Ronaldo tek Reali, Barcelona reagon ashper

[b]

Transferimi i portugezit Cristiano Ronaldo tek Real Madrid per 93 milione euro ka ngjalur zemerimin e Barcelones.[/b]

Me 160 milione euro te shpenzuara per te marre dy nga lojtaret me te mire ne bote, skuadra “Merengues” po rikthehet “Galaktike”, por nje shpenzim i tille marramendes nuk u ka pelqyer katalanasve.
“Nuk arrij ta kuptoj nga dalin gjithe keto para. Perez thote se do t’i fitoje duke shitur fanela por eshte e pamundur sepse duhet te prodhojne rreth 30 milione per te mbuluar shpenzimet, pasi Perez mendon te shpenzoje 300 milione euro ne merkato. Ato para do te vijne nga nje vend ende i paditur dhe eshte mire te na i tregojne edhe ne”, shprehet keshilltari ekonomik i Barcelones, Xavier Sala Martin.
Pak dite pas zyrtarizimit te Kaka, Reali ka arritur te marre nga Manchester United edhe Cristiano Ronaldon, portugezi i cili vetem gjate sezonit te shkuar u shpreh se deshironte te vazhdonte karrieren me “Red Devils”.

Cristiano Ronaldo, me nje gur “vret dy zogj”

Goditje e dyfishte per sulmuesin e Real Madrid, Cristiano Ronaldo, Brenda pak oresh, lojtari portugez ka vrare dy zogj me nje gur.

Lajmi i transferimit te tij tek Real Madrid per me shume se 90 milione euro beri xhiron e botes, por te reja ka edhe persa i perket jetes se tij private. Sulmuesi luzitan arrin te joshe nje nga femrat me te famshme te SHBA-se, Paris Hilton, gjate nje mbremjeje ne Los Angeles ku ndodhet me pushime.

Pasardhesja miliardere e linjes se hoteleve Hilton u nda para pak ditesh nga ylli i bejsbollit Doug Reinhardt, por nuk ka humbur kohe duke u hedhur ne krahet e nje tjeter sportisti. Sipas faqes se internetit x17, ata jane takuar rastesisht ne barin al MyHouse. Me pas kane shkuar ne nje tjeter lokal me nje atmosfere me intime.

“Ishte nje mbremje shume e ngrohte”, shprehet nje deshmitar, duke shtuar se Paris dhe Cristiano Ronaldo kane porosituar pije me vlere rreth 20 mije dollare. Keto zera pasojne historine e sulmuesit me motren e futbollistit Juliano Belletti.