Rregullat per nje Fjalekalim (password) te pathyeshem!

Kur permendim “fjalekalim” nekuptojme nje fraze sekrete… por sa fraza/fjale mund te mbajme ment! Per shume prej nesh fjalekalimi me i perdorur eshte 123456, pasi eshte e pamundur te kujtohesh nje te gjitha llogarit e perhapura ne internet apo mbi file e kompjuter!

Dikush perdor daten e lindjes, dikush si i quajne macen por te kesh nje fjalekalim te tille eshte sikur te lesh deren e shtepise hapur!
Hacker/Cracker te ndryshem keto fjalekalime i kane shume te lehte per ti thyer, mjafton te lidhen me nje rrjet social dhe te zbulluan ku ke lindur si dhe daten!

Per ata qe duan te perdorin nje program per organizimin e fjalekalimeve mund ta bejne ate me Keep Pass.
Ka shume kohe qe personalisht e kam humbur llogarine e numrit te fjalekalimeve keshtu gjeja me e mire qe po mendoja eshte ti organizoja!
Dhe pse do ju keshilloj qe ti shkruani ne ndonje fletore ku ta mbani ne vend te fshehur dhe jo te shpetuara ne kompjuter, por zgjedhja juaj!
Gjithashtu nje zakon i mire eshte te beni nje kombinim Shkronjash dhe Numrash si dhe karaktere special @ # + $ % etj!

Tregoni eksperiencat tuaja ne lidhje me sigurine dhe fjalekalimet! Ju mire presim!

Zakonisht mbaj emrin e komshies

un bej nje kombinim numrash shum te gjat dhe mund te them qe ndihem e sigurt :slight_smile:

e verteta eshte se un me kete problemin e fjalkalimeve ndjehem shum i ngarkuar. si te them me eshte mbushur gjysma e kokes vetem me fjalkalime. tani kohet e fundit kam filluar qe ti bej te gjitha llogarite me nje fjalkalim. qe mos me marin kaq shum hapsire nga hardisku im fjalkalimet. se nuk eshte qe kam ndonje nga keto kohve moderne… un

Derisa eshte publike per te gjithe asgje nuk eshte e sigurte! Siguria humbet sapo lidhesh ne internet! :slight_smile: Sdua ta bej gogol por ky eshte realiteti!

Numrat jane fare te thjesht per tu thyer! Kuptohet eshte nje pune pak e lodhshme por nese ti ke dokumenta teper sekrete ja vlen :slight_smile: :slight_smile:

Paolo - Fjalekalime duhen sa me te sigurta, pasi ato nuk kane asnje kosto per kompjuterin, qofte ai i vjeter apo i ri!

hehee e fort kjo

Une kam nje Pass per te gjitha, por e ndrroj perafersisht qdo 2 muaj me nje tjeter

Sa fiksim e ke ate komshien…po me ben kurioz…:P…

Per sa i perket fjalekalimit, e kam pesuar nje here dhe ajo here me mjaftoi te zija mend. Me moren profilin e fb, hotmail, yahoo dhe shume regjistrime te tjera qe nuk mund te beja dot me hyrjen…per fat te mire arrita te marr vetem profilin e fb sepse kisha aktivizuar identifikimin e fotove…qe atehere, si te thuash i kam “siguruar” pak me nje fjalekalim i cili perbehet nga shkronja dhe numra. Nga disa informacione qe mora nga interneti shkruhej se vetem keshtu mund te ishte me i sigurt. Gjithashtu nuk perdor me asnje emer apo datelindje. Dhe nje “siguri” tjeter si te thuash eshte qe kam vene me shume se 2 adresa e-mail per rikuperimin e fjalekalimit, dhe keto adresa e-mail jane si te panjohura nga askush, sepse i kam hapur vetem per rikuperimin e fjalekalimit. Sigurisht qe secili me nje fjalekalim ndryshe dhe i perbere perher nga shkronja dhe numra, dhe te gjitha keto i kam shkruar ne nje leter…:smiley:

Nje keshille per te gjithe ju, me aq informacione sa mora nga interneti ne ate kohe rreth fjalekalimit: Nje nga fjalekalimet qe mund te quhet me i sigurt se te tjeret eshte i perbere nga shkronja dhe numra, duke perdorur shkronja te medha dhe te vogla, dhe i nderthurur pak a shume ne menyre te tille a1B2c3b4D5. :slight_smile:

Une perdor nje program Pasword Generator shume i mire,per gjenerimin e paswordeve dhe emrave,zakonisht paswordin e vej deri ne 12-13 shifra.

Gjendar, ben shume gabim qe perdor te njejtin fjalekalim per te gjitha! E kam theksuar rastin tend tek artikulli ne faqen e pare te portalit!

Dhe un Kliton, per fjalekalime te rendesishme dhe me perdorim te rralle perdor nje gjenerator automatik, por eshte shume veshtire dhe e pamundur ti mbash mend.

Personalisht per “disa fjalekalime” kam gjet zgjidhjen ti shkruaj te koduara ne nje Bllok Shenimesh dhe jo te ruajtura ne kompjuter si file! Pra dhe nese me lexon fjalekalimet ne bllok, duhet ta çkodoj qe ta perdori.
Encrypted (koduar) ne nje menuyre qe dhe un ta kem te lehte per ta bere direkt çkodimin me mend dhe pa perdorur mjete te tjera, pasi do vinte shume gjate.

Te marresh masa sigurie eshte mire si te keni nje rregjister te madhe me te dhenash (database) dhe ne rastin e nje emaili!

Siguri te mbare!

Po pra Reno kjo eshte e keqja se nuk arrihen ti mbash mend,dhe une ashtu si ty me nje bllok shenimesh i shenoja,por prap sikur pertoja ti shenoja,kurse tani kam nje USB kastile per shenimin e paswordave dhe adresave ku jam regjistruar,por mendoj ndonje here por sikur te me prishet USB si do ja boj.

Ideja e USB nuk eshte e keqe. Mbase me nje encrypted file, qofte dhe file excel por encrypted! Por gjithmon duhet te kete nje kopje te dyte! Por duke pas kopje tjeter vejme ne rrezik sigurin e file-it vete!

pershendetje cuna. mund tju pyes se si mund ta bej nje folder te koduar?? dhe a eshte e veshtire kjo gje ?? faleminderit

Nje folder i koduar mund te behet me programe ose ta besh ate te padukshem! Kerko nje here ne forum, ka postuar Majdi diçka te tille!

ok reno faleminderit

perdorni sa me shume simbole :stuck_out_tongue:

po 1 password i tipit kush_e-solli_doruntinen? si duket? :stuck_out_tongue:

Ta_them-un_se-kush

un e kam me emer dhe numra, dhe e kam ne disa faqe ne internet, bile edhe ne facebook :smiley:

Tani “ndihem i sigurt” nuk mund te them 100% pasiqe 1 her me eshte marre fjalekalimi (password-i) i msn-s, por qe as keq nuk jam :stuck_out_tongue:

Faleminderit per keshillat ReniX :slight_smile:

Keto vetem me phishing i kap dhe nuk lodhesh fare