Rita Ora perfomoi në Tiranë (video)

Rita Ora ka shfaqur performancë të jashtëzakonshme para rreth 500 mijë shqiptarëve të pranishëm në sheshin “Nëna Terezë” në Tiranë, përkundër shiut të rrëmbyeshëm që mbretëroi në kryeqytetin shqiptar.

Para Ritës performuan emrat më të mëdhenj të muzikës shqiptare, duke nxehur kështu atmosferën, përkundër shiut që nuk u ndal në asnjë moment.
Në ora 23:25, Rita arriti në skenë e përcjellur nga kryeministri Sali Berisha, më e bukur se kurrë dhe me një fustan të mrekullueshëm ngjyrë të gjelbërt.

Që në fillim, ajo përshëndeti të pranishmit, duke ua uruar 100 vjetorin e pavarësisë, para se të fillonte të performonte këngën “Rock The Life”.

Pasi përfundoi këngën e parë në mënyrë maestrale, Rita iu drejtua masës: “Jam shumë e lumtur, urime të gjithëve, hajde të festojna, të gjithë duart lart”.

“Hot Right Now” u performmua ‘live’ në skenë ashtu sikurse këngët tjera, të përcjellura nga bendi i superyllit shqiptar.

Pasi e performoi dhe ndezi të pranishmit duke qëndruar në shi me këngën “R.I.P”, ajo u kthye në skenë, për t’iu drejtuar përsëri publikut.

“Kjo këngë është domethënëse për mua. E kam shkruar vet, kemi pasur nevojë për një drit, videoklipin e kam xhiruar në Prishtinë… Shine Ya Light”, tha Rita e cila e ndezi tej mase shqiptarët e pranishëm.

Performanca e këngës dedikuar mëmëdheut ishte vërtet nga një planet tjetër, zëri fantastik i saj nuk u ndal për asnjë moment, përkundër të ftohtit, gjithnjë duke kujtuar se ajo këndoi drejtpërdrejt.

Performancën ajo e përfundoi me këngën “Hoë We Do” dhe u largua në skenë duke thënë në gjuhën shqipe “Natën e Mirë, faleminderit shumë”, teksa brohorimat “Rita, Rita” nga publiku nuk kishin të ndalur.

Ishte ky koncerti i parë i superyllit shqiptar në ndonjë prej vendeve shqipfolëse, me shpresë se nuk do të jetë dhe perfomimi i saj i fundit për publikun që ka gjakun e saj./Telegrafi

//youtu.be/ZZSgD-tF0eY