Role me kikirikë

Perberesit:

  • 250 gr arra të grira
  • 250 gr sheqer
  • 200 gr çokollatë për gatim
  • 250 gr biskota
  • 200 ml ujë
  • 250 gr kikirikë të pjekur të grirë
  • 250 gr gjalpë
  • 250 gr sheqer pluhur

Përgatitja:

E ziejmë sheqerin dhe ujin dhe e hedhim në enën më biskotat e thërrmuara. I shtojmë arrat e grira. E thyejmë çokollatën në enë dhe përziejmë, derisa të shkrihet. Fillojmë me përgatitjen e kremit. Në enën për përzierje e hedhim gjalpin dhe sheqerin pluhur dhe i rrahim me mikser. I shtojmë kikirikët dhe përziejmë me lugë. Në tavolinën e punës vëmë një copë flete plastmasi. Sipër fletës së plastmasit e vëmë masën për role dhe e mbulojmë me një fletë tjetër plastmasi. Me petës, nga peta bëjmë formë drejtkëndëshe për role. E largojmë fletën e plastmasit të sipërme dhe sipër e vëmë kremin. Me ndihmën e fletës së plastmasit, e mbështjellim rolenë dhe e lëmë të ftohet. Rolenë e shtrënguar e shpalosim nga fleta e plastmasit dhe e presim në copë. Copët e rolesë me kikirikë i rendisim shkallë-shkallë në pjatë për ëmbëlsira. Me këtë ëmbëlsirë rekomandohet vera e thatë e bardhë

Tart me luleshtrydhe

Perberesit:

  • 3 gota uji miell
  • 150 gr. gjalp
  • 1 luge caji sode buke
  • 1 gote uji sheqer
  • veze
  • uje te ftohte

Per kremin:

  • 3 gota uji qumesht
  • 4 luge gjelle miell
  • 1 gote uji sheqer
  • 1 paket vanilie
    Per siper:
  • luleshtrydhe

Pergatitja:

Ne nje tas hidhni 3 gota miell dhe siper 1 luge caji sode buke dhe 1 gote uji sheqer dhe perzini. Hapni mesin e miellit dhe hidhni 150 gr. gjalp. Siper shtoni 1 veze, si fillim perzini gjalpin dhe vezen, pastaj edhe miellin. Pastaj brumit shtojini pak uje te ftohte dhe perzini mire. Brumin hidheni ne ne tasat e tartave dhe futeni te ngrirja e frigoriferit per 10 min derisa te forcohet. Pastaj futeni ne furre te ngrohur mr pare dhe piqeni me 170’C. Per kremin, ne nje tenxhere hidhni 3 gota uji qumesht, mbi te 4 luge gjelle miell, 1 gote uji sheqer, 1 paket vanilie dhe perzijini derisa kremi te trashet. Tartat e pjekura hiqini nga tasat dhe siper tyre hidhni kremin dhe pastaj luleshtrydhet.

Faleminderit Erina!

E shikon si qeras un nuk jam kornace aspak :D…te befshin mir renix:akullore:

Me mir nuk po e bej se mos ben ndonje reaksion :stuck_out_tongue: hahah

faleminderit erinaaa. kete tarten me luleshtrydhe po e bej se qenka emire dhe vajzes sime i pelqejne shume luleshtrydhet…

Torte me lajthi 58931_10150279121290227_228169190226_14838194_2591440_n.jpgNevojiten (për 6 veta):

  • 150 gr gjalpë në copa

  • 150 g sheqer

  • 4 vezë

  • 100 g miell

  • 1 qese tharm pluhur

  • 100 g lajthi të pjekura

  • 200 g çokollatë për gatim

  • pak kripë

Për mbushje: 100 ml ajkë

Për shtresën e sipërme:

  • 150 gr çokollatë për gatim

  • disa pika esencë vanilje

  • 60 ml ajkë e lëngshme

Përgatitja:

Me anë të miksit punojeni gjalpin me sheqerin derisa të bëhet si shkumë. Shtoni të verdhat e vezëve, një nga një, miellin e situr (duke e hedhur si shi) dhe në fund tharmin. Ngjizni lajthitë dhe çokollatën e grirë bashkë; rriheni si borë të bardhën e vezëve me pak kripë dhe shtojani përzierjes, duke u kujdesur që të mos ulet. Hidheni brumin në tavën e bërë me gjalpë dhe miell dhe piqeni në furrën tashmë të nxehtë për afro 50 minuta. Ndërsa ëmbëlsira është në furrë, rrihni ajkën. Për të bërë shtresën e sipërme të tortës, shkrini çokollatën në banjomaria (enë mbi enë me ujë) dhe punojeni me një shpatull duke i shtuar ca pika esencë vanilje dhe ajkë të lëngshme. Kur ëmbëlsira të jetë pjekur, vëreni të ftohet në rrjetën për ëmbëlsira, pastaj ndajeni në dy disqe. Mbusheni me ajkë të fryrë dhe mbulojeni me shtresën e kremit të përgatitur duke e zbukuruar me lajthi të copëzuara.

Torte me banane

Perberesit:

Petet e brumit:

6 veze
6 luge sheqer
200 gram sheqer pluhur
6 luge miell
250 gram margarine
1 kanelle
1 filxhan vaj
2 luge kakao

Kremi per lyerje

1/2 liter qumesht
2 puding vanile
6 luge sheqer, i zieni dhe i lini te ftohen
1 cokollate per zierje

Pergatitja:

Perberjet per peten e brumit i perzieni dhe i pjekni ne tepsi te rrumbullaket dhe i lini qe te ftohen. Me pas ato lyhen me dy decilitra uje te vluar dhe gjashte luge sheqe, ne menyre qe te jene te buta dhe te lengeta. Kur kremi te ftohet, e tundni mire me mikser dhe i shtoni margarinen e shtypur mire, vezet e rrahura dhe 200 grame sheqer pluhur, si dhe dy banane te shtypura. Me kete mase te fituar i lyeni petet, ku ne mes me cokollate, ndersa siper me kremin e fituar nga bananet, vezet dhe margarina, si dhe me shtresen e pudinkut te vanilles. Me pas i hidhni edhe arra te shtypura dhe kokos, poashtu mund t’i shtoni edhe fruta te ndryshme sipas deshires.


Punojeni gjalpin me sheqer, derisa të behet shkumë (përdorni më mirë mikserin). Futini të verdhat e vezëve, një e nga një, miellin (duke e hedhur ne forme shiu) dhe në fund majanë. Hidhni lajthitë dhe çokollatën të grira bashke; rrihini në shkume të bardhat me pak kripe dhe ia shtoni përzierjes, duke u kujdesur që të mos shpërbehet.

Hidheni brumin në tavën e bërë me gjalpë dhe me miell dhe piqeni në furrën e nxehur për afro 50 minuta.

Ndërsa ëmbëlsira është ne furre rriheni ajkën. Për të bërë kremin, shkriheni çokollatën ne banjëmari dhe përpunojeni me një shpatull duke shtuar ndonjë pikë esence të vaniljes dhe ajkë të lëngshme.

Kur ëmbëlsira të jetë bërë, mund ta ftohni mbi skarë, pastaj ndajeni në dy disqe. Mbusheni me ajkë të fryrë dhe mbulojeni me çokollatë duke e zbukuruar me lajthitë e copëtuara.

Nevojitën:

Gjalpë në copa, 150 g
sheqer kallami, 150 g
4 vezë
miell 0,100 g
maja për ëmbëlsira, 1 lugë
lajthi të pjekura, 100 g
çokollatë e shkrirë, 200 g
1 dorë kripë
lajthi të copëtuara, 30 g për zbukurim

MBUSHJA:
ajkë, 100 ml

KREMI:
çokollatë e shkrirë, 150 g
ndonjë pikë esencë të vaniljes
ajkë e lëngshme, 4 lugë


Përbërësit:
6 feta buke të thekura në tostierë (feta mesatare dhe buka të mos jetë e kripur)

Për shurupin:
1 gjysmë filxhani ujë
1 filxhan sheqer

Për pudingun:
Gjysmë filxhan sheqer
Gjysmë filxhani qumësht
2 lugë gjellë miell
4 lugë gjellë gjalpë
1 vezë, të rrahur
1 lugë çaji ekstrakt vanilje

Për zbukurim: çdo lloj arre të copëtuar, kanellë

Përgatitja:

  1. Vendosini fetat e bukës se thekur në një tepsi të qelqtë(formë katrore)
  2. Në një tenxhere hedhim sheqerin dhe ujin e i lëmë të marrin një valë. Nëse dëshironi të sherbeti mund të shtoni dhe lëkurë limoni ose portokalli dhe karafil kokërr. Kur të jetë gati lëkurën dhe karafilin i hiqni.
  3. Hidheni sherbetin mbi fetat e bukës së thekur.
  4. Në një tenxhere tjetër hidhni gjalpin dhe kaurdisni miellin në gjalpë, derisa të marrë një ngjyrë të artë por jo më të erret.
  5. Shtoni qumështin, sheqerin dhe lerëni të marrë një vale për 2-3 minuta.
  6. Shtoni në tenxhere dhe ekstraktin e vaniljes dhe vezën e rrahur. Trazoni shpesh dhe shpejt në mënyrë që të mos prishet veza.
  7. Hiqeni pudingun nga zjarri dhe masën hidheni të tepsia ku keni shtruar fetat e bukës se thekur e të shërbetosur.
  8. Vendoseni ëmbëlsirën në frigorifer për 2-3 orë që të mpikset mirë e të ftohet.
  9. Kur ta shërbeni zbukuroni me arra të copëtuara dhe kanellë.

qikjo e fundit po m`duket e shishme :smiley:

Mos se do ju bej Reaksion haha

oooo sa inat i kam kikiriket…hengra sot dhe plasa nga stomaku…ishin helm me krip :muk:

Futi dhe nje birre mbrapa dhe nuk ndjen me gje :smiley:

Ndonje got Vere edhe mundet…ama me Birren s’te ndihmoj dot hahahahhaa