Ronaldinho adhuron Mourinhon

Sulmuesi i Milanit, Ronaldinho ka rezervuar lëvdata të mëdha për trajnerin e klubit rival të qytetit, Inter – Jose Mourinhon. Ylli brazilian beson se Mourinho është njëri prej trajnerëve më të mirë në botë.

Ronaldinho kaloi periudha të mira, por edhe të dobëta në sezonin e tij të parë në Serie A, ndërsa momenti më i mirë ishte goli i fitores 1-0 kundër Interit në derbin e parë të këtij edicioni. Por, Rossonerët janë larg prapa rivalit të tyre në garë për Scudetto dhe Ronaldinho beson se më meritori për fitoret e Nerazurrëve është Mourinho.

“Mourinho është trajner të cilin e adhuroj shumë”, tha Ronaldinho për Sky Sport Italia. “Për mua ai është njëri prej trajnerëve më të mirë në botë, është vërtet i madh”, shtoi ai. Ronaldinho është duke u munduar t’i ndihmojë ekipit të sigurojë kualifikimin për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve.

Por, ish klubi i tij Barcelona është duke shkëlqyer këtë sezon. “Nuk e di se kush do të fitojë Ligën e Kampionëve, pasi mund të ndodhë gjithçka. Të gjithë ekipet e përfshira në këtë fazë mund të triumfojnë në fund. Shpresoj që shokët e mi të vjetër të arrijnë sukses”, përfundoi ai per sky sport.