Sa i dëmshëm është rrezatimi në trupin e njeriut?

A e dimë saktësisht se sa i dëmshëm është rrezatimi në trupin e njeriut?
Të martën, nivelet e rrezatimit ishin më të mëdha se 400 milisivertë në orë në afërsi të reaktorit në Fukushima, kurse sa për ilustrim po përmendim faktin që kufiri i rrezatimit të lejuar në SHBA është më së shumti 50 milisvertë në vit.
Një dozë prej 1.000 milisivertësh ndikon në traktin tretës, duke shkaktuar kështu të përziera dhe vjellje.
Në nivele më të larta, jodi radioaktiv mund të shkatërrojë pjesë të gjëndrës tiroide në fyt. Ekspozimi intensiv ndaj materialit radioaktiv prej 10.000 milisivertësh në orë mund të shkaktojë dëm të menjëhershëm në enët e vogla të gjakut dhe me gjasa edhe mund të shkaktojë ndërprerjen e punës së zemrës.
Por të kthemi në fillim, rrezatimi ndikon në qelizat njerëzore, ashtu që i vret, nëse doza dhe energjia është e lartë, apo i dëmton duke shkaktuar kancer.
Kur personi është i ekspozuar ndaj rrezatimit, pasojat mund të jenë prej skuqjes së lëkurës e deri te djegiet e rënda në lëkurë, dhe po ashtu mund të kenë edhe efekte më të shprehura siç janë të përzierat. Efekti apo ndikimi afatgjatë i rrezatimit është sigurisht kanceri.
Dozat e mëdha të rrezatimit apo ekspozimi i gjatë ndaj rrezatimit janë arsyet kryesore për kancerin e shkaktuar nga rrezatimi. Lloji më i shpeshtë është kanceri i gjëndrës tiroide, kundër të cilit mund të luftohet me marrjen e tabletave me jodur kaliumi, me të cilat ngopim trupin me jod në mënyrë që më pas të mos absorbojë jodin radioaktiv nëse e inhalojmë apo gëlltisim.
Këtu janë po ashtu edhe efektet gjenetike dhe trashëguese dhe ndikimi në fetus në rast të ekspozimit ndaj dozave të mëdha.
Efektet e dozës shumë të madhe mund të shihen në një kohë shumë të shkurtër, në minuta apo orë, varësisht nga doza. Dozat më të ulëta mund të ndikojnë në zhvillimin e kancerit, megjithatë kjo mund të zgjasë me vite.
Konsiderohet që dozat shumë të ulëta janë të parrezikshme, meqenëse atyre u jemi të ekspozuar edhe ashtu në mënyrë të natyrshme. Pra, edhe në natyrë ka radioaktivitet vetvetiu, si pasojë e të kaluarës së planetit tonë.
Disa pjesë të trupit janë veçanërisht të prekura nga ekspozimi ndaj llojeve të ndryshme të rrezatimit. Disa faktorë janë të përfshirë në përcaktimin e efekteve të mundshme shëndetësore të ekspozimit ndaj rrezatimit. Ata përfshijnë:

  • dozën (sasinë e energjisë së ruajtur në trup);
  • aftësinë e rrezatimit t’u bëjë dëm indeve njerëzore;
  • cilat organe janë të prekura.
    Faktori më i rëndësishëm është doza – sasia e energjisë e ruajtur në trup. Sa më shumë energji të absorbohet në qeliza, dëmi është më i madh. Doza e absorbuar është sasia e energjisë e cila absorbohet për gram të indeve.

    Flokët

    Humbja e flokëve ndodh tek ekspozimi ndaj rrezatimit në 200 REM (Roentgen Equivalent in Mammal – ekuivalenti i rëntgenit në njerëz apo gjitarë - 1 rem = 0.01 Sv = 10 mSv = 10000 μSv) apo më shumë.


Truri

Ekspozimi ndaj rrezatimit prej 5.000 REM apo më shumë mund të dëmtojë trurin. Rrezatimi vret qelizat nervore dhe enët e vogla të gjakut dhe mund të shkaktojë sulm dhe vdekje të menjëhershme.

Gjëndra tiroide

Pjesë të caktuara të trupit janë më shumë të prekura ndaj ekspozimit të llojeve të ndryshme të rrezatimit. Gjëndra tiroide është e ndjeshme në jodin radioaktiv. Në sasi të mjaftueshme, jodi radioaktiv mund të shkatërrojë tërësisht apo një pjesë të gjëndrës tiroide.

Sistemi i gjakut
Kur personi është i ekspozuar ndaj rrezatimit prej rreth 100 REM, numri i limfociteve në gjak do të zvogëlohet, duke e lënë viktimën më të ndjeshme ndaj infeksioneve. Kjo shpesh quhet sëmundje e lehtë rrezatuese. Simptomat e hershme të sëmundjes rrezatuese ngjasojnë me ato të gripit dhe mund të kalojnë pa u vërejtur nëse nuk bëhet pasqyra e gjakut.
Sipas të dhënave nga Hiroshima dhe Nagasaki, simptomat mund të zgjasin deri në 10 vjet dhe po ashtu ekziston rreziku afatgjatë i rritur nga leukemia dhe limfomave.

Zemra
Ekspozimi intensiv ndaj materialit radioaktiv prej 1.000 deri 5.000 REM do të bëjë dëm të menjëhershëm në enët e vogla të gjakut dhe me siguri do të shkaktojë dështimin e zemrës dhe vdekjen.

Trakti gastrointestinal

Dëmtimi i traktit të tretjes nxit të përzierat, të vjella dhe diarre të përgjakshme. Kjo ndodh kur viktima është e ekspozuar ndaj rrezatimit prej 200 REM apo më shumë. Rrezatimi do të fillojë të shkatërrojë qelizat në trup të cilat ndahen shpejt. Kjo përfshin gjakun, traktin gastrointestinal, sistemin reproduktiv dhe qelizat e flokëve, ADN-në dhe ARN-në e qelizave të mbijetuara.

Trakti reproduktiv

Për shkak se qelizat e traktit reproduktiv ndahen më shpejt, ato pjesë të trupit mund të dëmtohen nga nivelet më të ulëta siç është 200 REM. Disa viktima të rrezatimit do të bëhen sterile. Gjatë pasi që efekti i rrezatimit dobësohet, dëmi i krijuar shkakton spektër të gjerë të problemeve fizike. Këto efekte, përfshijnë leukeminë, kancerin dhe shumë sëmundje e tjera të cilat shfaqen dy, tri, madje edhe dhjetë vjet më vonë.

Sëmundjet e gjakut
Sipas të dhënave, ka pasur rritje të anemisë te njerëzit e ekspozuar ndaj rrezatimit. Në disa raste, zvogëlimi i rruazave të bardha dhe të kuqe të gjakut ka zgjatur deri në dhjetë vjet pas ekspozimit ndaj rrezatimit.


Katarakti

Ka pasur një rritje të shkallës së të sëmurëve nga katarakti tek të mbijetuarit nga Hiroshima dhe Nagasaki, të cilët kanë pësuar humbje të pjesshme të flokëve.

Tumoret malinje
Të gjitha rrezatimet jonizuese janë kancerogjene, por disa lloje të tumoreve gjenerohen më lehtë se të tjerët. Dominon një lloj i leukemisë. Numri i të sëmurëve nga kanceri në mes viktimave të Hiroshimës dhe Nagasakit është dukshëm më i madh se në popullatën e përgjithshme. Është rritur numri i të sëmurëve nga kanceri i gjëndrës tiroide, kancerit të gjirit, kancerit të mushkërive dhe kancerit të gjëndrës së pështymës. Shpesh kalon një dekadë e tërë apo më shumë para shfaqjes së sëmundjeve malinje.

Keloidet
Indet e varrave apo vragave, të cilat mbulojnë djegiet që supozohen të jenë të shëruara kanë filluar të fryhen dhe të rriten në mënyrë abonormale. Keloidet janë gjetur tek 50 deri 60 për qind e atyre të cilët drejtpërdrejt ishin ekspozuar ndaj nxehtësisë së ajrit. Për keliodet besohet që janë të lidhur me efektet e rrezatimit.


gjendar

Faleminderit per informacionin

booo sa i rrezikeshem rrezatimi

Puna eshte se as nuk shikohet qe te mbrohesh! Rrezatimi berthamor te zberthen komplet.

Sot eshte e pamundur ti shmangesh rrezatimeve. Jemi te rrethuar ngado me to … duke filluar qe te mikrovala…e deri tek pc…
Dhe themi pastaj pse ka kaq shum semundje sot (n)