Sa vjeç jeni? Face.com ua gjen të saktë sipas fotos!

Face.com”, është siti më i ri i krijuar, i cili arrin që vetëm përmes një fotoje të publikuar, të gjejë moshën tuaj të vërtetë. Ai e arrin atë përmes instalimit të një program të posaçëm për njohjen e elementëve të detajuar të fytyrës njerëzore.

Ky program studion parametra të ndryshëm duke analizuar çdo pëllëmbë të fytyrës tuaj dhe ju jep saktësisht moshën tuaj që keni në atë foto.

Ndërkaq, ai ka edhe një software, i cili automatikisht ruan të dhënat dhe krahason tiparet me ato të regjistruara në arkivat e tij.

Pastaj e plotëson vendimin e tij, duke përcaktuar një moshë hipotetike të subjektit, duke deklaruar edhe një moshë minimale dhe maksimale të mundshme.

Pas kësaj, shqyrton buzët, hapjen ose mbylljen e gojës etj.

Madje ky sistem merr në analizë edhe buzëqeshjen e një personi.

Që të gjitha këto, elemente që e ndihmojnë mesa duket, për të dhënë moshën tuaj të saktë.