Ronaldo prezantohet në Bernabeu

[b]

Real Madridi ka prezantuar Cristiano Ronaldon para tifozëve të vet në stadiumin e mbushur Santiano Bernabeu në një spektakël që me siguri se do të mbetet gjatë për t’u kujtuar.

[/b]Prezantimi i Portugezit ishte shumë më spektakolar se ai i Kaka që u zhvillua javën e kaluar. Në deklaratën para 80.000 tifozëve, Ronaldo tha se kjo ishte ëndrra e tij e fëmijërisë.

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Tash ëndrra ime e fëmijërisë u bë realitet. Nuk prita stadium të mbushur, kjo vërtet është impresive. Ju falënderoj të gjithëve”, ka thënë Ronaldo para publikut.

Siç edhe u paralajmërua, C. Ronaldo do të mbajë fanellën me numrin 9, të cilin e ka bartur legjenda Alfredo Di Stefano, ndërsa gjatë tre sezoneve të tij në Bernabeu e ka bartur edhe superylli brazilian Ronaldo.

//youtu.be/LCCnX8HAq4g

me te vertet spektakel ishte ne prezantimin e ketij, njeriu prej 1 miliard eurosh, nejse se perezi e kishte llogarit qe per 2 vjet i nxirrte parat per kakan dhe ronaldon,dy blerjet e fundit te real

https://www.facebook.com/group.php?gi…0171465&ref=mf

dy blerjet e fundit te real