Rrenojat e Kalase se Tiranes, monument kulture

Rrenojat e sapo zbuluara te Kalase se Tiranes, e cila ne asnje menyre nuk mund te jete bere nga popullata qe jetonte ne ato shekuj ne kete vend, jane shpallur monument kulture. Ne mbledhjen e djeshme, Keshilli Kombetar i Restaurimeve, drejtuar nga ministri Ylli Pango, vendosi te shpalle monument kulture rrenojat e kalase, duke ja bashkangjitur kete vendim atij te vitit 1973, kur kalaja e Tiranes u shpall monument kulture. Duke pohuar ne te njejten kohe se hapi tjeter do te jete propozimi per miratim ne Keshillin e Ministrave qe zona perreth kalase te shpallet zone arkeologjike. Punimet, ne rrugen qe po rehabilitohej, ne krahun ku jane zbuluar muret e kalase, jane nderprere, nderkohe qe pritet te gjendet edhe zgjidhja me e mire e mundshme se si do te vijoje rruga, per te mos cenuar aspak kete monument teper te rendesishem per historine e kryeqytetit tone.

Ndaj edhe ne kohen qe rrenojat e zbuluar rishtazi te kalase u shpallen monument kulture, kryebashkiaku Edi Rama u shpreh: “Jemi ne kontakt me specialistet e Monumenteve te Kultures, lidhur me kete ngjarje shume te rendesishme per historine e kryeqytetit dhe kemi sot perpara nje fakt, i cili eshte rreqethes per sa i perket prejardhjes se Tiranes dhe historise se saj. Ndaj, edhe na duhet qe te koordinojme te gjithe ekspertet jo vetem te monumenteve te kultures, por edhe te trafikut per te kuptuar se cila do te jete zgjidhja optimale qe kjo vlere e re, por njekohesisht e vjeter e Tiranes sone, te jete ne syte e te gjitheve”. Por duket se zgjidhja nuk do te jete e lehte e per kete do te kete nje diskutim te gjere, me urbaniste, specialiste te monumenteve e te arkeologjise. Rama pohoi gjithashtu qe: “Nga ana tjeter, Tirana te jete nje qytet i jetueshem dhe i qarkullueshem ne zemer te saj ku eshte presioni me i madh i trafikut. Kjo eshte nje sfide qe duhet ta trajtome dhe ta zgjidhim, duke gjetur rrugen me te arsyeshme per te plotesuar detyrimet tona ndaj te shkuares, por njekohesisht dhe ndaj atyre qe e jetojne sot qytetin”.

Por, nese kthehemi te vlerat reale te ketyre rrenojave te zbuluara te Kalase se Tiranes, arkitekti/restaurator Sulejman Dashi, i cili prej zbulimit te gjurmeve te para, pjesen me te madhe te dites e kalon aty, rrefen: “Duket qarte nga menyra e ndertimit se kjo eshte nje pune ushtaresh a sklleverish, pra eshte nje kala ushtarake”. Prej specialisteve qe keto dite kerkojne te zbulojne sa te mundin me shume, mendohet se kjo kala lidh nje dege te rruges famemadhe Egnatia, nepermjet Krrabes, qe shkon ne Bradashesh, ku tanime dihet se gjendet nje tjeter stacion romak dhe ne nje drejtim nga Skampa e vjeter, ne te cilen jane tre fazat: romake, bizantine e osmane.

Gjeresia e murit eshte rreth 2,8 meter dhe mberrin deri te busti i Fan Nolit, para kangjellave kufizuese te godines se Akademise se Shkencave apo Kuvendit. Pra, eshte teknike tipike romake kjo, dhe Dashi ngulmon se puthitja e ketyre gureve nuk eshte aspak pune e nje specialisti te zakonshem. E kjo nuk eshte aspak cudi, pasi Tirana eshte fare prane me Durresin, qe konsiderohet edhe si Taverna e Mesdheut.

Punimet jane nderprere

Tanime Tirana e ka berthamen e saj, qe daton ne shekullin e II, e cila padyshim e ben me atraktive kryeqytetin shqiptar. Mirepo, per momentin, punimet ne te jane nderprere, pasi pritet zgjidhja qe do t’i jepet devijimit te rruges. Hapat e tjere jane te qarta se cilet do te jene, do te vijojne germimet per te zbuluar teresisht muret dhe mandej ato te vijojne te jene prone e te gjitheve per t’u vizituar. Gjurmet e zbuluara te Kalase se Tiranes, prej momentit te zbulimit te tyre, kane terhequr jo vetem vemendjen e specialisteve, por edhe te qytetareve qe shkojne ne ate udhe. E te tjere akoma kalojne enkas per te pare gjurmet me te reja te vjetersise se ketij qyteti. Dhe qene pikerisht punimet e rruges, ato qe bene te mundur qe te dilte ne pah ajo pjese, pervec mureve qe qene pikasur prej vitit 2002, pra kulla rrumbullake e kalase.