Sara Leshi serish singel

Sara, para 6 muajve kishte dyshuar se ish i dashuri e tradhtonte, pasi tashme Veliqe kishte nje lidhje paralele te cilen ishte munduar ta mbante te fshehur. Dyshimet ishin te medha dita-dites, me arsyetim se dashuria tek Sara ishte duke u zvogeluar, kurse grindjet per imtesira te vogla rriteshin.

Perfundon dashuria e madhe ne mes modeles Sara Lesi, njeherazi edhe Miss Maqedonia 2004, dhe futbollistit maqedonas Veliqe Shumulikovski. Per me shume informacione, Sara punon si modele e studios ‘‘Crno krak’‘ ne Shkup dhe eshte me prejardhje shqiptare (nga ana e babait), por njihet si nje nder femrat me seksi ne Maqedoni.

Qe te jete surpriza akoma me e madhe per publikun, ata te dy vete e kane deklaruar ‘‘ndarjen’‘, qe kur Veliqe lajmeroi se eshte fejuar me vajzen simpatike nga Republika Qeke me emrin Lucija. Burime mire te informuara tregojne se Sara dhe Veliqe jane ndare 2 vjet pasi qendruan se bashku.

Sara, para 6 muajve kishte dyshuar se ish i dashuri e tradhtonte, pasi tashme Veliqe kishte nje lidhje paralele te cilen ishte munduar ta mbante te fshehur. Dyshimet ishin te medha dita-dites, me arsyetim se dashuria tek Sara ishte duke u zvogeluar, kurse grindjet per imtesira te vogla rriteshin.

Tashme, nuk ishin mesazhet e dashurise, perqafimet e ngrohta dhe darkat romantike. Duke mos dashur te vazhdoje keshtu, Sara para 4 muajsh vendosi t’i jape fund lidhjes, madje edhe pas insistimit te Veliqes per te vazhduar me tej, Sara nuk deshironte te leshonte hapin ‘‘per te mire’‘.

Shanset per qetesimin e tyre nuk ekzistonin,sepse Sara i argumenton faktet se tashme Veliqe ka gjetur prehje tek e dashura e tij e re me emrin Lucija,me te cilen ai kishte lidhje paralele nderkohe qe Sara e kishte njohur si nje shoqe te tij.

Pas ndarjes nga Veliqe, Sara disa here ka udhetuar per ne Amerike per shkak te punes se saj si modele. Por, per shkak te fatit apo rastesise, atje ajo takon njeriun e jetes se saj.

Se shpejti pritet qe te kthehet nga Amerika ku vazhdon pushimin e saj, nderkohe mesohet se burri i saj i ardhshem eshte nje diplomat amerikan me emrin Tomi, i cili aktualisht eshte duke sherbyer ne ambasaden amerikane ne Shkup. Dasma e tyre do te behet ne Ishujt Bahamas, nderkohe qe do te kete edhe nje ceremoni tjeter ne Shkup.

Pastaj prej Shkupi, qifti do udhetoje per ne Peru, ku Tomin e pret nje detyre e re, serish ne cilesine e diplomatit ne kryeqytetin Lima.