Samsung do te prezantoje Hybrid PC te Serise 5 ne IFA 2012

Samsung per Panairin e Teknologjise i cili do te mbahet ne Berlin, IFA 2012, ka bere gati nje Hybrid PC te Serise 5 i cili pretendohet te vije me Windows 8. Tableti 11 inçesh karakterizohet edhe prej nje tastiere magnetike, dock (mbajtes) qe mund te vihet dhe hiqet sipas deshires. Si Sistem Operimi do te jete Windows 8 ne platformen x86 (32-bit). Nuk eshte shume e sigurte, por me sa duket Tableti do te kete nje version te S-Pen sic e ka prezantuar Samsung ne Galaxy Note 10.1, por sidoqofte na mbetet te presim dhe te shohim se cfare do te prezantohet atje konkretisht.