ROVENA STEFA, 4 milion për një koncert

[align=justify:3i9vck0z]Pa ngurrim mund të thuhet se këngëtarja Rovena Stefa është sot një nga më të paguarat në koncertet që ajo zhvillon. Madje një nga të referuarat sidomos të shqiptarëve që jetojnë në diasporë. Kemi mësuar se ajo nuk pranon asnjë ofertë për të kënduar nëse çmimi që i ofrojnë është më pak se 4 milion lekë. Një shumë kjo vërtetë e konsiderueshme, duke pasur parasysh se pretendimet e mjaft këngëtarëve nuk shkojnë më shumë se 1-2 milion lekë të vjetra. Por strategjia e Rovenës ka funksionuar, gjë që e tregon dhe numri i koncerteve të saj. Këto ditë këngëtarja është ftuar mes shumë këngëtarëve me emër në evenimentin e madh të muzikës “Polifest”, që zhvillohet në Kosovë, ndërkohë që një fundjavës së kaluar ajo ishte në një tjetër koncert në Shkup (Maqedoni). Siç kemi mësuar ajo qysh tani e ka zënë axhendën e koncerteve për këtë sezon veror, ku shumica janë jashtë Shqipërisë.[/align:3i9vck0z]
[align=right:3i9vck0z]Revista Bluetooth[/align:3i9vck0z]