Samsung Galaxy Note 6 apo iPhone Pro? Cili do të jetë më i mirë?

Orari i Samsung për lansimin e modeleve të reja të telefonave Galaxy edhe një herë do të përputhen me iPhone të Apple. Dhe jo vetëm për shkak se të dyja pajisjet në përgjithësi duket se janë gati për treg rreth të njëjtës kohë të vitit – vjeshtës.

Gjithashtu për shkak se Apple thuhet se është duke kërkuar të ofrojë një model të ri të iPhone në panelet OLED këtë herë – të paktën për një telefon me ekranin prej 5.5”.

A do të jetë ky modeli i ri i iPhone Plus. Apo ndoshta bëhet fjalë për iPhone 7 Pro?

A do të ketë kuptim nëse Apple do të ofrojë një konkurrent direkt të fabletit të ardhshëm – Samsung Galaxy Note 6? Gjasat nuk janë të vogla që Apple të ofrojë Apple Pencil në modelin e ri të iPhone Pro, ngjashëm sikurse bëri në iPad Pro.

Por është pothuajse e sigurtë se iPhone Pro (apo modeli i ri i Plus) dhe Galaxy Note 6 do të vijnë me këto karakteristika:

[ul]
[li]Ekranin me 5.5 apo 5.7”[/li][li]Teknologjinë e ekranit OLED (apo Super AMOLED)[/li][li]Lapsin digjital – Apple Pencil apo Samsung S Pen[/li][/ul]

Megjithatë, tashmë janë bërë pothuajse zyrtare edhe tiparet tjera që do t’i ofrojë Samsung Galaxy Note 6, dhe ato përfshijnë dimensioned prej 153 x 75 x 7.8mm, ekranin në 5.7” Super-AMOLED me 1440 x 2650 piksel në Quad HD, ose 2K), sistemin operativ Android 6.1+, procesorin Qualcomm MSM8996 Snapdragon / 820 apo Exynos 8890 Octa, 6GB RAM, kamerat me 12MP – 4K video recording dhe kamerën e përparme me 5MP, baterinë me 3,100mAh, si dhe opsionet e memories prej 132, 64GB dhe 128GB, ndër të tjera.