Roboti eksplorues i Marsit zbuloi fragment të një mekanizmi të panjohur

l2VJ19a.jpg

Roboti eksplorues i Marsit “Curiosity” zbuloi rishtas një objekt të çuditshëm në planetin Mars, të ngjashëm me një detal të ndonjë aparati, të ngecur në një gur.

Fotot e marra nga kamerat e robotit mundësojnë dallimin e dy objekteve që me hamendje mund të jenë pjesë e një mekanizmi. Megjithatë, shkencëtarët e NASA-s deklaruan se ka të ngjarë që objekti i fiksuar në foto të jetë një copë shkëmbi i gërryer nga era. Sipas të gjitha gjasave nuk do të kryhet ndonjë studim i hollësishëm i objektit, pasi është e vështirë të arrihet deri tek ai.

Burimi: Koha.net