Rrefime Per Te Derguarit E All-llahut

PARATHENIE

Falënderimet i takojne Allahut, me mirësinë e të Cilit plotësohen të mirat. Paqja dhe bekimet qofshin për të Dërguarin e Tij. Sa here që njeriu ka dëshiruar të njihet me mënyrën e përmirësimit të gjendjes dhe të rrethit të tij është ballafaquar me nevojën e njohjes së të kaluarës dhe mënyrës së si janë gjetur zgjidhje për problemet e ndryshme. Ato zgjidhje madje kanë qenë reflektim i orvatjeve njerëzore për të gjetur rrugëdalje.Padyshim mënyra më efikase e dhënies kuptim jetës njerëzore është ajo buron nga shpallja e cila e ka percjelle njeriun gjate gjith jetes se tij. Kjo shpallje qiellore gjithnje eshte percjelle edhe nga perkthimi praktik i mesimeve hyjnore i realizuar nga te autorizuarit dhe te zgjedhurit e Allahut per te transmetuar zbulesen dhe mesimet e saj deri te njerzimi.Ata te autorizuar padyshim jane Pejgamberet dhe te Derguarit e Allahut paqja dhe shpetimi qofte mbi ta. Te Derguarit e Allahut i takojne llojit njerezor dhe kjo assesi nuk eshte rastesi. Urtesia e kesaj qendron ne faktin se Allahu ka dashur qe mesimet qe burojne nga shpallja hyjnore te jene te kapshme te kuptushme dhe lehtesisht te praktikueshme per at ate cileve u dedikohen. Sa te shumta do te ishin justifikimet e njerezve per mosbindje ndaj mesimeve hyjnore sikur Allahu te zgjidhte krijesa te tjera pervec njeriut per t’ia kumtuar shpalljen njerezimit. Me arsye shumekush do te thoshte se eshte e lehte per engjujt , per shembull, te jene te bindur dhe te degjueshem ndaj Allahut, kur dihet se ata nuk kane epshe, cytje te djallit dhe anime negative. Kjo eshte njera prej urtesive shume të mëdha pse Allahu zgjodhi njerëzit si kumtues të Fjalës së Tij. Duke u nisur nga kjo jeta e te Derguarve te Allahut gjithnje ka qene dhe eshte interesante per t’u studiuar, sepse ato jane biografi qe permbajne nje thesar te cmueshem te veprimtarise, urtesise, durimit dhe sacrifices.

Lexuesi me kete liber ne dore eshte ne gjendje qe ne menyren me te sakte te mundshme te paraftyroje se si ishte jeta e te Derguarve te Allahut. Ketu ai do te njohe vuajtjet dhe sakrificat e tyre. Ata, edhe pse ishin te zgjedhurit dhe te dashurit te Allahut , pa me te voglen veshtiresi t’ua bente atyre jeten te lehte te kendshme dhe pa probleme. Por si do ta kuptonte njerezimi realitetin se rruga deri te suksesi eshte e shtruar me gjemba? Rruga e lumturise ka shenjat e veta identifikuese qe ebejne njeriun te ndihet i sigurt se e ka gjetur rrugen. Ato shenja jane veshtiresite dhe sakrificat. Ato ishin percjellese te vazhdueshme ne rrugen ku ecen te gjithe te Derguarit e Allahut pa perjashtim. Dijetaret Islam nuk e kane lene anash kete pjese me te ndritshmen e histories. Ne punimet e vecanta ata kane trajtuar biografine dhe jeten e te derguarve te Allahut, paqja dhe shpetimi i Allahut qofte mbi ta.

Dhe si rezultat i keti angazhimi kemi shume libra plot me pershkrime te kesaj periudhe historike. Nje liber qe meriton te veqohet eshte libri “ Fillimi dhe mbarimi” (El-bidajetu ven-nihajeh”), i autorit Iben Kethir.

Vepra “Rrefime mbi Pejgamberet” eshte vetem nje pjese vepres aq te vellimshme “ Fillimi dhe mbarimi”. Ketu autori trajton periudhen nga ademi deri tek Isai. Si tradicionalist i njohur islam, ai eshte mbeshtetur ne keto burime: Ne Kur’an, ne hadith, ne transmetimet e dijetareve islam, e ngandonjeher edhe ne transmetimet e te krishtereve dhe te hebrenjeve. Ketu ai ishte shume i perpikte. P.sh gjate citimit te cilitdo hadithi ai thekson se kush e transmeton dhe shkallen e autencitetit te tij, kur eshte nevoja. Si regjistrues autentik i trashegimise shkencore ai besnikerisht permend transmetime te ndryshme madje edhe te kun dertat, ne menyre qe pastaj te deklarohet per at qe eshte me e themelte. Zakonisht pas kesaj thote: “E Allahu e di me se miri”.
Duke pasur parasysh faktin se autori bene pjese ne grupinn e dijetareve te medhenje te hadithit, gje qe reflektohet edhe ne punimet shkencore dhe ne librat e tij, e shohim te rruges te nenvizojme se librin qe nga fillimi deri ne fund e pershkon perpikeria se ciles i eshte permbajtur Ibën Kethiri duke e filluar rrefimin me ate qe permendet ne Kur’an, pastaj duke permendur hadithet autentike e pastaj duke permendur edhe transmetime tjera. Nganjeher permend edhe transmetime shkencerisht te pabaza, por gjithnje duke treguar shkallen dhe arsyen e pavertetesise, me qellim te evidentimit te bindjeve te gabuaraqe kane disa njerez lidhur me temen qe ai e trajton, argumentet e pabaza qe ata permedin dhe ne fund i kritikon dhe i hedh poshte qendrimet e tyre te gabuara. Gjate leximit te ketyre gjerave duhet pasur vemendje be menyren qe te mos shkaktohet hutim.
Kjo fryme shkencore dhe metodologji burimore e shoqeron lexuesi prej fillimit e deri ne fund dhe e bene at te ndjehet sikur eshte futur me tere qenien e vete ne thellesi te kohes ne te cilen jetuan koloset qe lane gjurme te pashlyeshme ne historine njerezore. E tere kjo nuk duhet perjetuar thjeshte vetem si nje histori, momentet e se ciles do te na bejne te perjetojme nje kenaqesi momentale, por porosia dhe mesimi i vertete qe duhet nxjerre nga ky liber eshte qe te kuptohet se te Derguarit me veprimtarine dhe sakrificen e tyre dhane shembullin me te ndritshem se si duhet te jete perkushtimi ndaj idealit devotshmeria ndaj kauzes dhe bindja e nenshtrimi ndaj mesimeve te Krijuesit. Ata edhe pse me te dashurit dhe me te privelegjuarit tek Allahu, na treguan me jeten e tyre se suksesi vjen me durim, fitorja vjen me sacrifice dhe xheneti me perulje maksimale ndaj ligjit te Allahut.

Libri “Fillimi dhe mbarimi” (El-bidajetu ven-nihajeh) i autorit Iben kethir eshte nje veper kapitale ne trashegimine shkencore dhe kulturore islame, ndersa perkthimi i pjeses se pare te tij “ Rrefime mbi Pejgamberet” eshte symbol i perpjekjeve modeste per t’u pasturuar libraria islame shqipe dhe qe lexuesit shqipfoles t’i ofrohet edhe nje veper nga historia e ndritshme islame, e cila nise me fillimin e jetes njerezore ne Toke. Shpresojme se realiteti do te deshmoje se sa e madhe ka qene nevoja e libraries islame shqipe per nje liber te ketille.

(Paqja e Allahut qoftë mbi të)

Allahu i Lartmadherishem thotë: * Kur Zoti yt u tha engjejve: “Une do te caktoj perfaqesuesin ne Toke!” – ata thane: “A do ta besh (perfaqesues) ne te ate qe do te beje qrregullime e do te derdhe gjak? E net e madherojme e te lavderojme dhe vetem ty te adhurojme.” Ai tha: “Une di qe ju nuk dini.” *Dhe allahu ia mesoi Ademit emertimet e te gjitha sendeve e pastaj ua paraqiti ato engjejve e u tha : “Mi tregoni emrat e ketyre sendeve nese e flisni te verteten !” * “Qofsh i lavderuar !” thane ata- “ne dime vetem ate qe na ke mesuar Ti, Ti je i Gjithedijshem dhe I Urte.” * “ O Adem “ tha Ai “tregoju ti emrat e tyre!

” Dhe, kur ua tregoi emrat, Allahu tha: “A nuk ju kam thene se vetem Une i di fshehtesite e qiejve e te tokes dhe vetem Une e di ate qe punoni haptazi dhe ate qe e fshihni “ * Kur u thame engjejve : Beni sexhde (peruljuni) Ademit!” - ata bene sexhde por Iblisi nuk deshi, ai e rriti mendjen dhe u be i pa fe. *Ne thame: O Adem vendosuni ti dhe gruaja jote ne Xhennet dhe hani net e sa te doni dhe prej nga deshironi por mos iu afroni kesaj peme e t’i shkaktoni vetes padrejtesi .” *Dhe shejtani i shtyri te gabojne per shkak te kesaj peme e i nxorri nga vendi ku ishin. “Zbritni” – u thame Ne – “ Do te jeni armiq te njeri tjetrit, e ne Toke do te qenroni dhe do te jetoni deri ne afatin e caktuar!” Ademi i pranoi disa fjale nga Zoti i vet e Ai ia fjale nga Zoti i vet e Ai ia fail gabimin . Ai me te vertete , i pranon pendimet . Ai eshte i Meshirshem. * Ne u thame: “Zbritni qe te gjithe prej tij (Xhehnetit). Juve me te vertete, do t’ju vije ushezimi prej Meje, dhe ata qe I permbahen udhezimit Tim, nuk do te kene frike nga asgje dhe nuk do te pikellohen per asgje. * E, ata qe nuk duan te besojne dhe i mohojne argumentete Tona – do te jene banore te Xhehenemit: - e net e do te mbesin pergjithmone.” (Bekare 30-39)

I Lartemadherishmi gjithashtu thotë: “Rasti i Isait te Allahu, eshte njesoj se rasti i Ademit, e ka krijuar prej dheu e pastaj i ka thene: Behu!” – dhe ai eshte bere.” (Ali Imran,59)

I Lartemadherishmi, pastaj thote: “O njerez druajuni Zotit tuaj i Cili ju ka krijuar prej nje njeriu, e nga ai e ka krijuar edhe bashkeshoretn e tij, kurse prej ketyre te dyve krijoi shume meshkuj e femra. Dhe druajuni Allahut me emrin e te Cilit ju kerkoni njeri tjetrit diqka mos i nderpritni lidhjet farefisnore.

Se, Allahu me te vertete gjithnje vigjilon mbi ju.” (Nisa,1)

I Lartemadherishmi gjithashtu thote: “O ju njerez Ne ju krijojme ju prej nje mashkulli dhe nje femre dhe ju ndajme ne popuj e ne fise, per t’u njohur (mes vetes). Me i pranueshmi tek Allahu eshte ai, i cili me se shumti i frikesohet Atij. Allahu me te vertete, i di te gjitha dhe asgje nuk eshte e fshehte per Te.” (Huxhurat, 13).

Pastaj Allahu i Madheruar thote: “Ai ( Allahu) eshte qe ju krijoi ju prej nje njeriu, - e nga ai krijoi bashkeshorten e tij, qe te qetesohet me te. Dhe kur e mbuloi , ajo u ngarkua me nje barre te lehte dhe e barti ate. E, kur ajo u rendua, ata te dy iu luten Allahut, Zotit te tyre: “Nese na dhuron pasardhes te shendoshe, ne, me te vertete do te jemi falenderues!.” (A’raf,189).

Ne nje vend tjeter Allahu i Madheruar thote: “Ne ju krijuam juve pastaj ua dhame formen, e u thame engjejve: “Beni sexhde Ademit” , e te gjithe i bene sexhde, perpos Iblisit,- ai nuk deshi ta bente kete.* “Qka te pengoi ty te besh sexhde, kur te urdherova? “ pyeti Ai. “Une jam me i mire se ai: mua me ke krijuar nha zjarri, e ate nga balta”. U pergjigj ai. “E atehere zbrit nga Xhenneti” tha Ai, “ty nuk te takon te inatosesh net e: dil, me te vertete, ti je prej te urryerve” “Me jep afat deri ne ringjalljen e tyre” tha ai. “Te jepet afati” tha Ai. “ E per shkaka se Ti ke caktuar e kam rene ne lajthitje” tha “betohem se do t’u dal ne prite ne rrugen Tende, e do tu qasem atyre edhe perpara edhe permbrapa,edhe nga e djathta edhe nga e majtadhe do te shohesh se shumica prej tyre nuk do te jene falenderues” “Dil prej andej i qortuar dhe i poshteruar” , tha Ai. Me ty edhe me te gjith ata qe shkojne pas teje, do ta mbush Xhehenemin! * E ti, o Adem dhe bashkeshortja jote banoni ne Xhennet dhe hani c’te deshironi aty por mos iu afroni kesaj peme, e te beheni zullumqare te vetvetes!” *Dhe djalli filloi t’ju peshperite per tua zbuluar pjeset e turpshme te trupit te tyre te cilat i kishin te mbuluara , e tha : “Zoti juaj ua ka ndaluar kete peme vetem per ate qe te mos beheni engjej ose qe te mos jeni te pavdekshem , dhe iu betua atyre (duke thene) : “Une jam, me te vertete, keshilltare i juaji me i sinqerte” Dhe i mashtroi me tradheti. E, kur e shijuan pemen iu zbuluan vendet e turpshme te trupit dhe nisen te mbuloheshin me gjethet e Xhennetit. “A nuk ua kam ndaluar ate peme?” u thirri Zoti I tyre, “ dhe a nuk ju kam thene : “Me te vertete djalli eshte armiku juaj i hapet?” “ O Zoti yne” thane ata, Ne vetes i beme padrejtesi dhe nese Ti nuk na fale dhe nuk na meshiron, ne mesiguri do te jemi te humbur.” “Dilni” u tha Ai. “Ju do te jeni armiq te njeri tjetrit! Ne Toke do te banoni dhe aty do te mbeteni deri ne vdekje. * Net e do te jetoni net e do te vdisni dhe prej saj do te ringjalleni.” *( A’raf,11-25)

Ne nje vend tjeter Allahu i Lartesuar thote: “Prej tokes ju kemi krijuar, ne te do t’ju kthejme dhe prej saj perseri do t’ju nxjerrim.” ( Ta Ha 55)

I Lartemadherishmi, gjithashtu thote: “Ne e krijuam njeriun prej deltine, prej balte te ndenjur, e qysh me pare i krijuam xhinet nga zjarri i flaket. Dhe kur Zoti yt u tha engjejve: “Une do ta krijoj njeriun prej deltine, prej balte te ndenjur, e kur ta formesoj ate dhe t’ia frymezoj shpirtin, ju beni sexhde atij” *Te gjithe engjejt bashkerisht i bene sexhde atij perveq iblisit. Ai nuk pranoi te bente sexhde se bashku me ta. “O Iblis” tha Ai “perse nuk bere sexhde?” “Nuk me takon mua” tha ai, t’i beje sexhde njeriut, te cilit e ke krijuar prej deltine , prej balte te ndenjur.” “Atehere dil nga Xhenneti” tha Ai, “ ti ne te vertete je i mallkuar dhe le te mbetet mallkimi mbi ty deri ne Ditetn e Kiametit” “ O Zoti im tha ai me jep afat deri ne diten kur do te ringjallen ata” “ Te jepet afati” tha deri ne Diten tanime te caktuar. O Zoti im tha me qe me ke shpënë ne lajthitje une ne Toke do t’ua zbukuroje atyre veset dhe te gjithe do t’i shpie ne mashtrim , pervec roberve te Tu te sinqerte” * “Kjo eshte rruga e drejte se ciles do t’i mbahem Une tha Ai “Ti me te vertete nuk do te kesh kurfare pushteti mbi roberit e Mi, perveq ndaj atyre qe te pasojne ty, atyre te humburve. * Vendtakimi i te gjithe atyre do te jete Xhehenemi. Ai do t’i kete shtate dyer dhe neper secilen dere do te kaloje nje numer i caktuar. (Hixher 26-44).

I Lartemadherishmi pastaj thote: “ Dhe kur u thame engjejve: Beni sexhde Ademit, ata ate gjithe i bene sexhde atij perveq Iblisit” Valle une ti beje sexhde atij, te cilin Ti e ke krijuar prej balte? Tha. “Me thuaj” tha pastaj, “Ja tek eshte ky, te cilin e ke ngritur me lart se mua, nese me jep afat deri ne Diten e Kijametit, me siguri do t’i pervetesoj pasardhesit e tij, perveq nje numri te vogel nga ta. “ * “ Shko” i tha Ai. Per ata qe te pasojne ty dhe per ty Xhehnemi do te jete denim. Dhe beje per vete – me zerin tend- ke te mundesh nga ata, dhe nderseje ne ta kaloresine dhe kembesorine tende, e behu pjesetar ne pronen dhe ne femijet e tyrem dhe jepju premtime! – e djalli vetem i mashtron – por me te vertete ti nuk do te kesh kurfar pushteti ndaj roberve te Mi!”

E, Zoti yt eshte Mbrojtes i mjaftueshem. ( Isra, 61-65)

I Lartemadherishm i po ashtu thote: “E kur u thame engjejve : “Beni sexhde Ademit” ata qe te gjithe bene sexhde perpos Iblisit. Ai ishte nga xhinet dhe nuk e respektoi urdherin e Allahut . A mos valle ate dhe pasardhesit e tij do t’i mernin per miq- perpos Meje, duke qene se ata jane armiqet tuaj? Sa kembim i shemtuar qe eshte ky per zullumqaret” (Kef, 50).

Pastaj Allahu I Madherishem thote: E Ademit qe ne fillim i patem urdheruar por harroi dhe nuk u tregua i vendosur . * Kur u thame engjejve : “Beni sexhde Ademit” at ate gjithe e bene perpos Iblisit: ai kundershtoi. “ O Adem” them Ne, “ky eshte me te vertete armik yti dhe i gruas sate andaj assesi mos i lejo qe t’ju nxjerre nga Xhenneti, e qe pastaj te perjetosh mundime”.