqia ka marrë deri tani atë që meritonte, duke u përfaqësuar nga e zakonshmja Panathinaikos. Shorti i Chamions-it kurre nuk ka qenë më i ashpër se këtë radhë. Tri skuadra angleze përballë atyre italiane, dy shkolla në duel me njëra-tjetrën, “yjet” më të famshëm do të kërkojnë të “shuajnë” rivalin. Kristinao Ronaldo përballë Zlatan Ibrahimovicit. Më shumë se kaq nuk mund të dhurojë kjo Ligë kampionesh. Sot do të luhen gysma e takimeve, ndër të cilat mund të vecojmë Inter-Mancester, ndërsa nesër takimet e tjera, ku dallon Real Madrid – Liverpul. Gjithcka mbetet për t’u shijuar në këto dy mbrëmje magjike të futbollit europian.

Sot luhen

Arsenal - AS Roma
Atletico Madrid - FC Porto
Inter Milan - Manchester U.
Lyon - Barcelona

Ndeshje shume te nxehta luhen kete jave shpresoje qe te fitoje me i miri dhe padyshim do te na dhurojne spektakel pasi ka skuadra te medha me lojtare te medhenj.

A ha pa Milanin se si me duket Chempionsi,gjithsesi ndeshjet jane teper te forta.

Jane luajtur dje kater takimet e para te Liges se Kampioneve, nga ku do te dalin tete skuadrat me te mira te Europes. Nje mbremje pa shume spektakel, me ndeshje shume te kujdesshme, per t’ia lene zgjidhjen takimeve te kthimit. Ne kater takimet e lujtura u arriten tre barazime dhe vetem nje fitore, qe i perket Arsenalit te Arsen Vengerit, qe mundi ne “Emirates” Romen e Luciano Spaletit me rezultatoin e ngushte 1-0. Vemendja ishte perqendruar ne supersfiden Inter – Mancester Junajdit, e luajtur ne “San Siro” ne prani te 80 mije shikuesve qe kishin mbushur shkallet e stadiumit. Nje perballje e vecante edhe per sa u perket trajnereve te te dyja skuadrave, pasi ishin perballe Mourinjo dhe Ferguson, dueli mes te cileve ka nisur vite me pare ne Ligen e Kampioneve, kur portugezi drejtonte Porton. 90 minutat e San Siros nuk sollen gola, por vetem loje te forte dhe shume te kujdesshme nga te dyja skuadrat. Interi edhe pse me nje trajner te ri, ka treguar se nuk eshte akoma skuader europiane, per te pretenduar trofete me te rendesishem nderkombetare. Mancesteri, edhe pse ne fushen kundershtare, eshte shfaqur shume me i rrezikshem, duke dominuar sidomos ne aspektin psikologjik. Sfida e radhes midis dy trajnerve perfundoi ne barazim, por duhet theksuar se Mourinjo e ka mundur kater here Fergusonin dhe eshte mundur vetem nje here prej tij. Ndeshja tjeter me e rendesishme e kesaj mbremjeje ishte ajo mes Arsenalit dhe Romes, e fituar nga vendesit 1-0. Ka mjaftuar goli i Van Persit me penallti ne pjesen e pare, qe Arsen Vengeri te jete me i qete per ndeshjen e kthimit. Barcelona, edhe pse jo me shkelqim, ka marre nje barazim me shume vlera ne fushen e Lionit. Katalanasit e kane mbyllur pjesen e pare ne disavantazh, por kane rikuperuar gjithcka ne pjesen e dyte me Tierri Henrine. Ne ndeshjen e kthimit Barcelones i mjafton nje barazim pa gola per t’u kualifikuar. Nuk ka ditur te perifitoje ne fushen e saj skuadra e Atletikos se Madridit, qe ka barazuar 2-2 me Porton. Edhe pse ka kaluar dy here ne avantazh, Atletiko nuk ka mundur te fitoje, duke e bere edhe me te veshtire kualifikimin ne ndeshjen e kthimit, qe do te luhet ne Porto. Sot do te luhen kater ndeshjet e mbetura te Liges se Kampioneve, ku dallojme ciftet Celsi – Juventus dhe Real Madrit – Liverpul.

Rezultatet

Inter Milan - Man Utd 0-0

Arsenal - Roma 1-0
Shenues: Van Persi 37’ (pen)

Atletico Madrid - FC Porto 2-2
Shenues: Maxi 4, Forlan 45’; Lopez 22’, 72’,

Lyon - Barcelona 1-1
Shenues: Juninho 7’; Henry 67’

Sot Luhen

Villarreal-Panathinaikos

Sporting.L-Bayren.M

Chelsea-Juventus

R.Madrid-Liverpool

Eh ke te drejte milani ishte tmerri i skuadrave qe kerkonin titullin e lakmuar te champions league!

Kan qen loje shum te forta


Liverpuli mund Realin, futbolli anglez ne delir
Liverpuli me fitoren e arritur në Spanjë duket se është bindshëm favoriti për të kaluar turin. Josi Benayun ishte autor i golit të të kuqve kur dërgoi në rrjetë topin e ardhur nga goditja e lirë e ekzekutuar nga Fabio Aurelio. Reali ishte i varfër në lojë dhe Arjen Roben pati mundësinë të barazonte me rastin më të mirë të krijuar nga spanjollët, por gjuajtja e tij u grushtua nga portieri Hoze Reina. Liga e Kampionëve ka qenë përherë arena më e përshtatshme për Liverpulin e Rafael Benitezit. Reali e pati shumë të vështirë të thyente disiplinën e Liverpulit dhe me gjithë përpjekjet e Raulit, të kuqtë e kontrolluan ndeshjen që në fillim. Liverpuli u mbrojt mirë dhe me siguri dhe mund të kishte kaluar në epërsi me kundërsulmet e veta. Fernando Torres gjuajti fort, por gjuajtja e tij e pjerrët nga e djathta u grushtua nga portieri Iker Kasiljas. Një rast tjetër ishte ai i Benjaunit, por portieri vendas ishte më i vëmendshëm se mbrojtësit e tij dhe doli në hyrje të zonës për të bllokuar mesfushorin e Liverpulit. Edhe Liverpuli përjetoi drithërima kur Reina priti gjuajtjen e Serxhio Ramosit dhe më pas atë të Gonzalo Higuainit. Por ky sulm u anulua për shkak se ishte në pozicion jashtë loje. Alonso iu afrua shumë golit kur gjuajtja e tij nga gjysmëfusha e Liverpulit u prit nga Kasiljas. Trajneri Huande Ramos futi në lojë Gutin në pjesë të dytë për ta përforcuar lojën e Realit, por kjo nuk e ndihmoi shumë Realin. Miqtë ishin të pafat kur sulmuesi Torres u zëvendësua pas një dëmtimi në kavilje. Reali rrezikoi me një kundërsulm, por gjuajtja e Robenit u grushtua nga portieri i Liverpulit. Skuadra mike e mposhti mbrojtjen vendase kur i pambuluari Benajun realizoi golin e vetëm të ndeshjes pasi mbrojtësi Gabriel Heinze kishte bërë faull më parë ndaj Dirk Kujtit.

Celsi-Juventus 1-0

Vilareal-Panathinaikos 1-1

Sporting.L-Bajern.M 0-5

Real Madrid – Liverpul 0-1

Nuk eshte rastesi qe futbolli eshte shpikur ne Angli. Nuk eshte rastesi qe pjesa me madhe e futbollisteve me te mire ne bote luajne ne Angli.Nuk eshte rastesi qe ne cdo kompeticion te Liges se Kampioneve, te pakten vitet e fundit, kalojne ne cerekfinale te pakten tri skuadra angleze. Futbolli anglez edhe kete radhe tregoi qe eshte nje makine qe s’ndalet. U kualifikuan per ne cerekfinale dy skuadrat e para angleze, pikerisht Liverpuli dhe Celsi, ndersa te merkuren do te tentojne kualifikimin dhe i kane te gjitha mundesite ta bejne kete, Mancesteri dhe Arsenali. U luajten kater takimet e para te te Liges se Kampioneve qe percaktuan kater skuadra qe do te vazhdojne me tej. Sic u tha me lart u kualifikuan Liverpuli dhe Celsi te futbollit anlgez, Vilareali i futbollit spanjoll dhe Bajerni i Mynihut i futbollit gjerman. Liverpuli shkaterroi ne “Anfild” 4-0 Realin e Madridit, duke konfirmuar se fitorja para dy javesh ne “Santiago Bernabeu” nuk ishte aspak e rastesishme. Torres, dy here Xherard dhe Dosena ishin autotet e golave per skuadren e Benitezit, qe nuk e vune ne asnje moment ne diskutim kualifikimin. Ne takimin tjeter te rendesishem te se martes Juventusi barazoi 2-2 ne Torino me Celsin, pa mundur te kualifikohet. Shpresat u ndezen qe ne pjesen e pare, teksa Iakuinta do te mposhtte Peter Cehun, por baraspesha do te arrihej nga Esien. Edhe pse me 10 lojtare, pas daljes me karton te kuq te Kielinit, Juvja do te kalonte perseri ne avantazh me Del Pieron, i cili realizoi nga pika e bardhe. Por vetem kaq. Nuk mjaftoi zemra dhe grinta e futbollisteve te Ranierit, te cilet dhane me shume se 100% perballe “makines shkaterruese” qe mban emrin Celsi. Drogba shenoi golin e sigurise gati 10 minuta para perfundmit, qe i dha fund endrres juventine per kualifikim. Plot emocione ishte edhe sfida mes Panathinaikosit dhe Vilarealit. Miqte kaluan te paret ne avantazh, por u barazuan nga vendesit vetem pas disa minutave. Vilareali, qe tashme ka fituar statusin e vet ne Champions, goditi serish atehere kur vendesit po tregoheshin zoter te fushes. Kaq ka mjaftuar per ta ruajtur deri ne fund avantazhin e krijuar. Nuk ka pasur shume histori ndeshja e “Allianz Arenes”. Bajerni ka shenuar shtate gola ne porten e Sportingut te Lisbones dhe ka pesuar vetem nje. Dhe duke bere bilancet e dy ndeshjeve, i bie qe ka shenuar 12 here… Shifer qe do te mbahet mend gjate ne historine e Champions-it.

Liverpul- Real Madrit 4-0 (1-0)
15′ Torres, 28′, 47′ Gerrard, 87′ Dossena

Juventus-Celsi 2-2 (0-1)
Iaquinta 18’; Essien 45’; Del Piero 74’ (11-m); Drogba 82’

Panathinaikos-Vilareal 1-2 (1-1)
Ibagaza 49′,Mantzios 55′, Lorente 70′

Bajern Mynih-Sportnig Lisbone 7-1 (5-0)
Podolski 7′, 33’, Polga 37′ (aut), Moutinho 39′, Schweinsteiger 40′, Van Bomel 73′, Klose 81′ (11-m), Müller 87′

Ate qe nisen mbreme Liverpuli me Celsin e permbushen sot Arsenali me Mancesterin. Kater skuadra angleze kualifikohen per ne crekfinalet e Kupes se Kampioneve, asnje italiane. Faktet flasin qarte: futbolli anglez dominon ne Europe. Pas eliminimit te Juventusit nga Celsi i Londres, shpresohej qe te pakten njera nga italianet, Interi ose Roma, te kalonin per ne turin tjeter. “Djajte” e kuq nuk kane gabuar ne shtepi me Interin e Hoze Mourinjos, duke fituar me rezultatin e paster 2-0. Skuadra e Ser Aleks Fergusonit e filloi shume mire ndeshjen, duke shenuar golin e avantazhit qe ne minuten 4-rt me mbrojtesin shtatlarte serb Nemanja Vidic. Me gjithe perpjekjet e shumta te zikalterve, qe duhet pranuar kane luajtur me mire se ne takimin e pare te zhvilluar ne “San Siro”, barazimi nuk do te vinte, perkundrazi, Kristiano Ronaldo do te siglonte fitoren 2-0 dhe kualifikimin e sigurt te Mancesterit. Interi ka qene i pafat ne kete mbremje, pasi Ibrahimovic dhe Adriano kane goditur traversen dhe shtyllen pingule. Perballja tjeter interesante mes futbollit anglez dhe atij Italian ishte Roma-Arsenal. Verdhekuqte e Spaletit i shkuan afer kualifikimit, por gabuan ne momentin e goditjeve te 11-metershave. Toneto i Romes nuk arriti te shenoje ne penalltine e 8-te, nderkohe qe kishin gabuar Eduardo per Arsenalin dhe Vucinic per Romen. U shua pra edhe shpresa e fundit per te pare nje skuader italiane ne cerekfinale. Dominim total i anglezeve, qe kualifikohen te katerta, tre prej te cilave ndaj kundershtareve italiane.

Barcelona-Lion 5-1 (1-1)
Henri 25’, 27’, Mesi 40’, Eto 43’, Makoun 44’, Zhuninjo 48’, Keita 90’

Mancester-Inter 2-0 (0-0)
Vidic 4’, Kristiano Ronaldo 49’

Roma-Arsenal 1-0 (0-1) (6-7 11-m)
Huan 9’

Porto-Atletiko Madrid 0-0 (2-2)

Ne perfundim te takimit me Mancesterin, Mourinjo ka hedhur thumba ne drejtim te kundershtareve te tij ne Itali, por ka pergezuar edhe skuadren per paraqitjen qe ka bere. Sigurisht komplimentet e Mourinjos do te shkonin edhe per kundershtarin. “E gjithe Italia eshte e lumtur per eliminimin e Interit, por mua nuk me intereson, sepse kam fituar.” Keto jane fjalet polemizuese te trajnerit portugez Hoze Mourinjo, menjehere pas humbjes 2-0 me Mancesterin. Mua nuk me intereson shume. Nese me pare skuadra ime kishte frike, tani s’ka me. Tashme na mbetet kampionati, qe me siguri do ta fitojme. Nuk kemi pasur fat per ta fituar ndeshjes, pasi skuadra ka luajtur ne menyre fantastike. Kur ishin 1-0, ne stadium ndihej frika prej rasteve te shumta qe krijuam. Ne fillim te pjeses se dyte, u ndeshkuam perseri. Ajo gjuajtje e Adrianos pergjithesisht futet ne rrjete, megjithate kam pare skuader me personalitet. Nuk jam i merzitur, por i trishtuar, sidomos per tifozet qe jane treguar te jashtezakonshem. E kam fituar Champions-in me Porton, por nuk kam krijuar kaq shume raste. Sigurisht te gjithe ne kemi gabuar dicka. Mancetseri eshte skuader e madhe dhe kete radhe ka qene edhe me fat.”

Skem qka flasim per keto loj,gjithsesi mancester eshte klubi me i mire ne bote,sa i perket barcelones ajo eshte e pa ndalshme veq nalo e shiko lojen.
Tashme Mourinjo mund te flas qka te doje por ajo qe u dha ne fush flet ndryshe

sa i perket barcelones ajo eshte e pa ndalshme veq nalo e shiko lojen

Tashme Mourinjo mund te flas qka te doje por ajo qe u dha ne fush flet ndryshe

Jane luajtur mbreme ndeshjet e para te nje te tetave te Kupes UEFA. Jane gjithsej tete cifte, qe do te nxjerrin tete skuadrat qe do te kualifikohen pas ndeshjeve te kthimit. Rezultatet e arritura kane treguar ne pergjithesi rivalitetin e madh qe ekziston ne kete kompeticion, cka shprehet edhe me numrin e pakte te golave te shenuar. Vetem takimi Olimpik Marseje – Ajaks i Amsterdamit ka dhuruar me shume gola (3), ndersa ne takimet e tjera jane shenuar nje ose dy gola.Vetem nje perballje, PSG-Sporting Braga ka perfunduar me rrjeta te paprekura. Mancester Siti dhe Udineze jane dy ekipet qe kane hedhur nje hap te sigurt drejt kualifikimit, pasi kane mnundur perkatesisht Alborgun dhe Zenitin me te njejtin rezultat 2-0. Nje fitore me mjaft vlera ka marre edhe Marseja e Lorik Canes, qe ka mundur 2-1 ne fushen e vet Ajaksin e Amsterdamit. Mesfushori i kombetares sone ka luajtur vetem nje pjese loje dhe eshte zevendesuar ne fillim te pjeses se dyte nga Mbami, cka tregon se gjakovari akoma nuk eshte ne formen me te mire fizike. Nje perballje mjaft interesante ishte ajo mes Hamburgut dhe Gallatasarajt, qe perfundoi ne barazim 1-1. Poshte jane shenuar rezultatet e tete ndeshjeve te luajtura.

Ndeshjet e tjera

CSKA Moscow - Shakhtar Donetsk 1 – 0

Dynamo Kyiv - Metalist Kharkiv 1 – 0

Hamburger SV - Galatasaray 1 – 1

Paris S.G.- Braga - 0 – 0

Werder Bremen - Saint Etienne 1 – 0

Manchester - C. Aalborg 2 – 0

Marseille - Ajax Amsterdam 2 – 1

Udinese - Zenit St. Petersburg 2 – 0

Olimpiku i Marsejës ka bërë mrekullinë në Kupën UEFa ka barazuar në ndeshjen e kthimit të këtij kompeticioni me Ajaksin e Amsterdamit. Skuadra e Lorik Canës ka barazuar pas kohës shtesë me rezultatin 2-3, duke i bërë të pavlefshme përpjekjet e futbollistëve të Van Bastenit për ta përmbysur rezultatin. Në këtë takim Marseja vinte pas fitores 2-1 në shtëpi. Takimi nisi mirë për vendësit, që kaluan në avantazh në në minutën e 33-të, por miqtë barazuan shifrat. Në pjesën e dytë Ajaksi shënon sërish, por për t’u kualifikuar i dihej një tjetër gol. Koha e rregullt ka përfundua 2-1, sikurse në Marsejë, kshtu që për të përcaktuar se cila do të kalonte në turin tjetër u desh koha shtesë. Marsejezët u treguan më të saktë pas 90 minutave, duke shënuar nje tjeter gol në portën e Ajaksit. Kualifikimi për në cerekfinale i bën më reale ëndrrat e skuadrës së Lorik Canës për të fituar trofeun prestigjioz europian. Takimi tjetër i UEFA-s mes St-Etiene dhe Verderit përfundoi në barazim 2-2, rezultat që kualifikon gjermanët, duke pasur parasysh se në takimin e një jave më parë kishin fituar 1-0 në shtëpi. Futbollisti i kombetares sone nuk ak qene pjese e formacionit,por e ka pare ndeshjen nga tribuna.

Ja rezultatet e ndeshjeve te tjera dhe kualifukuesit

Kampioni në fuqi i Ligës së Kampionëve, Manchester United do të ndeshet në çerekfinalen e kësaj gare me fituesin e vitit 2004, Porto – derisa Chelsea do të përballet sërish me Liverpoolin. Barcelona ndërkaq do të ndeshet me ekipin gjerman Bayern Munich, ndërsa Arsenali me Villarrealin.Manchester United ishte mposhtur nga Porto kur ky ekip portugez e kishte fituar këtë garë, në vitin 2004. Megjithatë anglezët synojnë të hakmerren dhe të mbrojnë titullin, për t’u bërë kështu ekipi i parë që ka arritur një gjë të tillë, që nga themelimi i Ligës së Kampionëve, në sezonin 1992/93.

Fituesi i këtij derbi do të ndeshet me fituesin që del nga përballja Villarreal-Arsenal. Ekipi anglez duket së ka kaluar mjaft lehtë në këtë short - nëse merret parasysh fakti se, Villareal asnjëherë nuk është gjetur në finalen e kësaj gare të madhe të futbollit.

Për dy ekipet të tjera angleze, Chelsea dhe Liverpool, historia po përsëritet. Këto dy ekipe kanë luajtur në tri gjysmëfinale gjatë katër edicioneve të fundit të kësaj gare. Fituesi i këtij derbi “lokal” do të ndeshet me fituesin e lojës Bayern München-Barcelona, të dy ekipe këto që kanë shënuar më se shumti gola në edicionin e sivjetmë të kësaj gare.

Çerekfinalet e Ligës së Kampionëve do të luhen më 1/2 dhe 8/9 prill, gjysmëfinalet më 28/29 prill dhe 5/6 maj, ndërsa finalja luhet në Stadiumin Olimpico, në Romë, më 27 maj.

Liga e Kampioneve, aktiviteti më i rëndësishëm futbollistik në Evropë, do të zhvillojë sot dhe nesër 4 takimet çerekfinale.

Ndeshja e parë do të jetë një sfidë anglo-spanjolle, mes Vijarealit dhe Arsenalit. Vijareal do të përpiqet të harrojë eliminimin nga Arsenal në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve tre sezone më pare dhe për këtë i beson një grupi mjaft të konsoliduar.

Në takimin tjetër të ditës së sotme Mançester Junajtid do të presë Porton për një vend në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve. Anglezët nuk do të kenë shërbimet e mbrojtësit Rio Ferdinand në përballjen ndaj portugezëve që e eliminuan në sezonin 03/04.

Nesër do të luhen dy supersfida. Liverpul dhe Çelsi do të përballen në atë që cilësohet si derbi anglez i Ligës së Kampioneve. Me një tjetër ndeshje të vështirë përpara, Liverpuli do të mbështetet tek dyshja Stivën Xherard dhe Fernando Torres për të kaluar në gjysmëfinalet e Champions, për të katërtën herë në këto pesë sezonet e fundit.

Në “Kamp Nou”, spanjollët e Barcelonës do të presin kampionët e Gjermanisë të Bajern Munihut, në një sfidë që i mungonte prej vitesh Ligës së Kampioneve. Lionel Mesi për spanjollët dhe Frank Riberi për gjermanët janë lojtarët që mund të bëjnë diferencën në çdo moment.

Anglezëve të Mancesterit nuk u kanë mjaftuar golat e Rooney dhe Tevez. Ka filluar me një surprizë turi çerek-final i Ligës së Kampioneve. Portoja ka ndalur të kuqtë e Fergusonit në një barazim 2-2 në “Old Trafford”. Të parët kanë kaluar në epërsi portugezët, me anë të Rodriguezit, në minutën e 4-t, ndërkohë që është përgjigjur gati flakë për flakë Roney, për vendasit, pikërisht me golin e shënuar prej tij në minutën e 15-të. Me këtë rezultat ka përfunduar pjesa e parë, ndërkohë që pjesa e dytë është dominuar nga anglezët, që kanë qenë tërë kohës në kërkim të golit të epërsisë e të fitores. Gol të cilin e kanë gjetur në minutën e 85-të, me anë të argjentinasit Tevez, por nuk e kanë shijuar shumë, pasi miqtë kanë barazuar 3 minuta më vonë, me anë të M.Gonzales. Ky gol i ka shtangur të kuqtë e Fergusonit, që kanë parë t’u ikë nga duart fitorja dhe t’i minimizojnë shanset për kualifikim në ndeshjen e kthimit në Portugali.

Manchester-United-Porto 2-2

Manchester United (4-4-2): Van der Sar; O’Shea, Vidiç, Evans (Neville 70’), Evra, Fletçer, Carrick, Scholes (Tevez 70’) Cristiano Ronaldo, Rooney, Park (Giggs 59’). Trajner: A.Ferguson
Porto (4-3-3): Helton; Sapunaru, Rolando, Bruno Alves, Cissokho, Lucho Gonzales, Fernando, Raul Maireles (Costa Tomas 80’), Lisandro, Rodriguez (Mariano Gonzales 80’). Trajner: J.Ferreira
Arbitër: Plautz (Aut)
Shënues: Rodriguez 4’§, M.Gonzales 87’§ / Rooney 15’(M), Tevez 85’ (M),

Adebayori i përgjigjet Sennas: Villareal-Arsenal 1-1

Në barazim ka përfunduar ndeshja e parë cerekfinale e Ligës së Kampioneve, midis Arsenalit dhe Villarrealit. Ka qenë Senna, që i ka kaluar spanjollët në epërsi, me një gol të bukur në minutën e 10-të të pjesës së pare, i ndihmuar nga Giuseppe Rossi, por Adebayori i ka rihapur llogaritë në minutën e 20-të të pjesës së dytë, me golin e barazimit, rezultat i cili nuk ka ndryshuar deri në fund.

Villarreal-Arsenal 1-1

Villarreal (4-4-2): D. López, Angel López, Gonzalo, Godin, Capdevila, Cani (Fernandez 46’), Senna, Eguren, Ibagaza (Franko 78’), Rossi, Llorente (Pires 69’). Trajner: Pellegrini.
Arsenal (4-2-3-1): Almunia (Fabianski 72’), Sagna, Toure, Gallas (Djorou 87’), Clichy, Denilson, Song, Nasri, Fabregas, Ëalcott (Eboué 88’), Adebayor. Trajner: Wenger.
Shënues: Senna 10’(V) / Adebayor 65’(A)
Arbitër: Ovrebo (Nor)

Ndryshe nga nje nate me pare, Liga e Kampioneve ka sjelle emocione me te forta ne dy sfidat e dyta te nje te tetave. Barcelona e Pep Guardioles ka shkaterruar ne fushen e vet Bajernin e Mynihut me rezultatin 4-0, duke e siguruar kualifikimin per ne gjysmefinale, ndersa nje hap po kaq te madh ka bere edhe Celsi, qe ka mundur ne transferte 3-1 Liverpulin e Rafa Benitezit. Barcelona-Celsi duket se do te jete nja nga dy gjysmefinalet e ketij edicioni te Championsit.
Barcelona, makine golash. Dhe jo vetem ne kampionatin spanjoll. Furine katalanase kete radhe e ka vuajtur Bajerni i Mynihut, qe nuk ka pasur shansin me te vogel per te marre rezultat pozitiv ne “Kamp Nou”. Ne ndeshjen e pare gjysmefinale te Liges se Kampioneve, djemte e Pep Guardioles kane dhene leksione futbolli, duke shkaterruar skuadren me te mire gjermane, Bajernin e Mynihut. Sulmit te papermbajtshem katalanas, qe perbehet nga Eto, Mesi dhe Henri, i ka mjaftuar vetem pjesa e pare, per te shenuar plot kater here ne porten e portierit But, fati i keq i te cilet e ka vene kundershtar me keta lojtare te papermbajtshem. Ndeshja nuk ka pasur shume komente, pasi Barcelona e ka dominuar ne te gjithe komponentet e saj. Ndoshta edhe me skuadren e fundit te Primera Divizion Barcelona do ta kishte me te veshtire sa me Bajernin. Fakti qe jane shenuar vetem 4 gola ne porten bavareze dhe jo me shume vjen si rrjedhoje e nje lloj leshimi te katalanasve ne pjesen e dyte. Ndeshja e kthimit pritet te luhet sa per statistike, pasi fitorja e thelle ne “Kamp Nou” thuajse ia ka siguruar Barcelones kualifikimin per ne gjysmefinale

Liverpu-Celsi 1-3

Blute e Londres kane fituar ne transferte 3-1 ne ndeshjen e pare te ketij turi, duke ua veshtiresuar ne maksimum punen futbollisteve te Rafa Benitezit. Ne minutat e para Liverpuli u shfaq shume i frikshem dhe goli i shenuar nga Fernando Torres u duk sikur do te ishte i pari ne seri, por nuk ndodhi keshtu. Celsi arriti shume shpejt ta mbledhe vetem dhe barazoi po ne pjesen e pare me ane te serbit Ivanovic, aktivizimi i te cilit u duk disi i nxituar. Por instiktet e te famshmit Gus Hidink nuk mund te gabojne. I njejti lojtar do te shenoje edhe golin e dyte, thuajse ne te njejtin pozicion si ne rastin e pare, duke i hapur rruge keshtu fitores se Celsit, qe do te ishte edhe me e thelle. Sulmuesi nga Bregu i Fildishte, Didie Drogba, shenoi golin e trete, ne nje rast kundersulmi per skuadren e Celsit. Kjo fitore ne transferte eshte nje hap i madh per skuadren e Hidinkut, se ciles i mjafton vetem admistrimi sakte i lojes ne ndeshjen e kthimit, per te kaluar ne gjysmefinale

Barcelona-Bajern 4-0
Barcellona (4-3-3): Valdes; Puyol, Piquè, Marquez, Daniel Alves; Iniesta, Toure (Busquets 81’), Xavi; Henry 7 (Keita 74’), Eto’o (Krkic 90’) Mesi. Trajner: Guardiola.
Bayern (4-5-1): Butt; Oddo, Breno, Demichelis 5, Lell; Altintop (Ottl 46’), Schweinsteiger, Zé Roberto (Sosa 77’), Van Bommel, Ribery; Toni. Trajner: Klinsmann
Gjyqatar: Webb (Angli)
Shenues: 8′, 38’ Messi, 12′ Eto’o, 43′ Henry
Kartone te verdhe: Messi, Lell, Demichelis, Marquez
Liverpul-Celsi 1-3
Liverpool (4-2-3-1): Reina; Arbeloa, Carragher, Skrtel, Fabio Aurelio (Dossena 73’; Lucas Leiva (Babel 79’), Xabi Alonso; Kuyt, Gerrard, Riera (Benayoun 67’); Torres. Trajner Rafa Benitez.
Chelsea (4-3-3): Cech; Ivanovic, Terry, Alex, A.Cole; Ballack, Essien, Lampard; Kalou, Drogba (Anelka 79’), Malouda.
Trajner: Gus Hiddink.
Gjyqtar: Bo Larsen (Danimarke)
Shenues: 6′Torres, 39′, 62’ Ivanovic, 67′ Drogba
Kartone te verdhe: Kalou, Terry

Ka vuajtur, por edhe ka përmbysur Celsi i drejtuar nga Hidink, sepse përballë, pavarësisht humbjes në ndeshjen e parë, 3-1, në shtëpi, ka patur një Liverpul të madh, që ka besuar dhe e ka synuar deri në fund kualifikimin. Madje ka qenë disa herë pranë tij, si gjatë pjesës së parë, teksa e ka parë veten në epërsi 2-0, por edhe në fundin e ndeshjes, kur një gol mund ta kalonte në gjysmëfinale. Sidoqoftë, kanë triumfuar blutë e Londrës, falë një barazimi spektakolar, 4-4, në lojë dhe shifra, në ndeshjen e kthimit. Në total, rezultati i dy ndeshjeve foli për Celsin (7-5), i cili e sheh veten një hap larg finales së Romës. Në “Allianz Arena” nuk ka patur shumë histori, as emocione, sepse humbja e thellë në ndeshjen e parë, 4-0, e Bajernit me Barcelonën, kishte mbyllur cdo histori. Ndeshja e kthimit ka qenë thuajse formalitet, ndërkohë që rezultati i saj është fiksuar në shifrat e barabarta 1-1. Rezultati përfundimtar, në total, i të dyja ndeshjeve (5-1) nuk lë vend për asnjë koment. Barcelona ka merituar gjithcka, madje u ka shtirë frikën rivalëve, sepse loja e saj është jo vetëm spektakolare, por shoqërohet edhe me bollëk golash.
Ja skedat teknike të dy ndeshjeve të së martës, të vlefshme për Ligën e Kampioneve:

CHELSEA-LIVERPOOL 4-4 (3-1)

Chelsea (4-3-3): Cech; Ivanovic, Alex, Carvalho, A. Cole; Ballack, Essien, Lampard; Kalou (Anelka 36’), Drogba, Malouda. Trajner: G.Hiddink

Liverpool (4-5-1): Reina; Arbeloa (Babel 85’), Carragher, Skrtel, Fabio Aurelio; Kuyt, Lucas, Mascherano (Riera 69’), Xabi Alonso, Benayoun; Torres (Ngog 80’). Trajner: R.Benitez

Gjyqtar: Medina Cantalejo (Spanjë)
Shënues: Fabio Aurelio 19’ (L), Xabi Alonso 28’ (pen) (L), Drogba 51’ ©, Alex 57’ ©, Lampard 76’, 89’ ©, Lucas 81’ (L), Kuyt 82’ (L)
Kartonë të verdhë: Ivanovic ©, Benayoun (L), Carvalho ©, A. Cole ©, Arbeloa (L)

BAYERN-BARCELONA 1-1 (0-4)

Bayern (4-4-1-1): Poligon, Lell, Lucio, Demichelis, Lahm; Sosa (Altintop 78’), Van Bommel, Ottil, Ze Roberto (Borowski 78’), Ribéry, Toni.

Trajner: J.Klinsman.
Barcelona (4-3-3): V.Valdes; D.Alves, Pique, Puyol, Abidal, Jaja Toure, Xavi, Keita, Mesi, Eto, Iniesta (Hleb 79’). Trajner: B.Guardiola

Gjyqtar: Rosetti (Itali)
Shënues: Ribéry 47’ (B), Keita 73’ (Bar)
Kartonë të verdhë: Dani Alves (Bar), Puyol (Bar), Lucio (B), Demichelis (B), Boroëski (B), Lell (B)