Ronaldo i dyti më i popullarizuar pas Obamës

Profili i yllit të Manchester United, Cristiano Ronaldos, është duke u popullarizuar me të madhe edhe në Shtet e Bashkuara të Amerikës.

Së fundi raportohet se Ronaldo është i dytë për nga popullariteti në Facebook, menjëherë pas presidentit amerikan Barack Obama. Futbollisti më i Mirë i Vitit është më i popullzuar në Facebook se të gjithë aktorët e Hollywoodit dhe yjet e muzikës. Obama ka 6 milionë e 151 mijë e 516 përkrahës në Facebook, derisa

Ronaldo është personaliteti i dytë më i popullarizuar me 2 milionë e 833 mijë e 413 fansa.