Sa xheloz/e jeni ?

Jeni shume xheloz/e per te dashurin/dashuren apo qoft edhe per ate qe pelqeni ? Une ne fakte jam xheloze per dike qe pelqej por nuk e shpreh dhe nuk kam per ta shprehur asnjeher …

Nje dite do mbushet kupa! por me mir thuaja avash avash :slight_smile:

Un, jam aq sa duhet!

Nga 1 ne 10 do te thoja qe jam xheloz 3…Mendoj se duhet dhe pak xhelozi se pastaj i bie te mos ndiesh asgje per partneren tende…:slight_smile:

t drejt keni djema … edhe un nk mendoj se jam dhe aq shum xheloza ndoshta aq sa duhet :smiley:

Hmmmmm shum xheloze per qdo gje

Me karar , aq sa duhet :smiley:

Jam por jo shume ndoshta edhe nuk e shprehi.

pse keshtu moj Donaa ???

edhe un jam sh xheloze , POR per ato gjera qe vertet me perkasin !

sa t`dush :smiley:

Edhe une jasht mase , por vetem kur duhet

puuu sa xheloza keta e forumit :stuck_out_tongue:

Shum po shum pak


Ka edhe lidhje qe shkaterrohen dalengadale nga pasiguria, nga obsesioni per kontroll, nga paranoja, nga fantazma e ish-it te tij, nga sekretarja, nga e dashura qe nuk ekziston.

1-Gjej shkakun

Pyetja eshte e thjeshte: cfare ndodh me ty? Perpiqu te kuptosh se nga lind kjo xhelozi, nese ka dicka nga e kaluara e tij qe te kushtezon te kesh keto mendime, nese ka dicka e tashmja jote qe te ben te pasigurt. Aspekti ekonomik, ai fizik, perseritja jote e kerkeses per martese… Nese ke pasur ti vete nje te kaluar me partnere jo besnike, nuk eshte e thene qe edhe i dashuri i radhes te veproje njelloj. Hiqini keto mendime nga vetja!

2-Mos bjer ne sy kur dyshon

Mos jep sinjalin e dyshimit. Nuk ka rendesi se cfare gjerash te tmerrshme, truri jot te ben te besosh, mos ia komuniko atij te gjitha dyshimet. Nese per nje here te vetme vjen nga zyra ne oret e vona, sepse ka pasur nje mbledhje me shefin dhe me sekretaren seksi, tregohu sa me e natyrshme kur ta presesh dhe mos e bombardo me pyetje. Nese nuk pergjigjet ne telefon, mbase vertet nuk e degjon ate te bjere, nese gjen faturen e nje pale te brendshmeve per femra, mos u nxito sepse mbase jane per ty.

3-Mos e ekzagjero

Nese dyshimet kane nje baze te vertete dhe ke je e bindur se dicka po ndodh mbrapa kraheve te tu, mund te ndihesh dhe te besh ndonje pyetje. E rendesishme eshte qe te dish te zgjedhesh fjalet dhe te mos e kthesh gjithcka ne nje pyetesor te cuditshem. Mos u cmend per cdo detaj te vogel, beji disa pyetje inteligjente dhe mos vazhdo me tej. Cdo gje e tepruar do ta shkaterronte ate, por edhe ty, pa arritur ne nje perfundim.

4-Gota, gjysme plot

Pasi ke arritur ne perfundimin se je nje xheloze e pasherueshme, mos u perpiq te luftosh ndjenjat derisa te ndiesh dhimbje fizike. Dhimbja e tradhtise nuk kalon lehtesisht. Megjithate mund te besh dicka: transformoje energjine negative te xhelozise, ne nje shtytje pozitive. Bej dicka per ate dhe per veten, ne menyre qe te permiresosh marredhenien. Mund te shkosh ne palester, te fillosh nje diete, te ndryshosh modelin e flokeve, te blesh rroba. Gjej menyren per t’u rikthyer ne femren seksi qe ai ka dashuruar.

5-Me letra zbuluar

Me mire sesa te kontrollosh ne raftin e tij, te germosh per mesazhe ne telefon apo te zesh me grushta tastieren e kompjuterit per te gjetur passwordin e tij, me mire te hapesh letrat mbi tavoline. Je xheloze? Thuaja dhe shpjegoji se po perpiqesh te permiresosh marredhenien. Me mire te flasesh, sesa te zihesh. Beja te ditur se ajo mikja e tij teper provokuese te ben te humbasesh kontrollin, mbase do te evitoje organizimin e mbremjeve ku ajo te jete e pranishme.

Nuk besoj se ka njeri qe mund te kontrolloj xhelozin! Me keq behen punet nese marrin rastin 2-Mos bjer ne sy kur dyshon! Nese je xheloz je dhe pik :slight_smile:

xheloz aq sa duhet por eshte dhe kjo nuk ka dashuri pa xhelozi;)

e ke gabim, xhelozia kontrolloet! un isha teper xheloze, teper vertet! ne fillim mundoesha te kontrolloesha zepse e kuptoja qe ishte e egzagjeruar! Pastaj me kalimin e kohes, duke njohur me shum personin qe kam prane e kam ridimensjonuar(egziston kjo fjale shqip??) shum xhelozine time!

pershendetje Didi! Ne fakt besoj se besimi mund te kete “zvogeluar” xhelozine tuaj dhe sigurisht qendrimi qe ka mbajtur partneri juaj duke mos te lene ty shkak ky mund te kapeshe apo dyshoje.

Pikerisht…por jo vetem kjo! Besoj se gjate pjekjes njeriu meson edhe te njohe dhe te moderoje instinktet e tij.

Dua te them se xhelozia varet edhe nga ambjenti i jashtem i njeriut(sjellja e partnerit ne kete rast) por edhe nga proceset qe aktivoen apo jo brenda njeriut vete.