Ronaldinho e sheh te ardhmen larg Milanit

Ronaldinho larg Milanit? Tashme nuk shihet me si nje cudi kjo hipoteze pas nje sezoni qe brazilani e ka shijuar me shume nga stoli.

Lajmin e largimit e mbeshtet vellai dhe menaxheri i lojtarit, Roberto de Assis ne nje interviste per gazeten Estado do Sao Paulo. “Nese me pyesni a mund te ndryshoje skuader Rolandinho, une them se po”, shprehet Assis, duke konfirmuar se me qendrimin e mundshem te trajnerit Ancelotti ne Milano, e ardhmja e sulmuesit eshte larg skuadres kuqezi.
Ne vijim te intervistes, menaxheri ka theksuar se nuk ka asnje mundesi qe Ronaldinho te ndjeke shembullin e Ronaldos apo Adrianos per t’u rikthyer ne Brazil, pasi ai deshiron te luaje edhe per disa vite te tjere ne Europe.

“Marca”: Ribery tek Reali, ceshtje e mbaruar



Gazeta iberike “Marca” e shikon transferimin e Franck Ribery tek Real Madrid si nje ceshtje te mbyllur.

Sipas te dhenave te kesaj gazete, lojtari francez i Bayern Munchen ka mbeshtetjen e Zinedine Zidane per te ardhur ne Madrid dhe gjate kesaj vere do largohet nga Gjermania per rreth 50 milione euro qe kandidati Florentino Perez ia ka premtuar skuadres bavareze.
Per te ardhmen e sulmuesit eshte siguruar nje kontrate qe do skadoje ne vitin 2014. Nga ana tjeter, ceshtja ngelet e bllokuar pasi Bayern Munchen eshte shume larg brazilianit Diego, i cili duhet te hedhe vetem firmen ne kontraten e ofruar nga Juventusi.
Franck Ribery kerkohet me ngulm edhe nga Barcelona e Manchester United, por me rizgjedhjen e Perez ne krye te Realit duket se francezi do jete me afer kryeqytetit spanjoll.